Më 15 maj në Sofje mbahet një koncert interesant dhe jo tradicional, i cili bën pjesë në edicionin e XXI të Sallonit të Arteve. Në skenë do të mblidhen muzikantët, të cilët para 20 vjetëve dhanë kontributin e tyre për popullarizimin e Bullgarisë. Teodosij Spasovi (fyell), grupi OM – Nikollaj Ivanovi (kitarë, instrumente me tastierë) dhe Marina Velikova (saksofon soprano, vokal), Dragan Milevi – Dari (perkusione), Koceto Kallki (vokal) dhe Doni (vokal) me koncertin e tyre të zhvilluar në lartësinë më të madhe mbi detin – 5350 m, gjetën vend në Librin Guinnes. Kjo ishte më 15 maj 1996 në pllajën nën majën Kalapatar në Himalaje. “Ky udhëtim i mbushur me sprova për shpirtin dhe trupin, hapi para nesh rrugë drejt vetë nesh, drejt besimit dhe bindjes, se sa e vështirë te jetë kjo rrugë, në qoftë se e kemi zgjedhur vetë duhet ta ndjekim me zemër” – thanë pjesëmarrësit.
“Pjesa më e madhe e kompozimeve të interpretuar atëherë ishin krijuar gjatë kohës së udhëtimit që zgjati 50 ditë – tregon për Radio Bullgarinë Marina Velikova. – Tani përsëri do të përpiqemi të interpretojmë gjithçka në të njëjtën mënyrë me gjithë se gjatë kësaj periudhe secili prej nesh ka pasur zhvillim dhe besoj, se drejtimi të cilin e kemi përjetuar gjatë këtyre 20 vjetëve është pozitiv. Ne koncertin më 15 maj ne do të kthehemi në përjetimet e atëhershme dhe do të përpiqemi të frymëzojmë publikun. Koncerti që realizuam atëherë do të mbetet për gjithmonë në zemrat tona. Tani më 15 maj, në kinemanë “Ljumier” do të shfaqen tre filma dokumentarë, të cilët ishin xhiruar gjatë udhëtimit. I pari është për vet koncertin, i cili ishte xhiruar në majë, i dyti është për udhëtimin tonë gati dy mujor dhe dokumentari i tretë i është kushtuar aktores Sllavka Sllavova. Për fat të keq, ajo tashmë nuk është mes nesh, por ishte një gruaja e mrekullueshme, e cila në moshë 72 vjeç me kalë arriti në lartësinë 4 000 m mbi nivelin e detit. Të gjithë ndiejmë respekt të madh ndaj saj. Në koncert do të përfshihen dhe kolegë tanë të tjerë, të cilët gjatë interpretimit tonë në majë, prezantuan etyde të ndryshme teatrale.” Kuadrot dokumentarë janë të regjisorit Mario Krëstev dhe producentit Aleksandër Iliev.
Është interesant fakti, se muzikantët në formatin në të cilin kanë interpretuar në Himalaje, që atëherë nuk kanë pasur shfaqje në një skenë të përbashkët. Tani – 20 vjet më vonë, pjesëmarrësit kanë arsye të kujtojnë përjetimet e përbashkëta. Në dokumentarët për ekspeditën përveç muzikantëve ka aktorë, fotografë, operatorë, udhëheqës malor dhe sportistë, të bashkuar nga ideja e përbashkët. Aktiviteti është pjesë i Kalendarit të ngjarjeve kulturore të Bashkisë së kryeqytetit për vitin 2016.
Përgatiti në shqip. Sofia Popova
Fotografitë janë nga arkivi i “Xhaz +”
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..