Kryetari i Asociacionit Bullgar të Pronarëve të Hoteleve dhe Restoranteve Bllagoj Ragin deklaroi se turizmi bullgar e ka startuar shumë mirë vitin dhe kjo i detyrohet kryesisht gjendjes së ndryshuar ndërkombëtare – marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë, atentatet në Turqi etj. Ekspertët në këtë fushë presin që vendi ynë të përfitojë nga ridrejtimi i numrit të madh të turistëve rusë nga Egjipti ndaj destinimeve të tjera turistike. Dega turistike në Bullgari konstaton rritje prej 30 për qind në tregun turk, kurse numri i turistëve nga vendet fqinje Maqedonia, Greqia, Serbia dhe Rumania edhe sivjet është i lartë. Përveç kësaj sektori konstaton rritje të numrit të shtetasve bullgarë, të cilët preferuan të pushojnë në vendin tonë dhe i harxhuan paratë e tyre në dobi të ekonomisë vendase, shtoi Ragin. Ja se çfarë tjetër tha ai:
“Më shumë u zhvillua turizmi SPA – theksoi Bllagoj Ragin.– Gjatë dhjetë viteve të fundit ky sektor përjetoi një ringjallje të vërtetë. Përveç destinimeve tradicionale si Velingrad, Sandanski, Hisar dhe Pomorie, tashmë fitojnë popullaritet edhe disa vendpushime SPA si Devin, Kjustendill dhe Vërshec. Prandaj ne ngulim këmbë që 1 për qind e xhiros në turizëm të përdoret për reklamën e jashtme, sepse sipas partnerëve tanë ndërkombëtarë një prej të metave tona më të mëdha është reklama dhe mesazhi negativ, që ne i drejtojmë botës. Shpresojmë se në të ardhmen do të fitojë pozitivizmi dhe optimizmi, sepse askush nuk dëshiron të vizitojë një familje ku të gjithë janë negativë. Unë jam optimist se do të merremi vesh me komisionin buxhetor në Parlament, me Ministrinë e Financave, me Kryeministrin, me Ministrin e Turizmit dhe sidomos me bashkitë, me të cilat jemi në marrëdhënie shumë të mira.”
Pas serisë së atentateve terroriste në Turqi një pjesë e madhe e bullgarëve që tradicionalisht vendoseshin atje u ridrejtuan në Greqi, ose preferojnë t’i kalojnë pushimet e tyre në hotelet SPA në Bullgari.
“Shumë prej pronarëve të hoteleve në bregdetin bullgar ofrojnë shërbime SPA në komplekset e tyre dhe kanë qëllim ta zgjerojnë stinën turistike, madje përpiqen që atje të vazhdojë tërë vitin, siç është në Allbena, Pomorie, Varna dhe Sllënçev Brjag. Vendpushimet tona dimërore gjithashtu filluan të zhvillojnë turizëm rehabilitues, që të mund të punojnë gjatë tërë vitit. Është bukur se shumica e vendpushimeve tona dimërore ndodhen shumë afër burimeve minerale, kurse gërshetimi i malit, ajrit të pastër dhe ujit mineral përbën një shërbim unikal për turistët.”
Hotelierët bullgarë duhet t’i bindin aviokompanitë për të ofruar më shumë fluturime të lira deri në Bullgari, që të zgjerojnë stinën verore, thotë Bllagoj Ragin. Një ide tjetër e hotelierëve vendas për tërheqjen e më shumë turistëve të huaj është lidhur me sigurimin e më shumë shpërblimeve për disa shërbime, si për shembull për shërbimet spa, atraksionet dhe shëtitjet turistike. Baza materiale në turizëm është shumë e mirë, por nuk arrijmë të tërheqim mjaftë krah pune në vend, për shkak të pagimit të ulët në sektor, deklaroi Bllagoj Ragin dhe shtoi:
“Ne i përgatitim këta kuadro në Bullgari, por pas kësaj ata nisen jashtë shtetit, që të kërkojnë një pagim më të mirë. Kemi problem sa u përket kuadrove të kualifikuar. Bashkëpunojmë me Ministrinë e Arsimit dhe me Komisionin e Arsimit dhe Shkencës në Parlament sa i përket përdorimit të fondeve evropiane për këtë qëllim. Ngulim këmbë që shtetasit nga diaspora bullgare në Moldavi dhe Ukrainë, me të cilën punojmë më mirë, të marrin lejë pune për të paktën 5-6 muaj, që të përfshihen në stinën më aktive turistike.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...
Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..