Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngë dhe solistë nga Ballkani në një koncert të Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare

“Ritmi i Ballkanit”
Foto: BNR

Programi, të cilin do ta interpretojë Orkestra për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare më 21 prill në studion numër 1, është me pjesëmarrjen e disa këngëtarëve të njohur dhe të dashur nga vendet fqinje. Më shumë për projektin dhe për emrat, të cilat i prezanton, mësojmë nga dirigjenti i grupit Dimitër Hristov.

“Po vazhdon një nga projektet tona më të suksesshme –“Ritmi i Ballkanit”. Në dy edicionet nga ky cikël tanimë prezantuam instrumentalit nga pothuajse të gjitha vendet ballkanike. Por me siguri kolegët e tyre – këngëtarë nuk mbeten pas për nga cilësitë muzikore dhe ana virtuoze e interpretimit. Prej kohe po e mendojmë programin dhe jemi të lumtur se do të jemi në skenë bashkë me katër vokalë të shkëlqyer. Mes tyre është Naum Petreski nga Maqedonia. Tek ne janë të njohur shumë nga këngët e tij, i interpretojnë këngëtarë nga brezat e ndryshëm. Bashkëshortja e tij Zoica Llazova po kështu është e njohur si dhe vajza e tij Anastasia Petreski. Në një të ardhme të afërt planifikojmë të zhvillojmë një projekt me të gjithë familjen artistike dhe orkestra jonë, por tani për tani do të shijojmë vetëm Naumin – një nga zërat më të njohur të Maqedonisë. Hajg Jazxhian – pjesëmarrësi, i cili mbërrin nga Greqia dhe ka mbledhur ndikimet e disa kulturave të ndryshme. Ai është armen, i lindur në Siri, por akoma si fëmijë jeton në Greqi. Hajg është këngëtari i vetëm, i cili merr pjesë në program dhe si instrumentalit. Ai ekzekuton në instrumentin e lashtë ud, me të cilin i shoqëron këngët e tij. Merall Azizogllu – është nga Turqia – një këngëtare jashtëzakonisht fine. Ajo lëshoi një album të ri, i cili prezanton folklor nga Stambolli. Në të ka mbledhur pamje shumë interesante nga muzika tradicionale e këtij qyteti, në të cilin jetojnë njerëz nga etnoset e ndryshme, të cilët kanë fe të ndryshme. Nga Serbia na vjen për vizitë një zonjë e re simpatike - Danica Krystiç. Ajo është një zbulim i vërtetë dhe sipas meje ka një të ardhme të madhe. U formua një ekip shumë i larmishëm.

Presim publikun tone që është vazhdimisht me orkestrën gjatë disa stinëve të fundit. Publiku, i cili e di se në Studion numër 1 gjithmonë do të dëgjojë një muzikë me cilësi, të përmbushur me përmbajtje. Për gëzimin tim, ky publik bëhet gjithnjë e më i ri. E di se do të vijnë dhe shokë nga Shkupi, mbase dhe nga Serbia – Beogradi, Krushevac... Shumë njerëz do ta ndjekin ngjarjen dhe në sajë të transmetimit direkt në Radio Binar – pranë Radios Kombëtare Bullgare. Vërejtjet e mia janë se koncertet e Orkestrës për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare shkaktojnë interesin e adhuruesve të muzikës tradicionale jo vetëm nga Ballkani, por dhe nga shumë vende evropiane, dhe po kështu dhe nga Peruja dhe nga vende të tjera.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

*Incizimet janë bërë gjatë koncertit “Ritmi i Ballkanit” gjatë vitit 2015



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD