Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pse ngjarjet në Maqedoni e shqetësojnë kaq shumë Sofjen?

Foto: EPA/BGNES

Këto ditët e fundit kryeqyteti i Maqedonisë Shkup u bë arenë e protestave të ashpra kundër pushtetarëve, si dhe e kundërprotestave ndaj opozitës. U sulmua salla e pritjes së Presidencës. Që t’i shpërndajë demonstruesit policia u detyrua të përdorë armë ujore dhe gaz lotsjellës. Pakënaqësia shpërtheu për shkak të vendimit të Presidentit George Ivanov për të amnistuar politikanë, afaristë dhe magjistratë, të cilët hetohen për korrupsion. Argumenti i Presidentit është se në këtë mënyrë do të qetësohet gjendja politike para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Pak pas kësaj BE-ja dhe disa vende fqinje shprehën shqetësimin e tyre. Ministri bullgar i Punëve të Jashtme Daniell Mitov u bëri thirrje politikanëve maqedonas që të mos i braktisin përgjegjësitë e tyre dhe të përmbahen nga veprimet, të cilat e kërcënojnë rendin e shtetit. Në një bisedë telefonike me homologun e tij maqedonas George Ivanov Presidenti bullgar Rosen Plevneliev dënoi vendimin e tij për amnisti. Duke pasur parasysh sulmin në kufi nga refugjatët në Idomeni dhe protestat brenda Maqedonisë, Kryeministri Bojko Borisov deklaroi se ka të dhëna për destabilizimin me qëllim të disa vendeve në regjion. Kryeministri shprehu shqetësimin e tij se në rast Impeachment-i eventual të Presidentit të Maqedonisë kufiri nuk do të mund të ruhet mirë, kurse çfarë do të ndodhë pas kësaj – “vetëm mund të supozojmë...” Shqetësime të tilla mund të duken të tepruara, por ato përkrahen tërthorazi nga rrethanat konkrete. Që nga dita e premte kufiri jugor i Bullgarisë ruhet nga patrulla të përziera prej ushtarakësh dhe policisë kufitare. Ushtria greke zhvillon trajnime ushtarake afër kufirit të Greqisë me Maqedoninë, kurse Presidenti maqedonas u ankua se avionët grekë kanë shkelur hapësirën ajrore të vendit të tij. Përveç kësaj mungesa e stabilitetit në Maqedoni është kronike. Para rreth një viti, për shkak të përpjekjeve midis policisë dhe terroristëve në Kumanova gjatë majit të 2015-ës, Bullgaria dërgoi një kontingjent të kufizuar ushtarakësh në kufi, që të ketë gatishmëri në rast keqësimi të situatës. Atëherë Kryeministri bullgar Bojko Borisov u argumentua me faktin se në Maqedoni ka rreth 90 mijë pronarë pasaportash bullgare dhe në qoftë se situata keqësohet duhet të jemi gati për të reaguar.

Bullgaria ka edhe arsye të tjera, që të jetë e shqetësuar për ngjarjet në Maqedoni. Mungesa e stabilitetit në vendin fqinj bllokon përpjekjet për arritjen e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Maqedoninë, që është kusht i Sofjes për përkrahjen e integrimit evropian të Maqedonisë. Trazirat atje nuk janë në favor të angazhimit të Bullgarisë për të përkrahur integrimin e të gjitha shteteve nga Ballkani Perëndimor në BE dhe NATO, siç ishte angazhimi i saj si kryetare sipas parimit të rotacionit e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore. Problemet e Maqedonisë janë probleme të tërë regjionit dhe për përballimin e tyre ajo mund të shpresojë te përkrahja e tij, por po të tregojë vullnet vetë ajo. Pohimet, si ai i Presidentit Ivanov se “Ballkani është fuçi me barut dhe fitili gjithmonë vjen nga jashtë”, për fat të keq tregojnë se tani për tani sikur nuk ka vullnet të tillë.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD