Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mazhoranca parlamentare ishte ruajtur, por me çmim të lartë

БНР Новини
Bojko Borisov dhe Valeri Simeonov nga Fronti Patriotik
Foto: BGNES

Gjatë muajit prill 2015, ish presidenti francez Nikolla Sarkozi në mënyrë shakatare e përshëndeti kryeministrin Bojko Borisov në Paris si “politikani bullgar i cili gjithmonë shpëtohet, asnjëherë nuk humb dhe gjithmonë fiton”. Mbase atëherë Sarkozi nuk ka menduar se, pas më pak se një viti vlerësimi i tij për Borisovin do të ripohohet. I kërcënuar nga Fronti Patriotik se në qoftë se vetoja presidenciale mbi tekstet nga Kodi Zgjedhor nuk hidhet poshtë, Fronti nuk do të përkrahë më qeverinë, Borisovi e tërhoqi mbështetjen e vetos dhe partia e tij GERB votoi në parlament kundër sanksionit të udhëheqësit të shtetit. U ripohua jo vetëm aftësia e Borisovit të shpëtohet, por dhe ta bëjë këtë me një çmim të lartë. Kurse fakti se çmimi është shumë i lartë nuk ka dyshim.

Presidenti Rosen Plevneliev e akuzoi parlamentin se, duke e hedhur poshtë veton e tij për shkak të interesave partiake është mbështetur në politikën e kundërvënies për llogari të Kushtetutës dhe të drejtave bazë demokratike të qytetarëve, për shkak të së cilës do të denoncojë Gjykatën Kushtetuese. Këshilltari juridik i udhëheqësit të shtetit i kaloi bile kufijtë e tonit të mirë duke deklaruar në Facebook se, mendimi i drejtuesve në parlament tregon “të meta të rënda mentale” dhe është ulur deri tek nevojat elementare biologjike “asimilim dhe lirim”. Një konfrontim kaq të rëndë të pushtetit presidencial me atë ekzekutiv dhe legjislativ njëkohësisht, në Bullgari nuk ka pasur.

Heqja e vetos shkaktoi zemërim dhe në rrethet joqeveritare. E krijuar gjatë vitit 2013 që të kontribuojë për pakënaqësinë shoqërore kundër pushtetit të oligarkisë dhe qeverisë “Oresharski”, tani organizata joformale Rrjeti i Protestës apelon dhe drejtuesit e sotëm të japin dorëheqje, sepse qenkan të padobishëm dhe “luftojnë me Kushtetutën”.

I lartë është çmimi i asaj që rastisi dhe për partnerin e vogël të koalicionit të partisë GERB – krahu drejtues i Bllokut Reformator. Nën presionin e partisë GERB, në emër të tërësisë së koalicionit ai po kështu votoi kundër vetos së presidentit. Kjo jo vetëm se i ndërlikon kundërvënies me krahun opozitar të reformatorëve, por dhe e nënçmon përpara bullgarëve jashtë kufirit, pjesa më e madhe nga të cilët janë elektorati i tij tradicional.

Ajo që rastisi ka jo vetëm negativa, por dhe pozitiva për drejtuesit. Vota “pro” ose “kundër” vetos së presidentit shikohej dhe si një test për vitalitetin e shumicave dinamike në parlament, pasi nga drejtimi u largua formacioni i majtë ABV. Në situatën e sotme pa votat e formacionit ABV drejtuesit janë të aftë të marrin vendime përmes shumicave ndryshuese, të formuar në varësi nga qëllimet e tyre. Kjo formulë e drejtimit deri tani doli se është rezistence në çdo lloj sprovash, kurse në rastin konkret me hedhjen poshtë të vetos presidenciale bile tërhoqi ndaj pozitës të drejtuesve dhe partinë krejtësisht nacionaliste “Ataka” e cila gjithmonë është oponent.

Partia GERB nuk fsheh se, qëllimi i vetëm për hedhjen e vetos ka qenë të shpëtohet qeveria. Tani, do të zhvillohet një shqyrtim i ri i urdhëresave të debatuara nga udhëheqësi i shtetit të Kodit Zgjedhor, në ecurinë e së cilës drejtuesit do të mundohen të tregojnë se, për shpëtimin e qeverisë kanë qenë gati të paguajnë një çmim të lartë, por jo dhe me çdo kusht. Por jo dhe çmimin për kufizimin e të drejtave të votuesit jashtë kufirit.

Duke pasur parasysh faktin se, përmes “përsosjes” së dëshiruar prej tyre të Kodit, partia GERB, Blloku Reformator dhe Fronti Patriotik pritet që të lejojnë në të gjitha vendet jashtë shtetit të hapen deri më 35 pika votimi, po kushti është të ketë 60 kërkesa të parashtruara për votim, jo 100 siç ishte deri tani. Do të ketë dhe një referim të Gjykatës Kushtetuese nga udhëheqësi i shtetit. Deri në zgjedhjet presidenciale mbeten pesë muaj, kurse saga me ndërrimin e Kodit Zgjedhor akoma po vazhdon.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD