Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fyelltari bullgar Nedjallko Nedjallkov në koncertin e Zhordi Savalit në kampin e refugjatëve në Kale

Foto: arkiv personal

Fyelltari i njohur bullgar Nedjallko Nedjallkov mori pjesë në programin koncertal, që u paraqit afër qytetit francez Kale – në kampin më të madh të refugjatëve në Evropë. Ideja është e Zhordi Saval – dirigjent dhe kompozitor francez, i cili i bie violinës dhe violës së vjetër, i njohur në mbarë botën për interesin e tij ndaj muzikës së Mesjetës, Rilindjes dhe Barokut, mbajtës i çmimit “Grami” për një prej projekteve të tij në këtë fushë. Është udhëheqës i orkestrës multikombëtare, në të cilën merr pjesë edhe bashkatdhetari ynë. Përveç tij atje ka ekzekutues nga Greqia, Izraeli, Siria etj. Repertori i tyre përfshin muzikë tradicionale nga Bullgaria, Spanja, Maroku, Turqia, Siria, Libani.

Disa ditë para se ta vizitojnë kampin “Xhungla e Kalesë”, muzikantët u takuan për një prej koncerteve të tyre të zakonshme në Evropë – këtë herë në qytetin belgjian Brjuzh. Në Kale ata e kanë paraqitur programin e tyre dy herë – në kampin e refugjatëve dhe në sallën koncertale në qytet. Në “Xhunglën e Kalesë” banojnë nga 3500 deri në 5000 refugjatë, që kanë mbërritur nga vende të ndryshme – na tregon Ndejallko. Së pari shëtitëm në kamp, i cili është ndarë në disa sektorë. U njohëm me disa njerëz, biseduam. Pas kësaj interpretuam disa melodi atje ku njerëzit ushqehen. Sigurisht që muzika krijon një atmosferë krejt të ndryshme, por unë nuk pushoj së menduari për këta njerëz. Është shumë e trishtuar. Çdo një prej solistëve interpretoi pjesë muzikore të kulturës kombëtare, që prezanton. Nedjallko ekzekutoi dy kompozime të veta mbi bazën folklorike, të cilat ende nuk i ke incizuar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD