Çdo udhëtim fillon me hapin e parë. Dhe në se udhëtimi është drejt vetes, nuk duhet të keni frikë të hyni në labirint! Në dalje ju pret lehtësim, transformim, qetësi.
“CREAtorium – Labirint në labirintin” është një takim i sinqertë me teatrin, në të cilin gjithçka është e mundshme. Gjatë tij spektatori nuk është një vështrues pasiv, por krijon bashkë me artistët. Dhe në se vështruesit besojnë te aktorët atëherë ata do të kenë përjetime tronditëse, do të humbin dhe pas kësaj do të gjejnë veten në Labirintin e mundësive të pafundme. Shfaqja, për të cilën bëhet fjalë, është vepër e Teatrit të Shqisave Sofja – një laborator analizues, i cili krijon spektakle në hapësira jo të zakonshme si fabrika të braktisura, muze, dyqane të mëdha, në mesë të natyrës. Në ta rolet klasike të dramaturgut dhe të regjisorit nuk janë të ndara, ndërsa elementet e historisë që rikrijohet janë fryt i procesit kolektiv krijues.CREAtoriumluan në Pallatin Kombëtar të Kulturës, por jo në ndonjë skenë konkrete, por në korridoret në etazhet e ndryshme, në hapësira të pabesueshme. Kështu me hyrjen në labirintin e shqisave bota sikur zbehet dhe me çdo çast ndjenjat për këtu, tani, para kësaj, atëherë, unë dhe të tjetër, ndryshohen.
Çfarë përbën teatri i shqisave dhe me çfarë dallohet ai nga teatri tradicional tregon Zllatina Toleva – organizatore dhe artiste:
“Ka një dallim të madh – në teatrin tradicional publiku vetëm vështron të fshehur në sallonin e errët. Secili është anonim dhe vështron çfarë ndodh në skenë. Përderisa në teatrin e labirintit të shqisave publiku është protagonisti. Ai lëvizet, takohet me artistët dhe është e domosdoshme që ai të veprojë dhe të krijojë rrugën e tij personale. Kështu me përjetimet e veta secili kalon përmes labirintit. Spektatori nuk është pjesëmarrës pasiv, por një bashkëkrijues aktiv.”
Çdo spektator kalon vet përmes përjetimeve plotë provokime shqisore – të të parit, të shijes, të dëgjuarit.
“Spektatori mund të ndërmarrë një udhëtim të gjatë përmes labirintit. Të depërtojë në errësirë, ku të hapen shqisat e tij, të ndjejë aromat të ndryshëm, të shikojë tablo të llojllojshme. E gjithë kjo secili duhet të përjetojë vet.”
Zllatina Toleva shton, se çdo shfaqje ka aq subjekte sa janë njerëzit në labirint. Shfaqja provokon asociacione dhe kujtime, të cilët janë të ndryshme për secilin. Për këtë bashkëbiseduesja shpjegon:
“Konkluzionet i bënë secili sipas përjetimeve. Ndërsa çfarë mesazhe do të zbulojnë spektatorët janë në varësi të provokacioneve, të cilëve do t’u reagojnë. Thënë me fjalë të tjera teatri i labirintit të shqisave është një ftesë të zgjerojmë kufijtë e së njohurës dhe të zbulojmë deri ku mund të arrijmë që të mësojmë diçka të re për veten. Qëllimi është të krijojmë kushte, në të cilat njerëzit të ndjejnë veten të sigurt. Vetëm kështu ata do të na besojnë dhe do të jenë të prirë të rrëfejnë sinqerisht për veten. Në fakt në teatrin e shqisave, nuk dimë çfarë qëndron para nesh, në të gjithçka është e re dhe e panjohur. Në kushte të tilla shumë më e kollajshme është që të bëhemi të ndërgjegjshëm dhe të vëmendshëm, këtu dhe tani.”
Në fakt, teatri i shqisave është një praktikë e lashtë, e transferuar në Evropë nga antropologu kolumbian Enrike Vargas. Tek ne ai u prezantua në vitin 2006 në sajë të një nxënësi të tij – regjisori dhe studiues Juën Briok, i cili trajnoi grupin e parë të artistëve bullgarë në metodën e këtij teatri. Teatri ka në plan të realizojë shumë projekte sociale dhe artistike. Shfaqjet e shumta janë fryt i punës së krijuesve të sferave të ndryshme – artistë, regjisorë, piktorë, skenografë, muzikantë, psikologë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..