Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor shkaktuan protesta civile para Kuvendit Popullor

БНР Новини
Foto: Luiza Llazarova

“Dorëheqje” dhe “Mjaft” brohoritën qytetarët e mbledhur në protestë para Kuvendit Popullor. Njerëzit deklaruan pozitën e tyre kundër votimit të detyrueshëm, heqjes së rajonit “Jashtë shtetit” dhe lundër “barrierave të rënda” para votimit të bullgarëve jashtë shtetit, ndalimit të zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme  dhe të referendumeve bashkë dhe aplikimit me ngut të votimit elektronik. Protestuesit nuk janë dakord gjithashtu me sanksionin – zhdukjen e personave nga listat e zgjedhëseve në rast se dy herë me radhë nuk marrim pjesë në zgjedhjet (presidenciale, parlamentare, vendore dhe evropiane).

“Qytetarët kundër mafias” ishte shkruar në pllakatin e madh që e mbanin protestuesit. Desisllava Hristova nga Komiteti nismëtar “Voto pa kufij” ishte pjesëmarrëse në protestë dhe e komentoi temën:

“Unë protestoj më në veçanti kundër mbylljes së seksioneve zgjedhore jashtë përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Bullgarisë jashtë shtetit. Ky vendim do të prekë bullgarët në Evropën Perëndimore, SHBA, Australi, ku distancat tek seksionet janë të mëdha. Protestoj kundër heqjes së rajonit “Jashtë shtetit”. Jam kundër votimit të detyrueshëm. Votimi është e drejtë e zgjedhjes dhe jo detyrim. Përjashtimi nga listat e zgjedhëseve do të godasë jo vetëm njerëzit jashtë shtetit, por edhe të rinjtë, të cilët kurrë nuk kanë votuar, si dhe njerëzit në vendbanimet e largëta. Kodi i deritanishëm Zgjedhor kishte mjaft ana të mira. Gjatë viteve të fundit ishin bërë ndryshime të mira në të. Votimi elektronik duhet të aplikohet në mënyrë graduale. Është gjë pozitive, sepse në këtë mënyrë secili do të mund të votojë, pavarësisht se ku ndodhet.”

Снимка
Kirill Çukanovi nga Lëvizja “Presion shoqëror” shtoi: “Protestojmë kundër shtrembërimeve në Kodin Zgjedhor. Ne gjendemi në realitet skandaloz. Kjo është absurde. Nuk di a jetoj në shtet demokratik të BE. Qeveritarët siç duket kanë vendosur, se bullgarët jashtë shtetit nuk kanë të drejtën e votës. E kufizuan të drejtën e tyre në mënyrë drastike. Votimi i detyrueshëm kujton regjimin autoritar. Siç duket, pushtetarët shpresojnë se njerëzit do të heshtin, por kjo nuk do të bëhet.”

Qytetarët bullgarë jashtë shtetit gjithashtu u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë e tyre për ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, të cilat, sipas tyre, janë të dëm të tyre, sepse ata do të mund të votojnë vetëm në përfaqësitë diplomatike ose konsullore të Bullgarisë në shtetin përkatës. Pjesë e njerëzve protestuan edhe kundër shtrenjtimit të biletës për transportin urban.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD
Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD
Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD