“Dorëheqje” dhe “Mjaft” brohoritën qytetarët e mbledhur në protestë para Kuvendit Popullor. Njerëzit deklaruan pozitën e tyre kundër votimit të detyrueshëm, heqjes së rajonit “Jashtë shtetit” dhe lundër “barrierave të rënda” para votimit të bullgarëve jashtë shtetit, ndalimit të zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme dhe të referendumeve bashkë dhe aplikimit me ngut të votimit elektronik. Protestuesit nuk janë dakord gjithashtu me sanksionin – zhdukjen e personave nga listat e zgjedhëseve në rast se dy herë me radhë nuk marrim pjesë në zgjedhjet (presidenciale, parlamentare, vendore dhe evropiane).
“Qytetarët kundër mafias” ishte shkruar në pllakatin e madh që e mbanin protestuesit. Desisllava Hristova nga Komiteti nismëtar “Voto pa kufij” ishte pjesëmarrëse në protestë dhe e komentoi temën:
“Unë protestoj më në veçanti kundër mbylljes së seksioneve zgjedhore jashtë përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Bullgarisë jashtë shtetit. Ky vendim do të prekë bullgarët në Evropën Perëndimore, SHBA, Australi, ku distancat tek seksionet janë të mëdha. Protestoj kundër heqjes së rajonit “Jashtë shtetit”. Jam kundër votimit të detyrueshëm. Votimi është e drejtë e zgjedhjes dhe jo detyrim. Përjashtimi nga listat e zgjedhëseve do të godasë jo vetëm njerëzit jashtë shtetit, por edhe të rinjtë, të cilët kurrë nuk kanë votuar, si dhe njerëzit në vendbanimet e largëta. Kodi i deritanishëm Zgjedhor kishte mjaft ana të mira. Gjatë viteve të fundit ishin bërë ndryshime të mira në të. Votimi elektronik duhet të aplikohet në mënyrë graduale. Është gjë pozitive, sepse në këtë mënyrë secili do të mund të votojë, pavarësisht se ku ndodhet.”
Kirill Çukanovi nga Lëvizja “Presion shoqëror” shtoi: “Protestojmë kundër shtrembërimeve në Kodin Zgjedhor. Ne gjendemi në realitet skandaloz. Kjo është absurde. Nuk di a jetoj në shtet demokratik të BE. Qeveritarët siç duket kanë vendosur, se bullgarët jashtë shtetit nuk kanë të drejtën e votës. E kufizuan të drejtën e tyre në mënyrë drastike. Votimi i detyrueshëm kujton regjimin autoritar. Siç duket, pushtetarët shpresojnë se njerëzit do të heshtin, por kjo nuk do të bëhet.”
Qytetarët bullgarë jashtë shtetit gjithashtu u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë e tyre për ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, të cilat, sipas tyre, janë të dëm të tyre, sepse ata do të mund të votojnë vetëm në përfaqësitë diplomatike ose konsullore të Bullgarisë në shtetin përkatës. Pjesë e njerëzve protestuan edhe kundër shtrenjtimit të biletës për transportin urban.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..