Para një shekulli Teoria e Relativitetit ndryshoi rrënjësisht jo vetëm ligjet fizike por edhe botën. Një shkencëtar i ri me emrin Albert zbuloi ekzistencën e valëve të gravitacionit. Mirëpo, pse po flasim për to dhe cila është rëndësia e tyre për të ardhmen?
Para 400 vitesh u nda nga jeta shkrimtari Uiljam Shekspir. Mirëpo, edhe më sot veprat dhe heronjtë e tij janë të gjallë dhe akoma ne qëndrojmë para enigmave të tyre.
Para shumë vitesh... nuk e kemi të qartë kur, bullgarët filluan të ngrënë kos pa të kishin dëgjuar për bakterin i cili e tharmë qumështin – laktobacilus bulgarikus.
Mirëpo, çfarë dimë ne për të gjitha ato tema?
Ato çështje dhe tema të tjera të llojllojshme janë në programin e Festivalit të Shkencës që organizohet në Sofje. Nismëtar është Këshilli Britanik në bashkëpunim me Akademinë Bullgare të Shkencave, Lidhjen e Shkencëtareve në Bullgari, Qendrën Shkencore të Fëmijëve “Muzejko” e të tjerë.
Nga drejtoresha e Këshillit Britanik Ljubov Kostova mësojmë më shumë hollësi për veprimtaritë në kuadrin e Festivalit:
“Aktiviteti më i rëndësishëm ka të bëjë me takimet, të cilët secili mund të ketë me shkencëtarët. Shkenca është me rëndësi të madhe për jetën tonë. Krahas kësaj ajo është interesante dhe provokon kureshtjen njerëzore. Vizituesve u ofrojmë të shëtisin me robotë, të njihen si ata programohen, të zgjidhin problema matematikore. Krahas kësaj për më kureshtarët do të ketë takime me shkencëtarët bullgarë, pjesëmarrës në ekspeditat në Antarktidë ku kemi edhe bazë shkencore. Kështu që secili sipas interesit, mund të gjejë diçka.”
Më se 100 shkencëtarë marrin pjesë në festival. Për ta është me rëndësi të tregojnë, se shkenca dhe eksperimentet kanë vend edhe jashtë laboratorëve. Ndërsa veprimtari si festivale të tilla sigurojnë pikërisht këtë mundësi. Akoma është problem për shkencëtarët të paraqesin idenë, shpikjen ose teorinë e vet në gjuhë të kuptueshme para publikut. Pikërisht për këtë ka treguar një kujdes special Këshillit Britanik. Ngandonjëherë mungon bindjen se njeriu duhet të komunikojë me të tjerët në mënyrë efektive. Mirëpo, që Ajnshtajni ka thënë, se në se ndonjë gjë nuk mund të thuhet në mënyrë të thjeshtë atëherë nuk kishte nevojë për të thënë. Nëpërmjet veprimtarive si Festivali i Shkencës njerëzit mund të zbulojnë cila është rëndësia e shkencës për botën. Më kureshtarët të cilët shfaqin interes ndaj këtij aktiviteti mund të bëhen të pranishëm më 15 maj në Parkun “Zaimov”, ku si të moshuarit, ashtu edhe të vegjlit do të përjetojnë çaste të paharrueshme.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe..