Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Greqia i ndërpreu bisedimet e veta me kreditorët për 1 javë

Greqia dhe kreditorët ndërkombëtar i ndërprenë bisedimet për 1 javë deri më 18 prill, njoftoi ministri grek i financave Evklidis Cakallotos. Sipas fjalëve të tij, kjo rastis , “që të mundin përfaqësuesit e kreditorëve dhe qeveria të marrin pjesë në sesionin pranveror të fondit Ndërkombëtar valutor në Uashington midis 15-17 prill. Cakatallos shprehu bindjen se, Greqia do të mund të bjerë dakord me kreditorët e vet përpara takimit të grupit Evropian më 22 prill. Ministri i punës dhe i politikës sociale të Greqisë Jorgos Katrungalos nuk është një optimist i tillë. “Nuk do të thosha se me kreditorët i afruam pozitat tona mbi çështjet më të ndërlikuara”, deklaroi ai.

Shpërthim të një makine-bombë bë Turqi

Më të paktën 1 njeri është vrarë dhe 25 janë plagosur si rezultat të një shpërthimi të një makine-bombë në Turqinë Juglindore, transmetoi Anadolu Agency. Si kryerës të shpërthimit përpara godinës të drejtorisë rajonale të xhandarmërisë tregohen anëtarët e partisë së ndaluar punonjëse Kurde në Turqi/PKK/.

Maqedonia i largoi imigrantët duke përdorur gaz lotsjellës

Policia maqedonase përdori gaz lotsjellës, që të mund të shtyjë qindra imigrantë në kufirin me gardhin me gjemba me Greqinë. Organizata humanitare nga rajoni njoftuan për të plagosur. Athina dënoi incidentin. Sipas kryeministrit grek Aleksis Cipras “imigrantët nuk kanë qenë të armatosur dhe nuk kanë shkaktuar frikësim”. Aktualisht Greqia po mundohet ti bind rreth 10 000 vetat e bllokuar në Idomeni vullnetarisht të transferohen në kampe për strehim, por imigrantët në mënyrë kategorike refuzojnë të ikin. Presidentët e Kroacisë dhe të Sllovenisë Kolinda Grabar Kitaroviç dhe Borut Pahor, bashkë me kreun e shtetit të MaqedonisëGjeorgje Ivanov, shkojnë në kufirin maqedono-grek. Të tre do të vizitojnë dhe qendrën e përkohshme të pranimit për refugjatë “Vinojug” në qytetin Gjevgelija dhe do të bisedojnë me policët slloven dhe kroat, të cilët u ndihmojnë forcave maqedonase të rendit për mbrojtje të kufirit.

Evropoli dërgoi agjentë të fshehtë në ishujt grek

Evropoli ka urdhëruar që agjentë të fshehtë të hyjnë në qendrat për regjistrim të imigrantëve në Greqi, me qëllim të ndalojnë depërtimin e xhihadistëve nga “Shteti Islamik” dhe të pakësojnë aktivitetin e rrjeteve të tjera kriminele, shkruan gazeta greke “Katimerini”. Sipas Robert Çrepinko, drejtori slloven i Qendrës Evropiane të sapoformuar për trafik të imigrantëve në kuadrin e Evropolit, aktualisht 10 policë të fshehtë janë me një mision sekret në ishujt e Eges të Greqisë-Lesbos, Samos, Hios dhe Leros. Agjent ka dhe në portin në Pireja. Përveç filtrimit të imigrantëve të dyshimtë, operacioni ka për qëllim të përkrahë autoritetet greke dhe në fusha të tjera, të lidhura me trafikun e refugjatëve.

Erdogan:”Do të ndërtojmë “Kanalin Stamboll”

“Kush çfarëdo që të thotë për “Kanalin Stamboll, ne do ta ndërtojmë”, transmetoi fjalët e presidentit turk Rexhep Erdogan gazeta turke “Sabah”. “Kanali Stamboll”, i cili sipas idesë duhet të jetë i gjatë 43 kilometra, i gjerë 400 metra dhe i thellë 25 metra, duhet të lidh detin e Zi dhe të Mermertë, qe prezantuar për herë të parë gjatë vitit 2011. Sipas llogaritjeve çmimi i projektit do të dalë në mbi 10 miliardë dollarë. Qëllimi i projektit është të lehtësojë ngushticën e ngarkuar të Bosforit, përmes së cilës çdo vit kalojnë përafërsisht 50 000 anije të mëdha dhe të vogla.

3 bullgar janë të arrestuar për skiming në Rumani

3 bullgar janë të arrestuar nga policia rumune , derisa kanë demontuar skiming pajisje nga bankomate në Bukuresht, njofton gazeta “Romania libera”. Botimi shënon se, pajisjet diletante kanë qenë të përdorura për kopjim të kodeve dhe të të dhënave kofidenciale, të regjistruar në lentën prej maniti të kartave bankare. Të 3 bullgarët janë të hetuar për krime, lidhur me praninë e paligjshme deri tek sistemi informativ, operacionet e paligjshme me programet informative ose pajisje dhe pronësi të instrumenteve për falsifikim të gjërave të vlefshme. U është imponuar masë për arrestim në arrestin paraprak për 30 ditë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kur dhe pse Radio Bullgaria arriti në Afrikë?

Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura..

botuar më 25-01-29 7.20.PD
Prof. Anna Koçeva në konferencën e shtypit në BTA

Shkencëtarët bullgarë: Bullgarët nga Krahinat Perëndimore nuk janë një "komb i shopëve"

Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb..

botuar më 25-01-28 4.52.MD

Universiteti Teknik i Pylltarisë shënon 100 vjetorin e themelimit

Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..

botuar më 25-01-28 9.20.PD