Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parku “Vëzrazhdane” ringjall një nga sipërfaqet e braktisura në qendrën e Sofjes

БНР Новини
Foto: Hristina Taseva

Sofja tashmë disponon një rajon të ri për shëtitje dhe pushim në një nga lagjet qendrore të qytetit. Ky është Parku i porsandërtuar “Vëzrazhdane”, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 52 dynymësh. Këtu si të vegjlit, ashtu edhe të moshuarit mund të gjejnë argëtime të ndryshme dhe kënde për pushim.

E para, që bie në sy përderisa njeriu bredh nëpër shëtitoret janë të rinjtë të ulur në mesë të sipërfaqeve të gjelbra të cilët luajnë bixhoz, lexojnë, ose thjeshtë flasin me njeri tjetrin. Kudo dëgjohet britma e gëzueshme e fëmijëve të cilët luajnë ose e spërkatin njeri tjetrin nga “shatërvani i thatë” i cili i ngjan më tepër një shesh nga ku me forcë dalin përjashta pikla uji. Ky është një nga vendet më të preferuara nga të vegjlit, edhe nga pak më të rriturit. Për fëmijët e vogël ka edhe një shesh me djepe, rrëshqitëse, dhe një vend i veçuar me rërë.

СнимкаAdmiruesit e sportit mund të voziten me biçikleta, mund të vrapojnë ose të luajnë tenis në fushat ekzistuese. U ndërtua dhe një amfiteatër me 90 vende, ku do të organizohen shfaqje dhe veprimtari të ndryshme kulturore.

Etapa e dytë e ndërtimit të Parkut “Vëzrazhdane” parashikon veçimin e një rajoni për cirk. Aty pranë do të ketë edhe një shesh për skejbord.

Frekuentuesit më të shumtë të parkut janë prindërit me foshnjat dhe fëmijët e vogël. Një nënë, e cila shëtit në park me të bijën rrëfen, se parku është shumë i mirë, por:

“Akoma nuk ka pemë të mëdha në disa rajone të parkut. Ditët verore me vapë aty nuk do të qëndrohet më. Jetojmë aty pranë dhe pritëm që të bëjnë këtë park, sepse këtu vendi ishte bosh. Tani erdhëm që të shkojmë në sheshin për fëmijët dhe të shikojmë shatërvanin. Para kohe këtu ngriheshin shatrat e cirkut, kështu që jemi me shpresë, se ai prapë do të vijë këtu.”

СнимкаShumica e vizituesve të Parkut “Vëzrazhdane” theksojnë, se mungojnë pemë të mëdha, të cilat të freskojnë ajrin gjatë vapës verore. Pemët më të mëdha u çrrënjosën gjatë rregullimit të parkut, ndërsa gjelbërimi i ri nuk mund të sigurojë as mjaftë hije, as fllade gjatë verës. Disa prej njerëzve kujtojnë çfarë ishte rajoni para vitesh. “Kur isha i ri këtu shiteshin tulla dhe materiale të ndërtimit. Personalisht unë nuk banoj në këtë rajon, por vendosa të vij dhe të shikoj, pasi kryetarja e bashkisë Jordanka Fandëkova u shpreh shumë mirë për të”, na tregon zoti Pavllov përderisa pushon në një ndenjëse.

Një adhurues tjetër i shëtitjeve pas dite, i cili është në kompaninë e qenit të tij të vogël, tha, se:

“Parku është shumë i mirë, por mungon gjelbërimi. Nuk e kam të qartë, pse çrrënjosën pemët e mëdha, që rriteshin këtu. Para kohe këtu kishte një stadium, dhe do të ishte mirë, në se tani do të ndërtoheshin një i ri.”

Një nënë, përderisa shëtiste me foshnjën na tha:

“Parku më pëlqen. Unë banoj në bllokun pranë parkut dhe mendoj, se do të vij shpesh. Ky vend është tepër i mirë dhe do të ndryshojë pamjen e tërë lagjes.”

СнимкаNë park u investuan përafërsisht 3 milion euro, 2 milion prej të cilave u siguruan nga Shoqata Aksionare “Sofijski Imoti”, ndërsa pjesa tjetër- nga Fondi i Zhvillimit të Qëndrueshëm Urban të Sofjes në kuadrin e programit “Xhesika”. Ky është parku i parë i krijuar në Sofje gjatë 30 viteve të fundit. Megjithëqë mungojnë pemët dhe gjelbërimi nuk është mjaftë, gjëra të cilat u bënë përshtypje të gjithë vizituesve, Parku “Vëzrazhdane” i jap jetë të re një nga vendet e shkreta në qendrën e kryeqytetit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD