Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Produktet bullgare të qumështit – to be, or not to be?

БНР Новини
Foto: BGNES

“Të shumta janë problemet, me të cilat ndeshen përpunuesit e qumështit, por aktualisht po formohet një problem tepër i madh – rreziku nga shpërndarja e dermatitit nodular infektues, i parrezikshëm për njerëzit, por vdekjeprurës për kafshët e mëdhenj përtypëse. Në qoftë se kjo epidemi zhvillohet, të dini se në Bullgari blegtori të qumështit nuk do të ketë në një kohë të afërt. Po të shtojmë dhe problemin me superprodhimin e produkteve të qumështit në Bashkimin Evropian dhe çmimet e ulëta, gjendja bëhet katastrofale.” Kështu e komenton situatën në sektorin e qumështit Simeon Prisadashki, zëvendëskryetar i Asociacionit të përpunuesve të qumështit në Bullgari.

Infektimi vjen nga Greqia dhe Turqia. Kufizimi është i vështirë, kurse masat duhet të jenë të përgjithshme. Pronarë, kafshët e infektuar të të cilëve qenë vrarë, protestuan. Ata e akuzuan Agjencinë për parrezikshmëri të ushqimeve, se nuk janë marrë masa në kohë, si një dezinfektim preventiv, dhe këmbëngulën për kompensime. Dje më 20 prill u bë e qartë se, qeveria lëshon në mënyrë suplementare 7,5 milionë euro për luftë me epideminë, vatra e parë e të cilëve janë përcaktuar më 13 prill, kurse deri tani janë saktësuar 13 të tilla.

Ministrja e bujqësisë dhe e ushqimeve Desisllava Taneva vuri në dukje se, Bullgaria ka kërkuar nga Komisioni Evropian 350 000 doza vaksine për të gjitha kafshët e mëdha në territorin e Bullgarisë Jugore. 150 000 dozat e para duhet të mbërrijnë gjatë javës së ardhshme. Sipas rregullit të Bashkimit Evropian, vaksinimi preventiv kundër dermatitit nuk lejohet, kurse vaksinimi do të çojë deri në një kufizim trevjeçar për produktet, të prodhuara nga kafshët e vaksinuar. Për pronarët e kafshëve të vrara qenë ndarë 100 mijë euro për kompensim. Pjesa më e madhe e fermerëve deklarojnë se nuk duan kompensime financiare, por një rivendosje të kafshëve pas përfundimit të periudhës së karantinës, me qenë se kompensimet nuk do të mbulojnë dëmet e tyre. Në sfondin e dermatitit nodular nuk humbasin aktualitet dhe problemet e tjera në degë. Mes tyre janë rënia e kuotave për produktin e qumështit përpara një viti dhe superprodhimi në Bashkimin Evropian:

“Në Evropë ka një super propozim të produkteve të qumështit me çmime shumë të ulëta dhe një qëndrim më të madh të këtyre produkteve. Kjo e vret prodhimin vendas. Nuk ka sesi të qëndrojmë në anë nga këto procese. Por çështja duhet të zgjidhet në një nivel evropian, dhe jo në një nivel kombëtar”, komenton zoti Prisadashki.

Në kërkim të zgjidhjes të problemit Komisioni Evropian nisi të kërkojë produktet tona për produkte evropiane të qumështit në tregjet në Kinë, Vietnam, Indonezi... Kurse komisionari evropian mbi bujqësinë Fill Hogan personalisht ndërmori gjatë muajit shkurt të këtij viti një vizitë në Kolumbi dhe Meksikë, i shoqëruar nga një biznes delegacion me pjesëmarrjen dhe të përpunuesve bullgarë të qumështit. Si sillet Simeon Prisadashki ndaj iniciativave të ngjashme?

“Kjo më tingëllon mjaft ekzotike. Shikoni, tregjet e reja janë shumë mirë të njohurat të vjetra. Ne mbyllëm një treg mjaft serioz – atë rus. Bullgaria nuk ka një eksport të madh të qumështit për Rusinë, por në mënyrë të tërthortë është e lidhur me këtë problem. Superprodhimi në Evropë çoi deri në një propozim më të madh në tregun bullgar dhe një konkurrencë më të madhe.”

Një problem tjetër relativisht i ri për vendin tonë është shfaqja dhe e një vëllimi të pjesës së produkteve imituese. A nuk i kupton vallë bullgari produktet me cilësi?

“Ai i dallon shumë mirë, por çështja është se derisa mund t’i blejë. Në qytetet e mëdha pak a shumë ka një kulturë të pasur të ushqyerit dhe të mundësive blerëse. Në vendet më të vogla të populluara, problemi është i lidhur me shpëtimin dhe jo me zgjedhjen – nënvizon zoti Prisadashki. – Cilësia e produkteve bullgare të qumështit nuk është ulur. Problemi lind kur kërkohen çmime maksimalisht të ulëta. Bëhet fjalë jo vetëm për produktet e imitacionit, por dhe për marka “No name”, për vargjet tregtare, të cilat i shtyjnë prodhuesit të prodhojnë me çmime maksimalisht të ulëta. Kurse e dini se çmimi është krejtësisht i kundërt me cilësinë.”

Si mund të shpëtojë përpunuesi i qumështit tonë në kushtet e një superprodhimi?

Sipas zotit Prisadashki, në qoftë se marrim si shembull grekët, të cilët në mënyrë patriotike ngulmojnë tek produktet tradicionale, dhe nga italianët të cilët kanë mundur ta zgjidhin problemin me konkurrencën jo luajale, kurse tek ne “konkurrenca jo luajale” është më e madhe se ajo luajale”. Çfarë përqindje nga tregu mban ajo? “Të mos ju stresoj, por për vitin 2015 në Bullgari sipas dokumenteve janë blerë 500 mijë tonë qumësht. Kurse prodhimi është rreth 1 milionë litra. Bëni ju llogaritjen matematikore”, përgjigjet z. Prisadashki.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Naçev

Shkencëtarët bullgarë në Antarktidë analizojnë aktivitetin diellor dhe ndikimin e tij në Tokë

Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..

botuar më 25-02-23 7.25.PD

74% e mjekëve të rinj zgjedhin Bullgarinë

Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..

botuar më 25-02-23 6.15.PD
Kompleksi arkeologjik

Jeta e trakëve dhe zbulimet e shkencëtarëve vendas – në fokus në "Lugina e mbretërve trakë"

“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..

botuar më 25-02-22 7.30.PD