Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët – me pjesëmarrje në “Dokumentet e Panamasë”

Foto: arkiv

Siç u bë e qartë nga publikimet e para në Bullgari për skandalin “Dokumentet e Panamasë”, tani për tani rreth 150 persona fizikë bullgarë dhe 50 firma bullgare janë regjistruar në zonat off-shore në Bahame, në Antilë, Panama, Niue dhe Ishujt e Virgjër Britanikë. Të tilla janë të dhënat e Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Hetues, i cili tashmë më shumë se një vit është duke punuar mbi gjurmën e nxehtë të njerëzve dhe firmave, të cilët kanë firma off-shore në këndet e premtuara financiare parajsore.

Gazeta “24 çasa”, e cila është gazeta e vetme me privilegjin për akses zyrtar te dosja skandaloze, publikoi një titull se nuk ka politikanë bullgarë ndër pronarët e kompanive off-shore. Bëhet fjalë për sipërmarrës, avokatë etj. Mirëpo, është sekret publik se jo të gjithë politikanët bullgarë “kanë një pamje inoçente”. Përveç kësaj që prej vitesh Komisioni Evropian konstaton në të gjitha raportet e tij se korrupsioni prosperon në nivelet e larta të pushtetit në Bullgari dhe askush nuk i kundërvihet kësaj dukurie negative. Pra, janë të mundshme tri hipoteza: Politikanët e korruptuar bullgar i ruajnë ryshfetet në kavanoza të groposur në kopshtet e vilave të tyre, ata janë fshehur prapa personave të paguar në zonat off-shore, ose thjeshtë kapitalet e tyre ndodhen në kasafortat e bankave zvicerane.

Agjencia Kombëtare e të Ardhurave bëri të ditur se do të kërkojë informacion për firmat dhe personat bullgarë, të cilët kanë të bëjnë me “Dokumentet e Panamasë” dhe do të fillojë kontroll. Mirëpo, deri në çfarë rezultatesh do të çojë e gjithë kjo?

Le të mos komentojmë se pse pikërisht Agjencia Kombëtare e të Ardhurave do të merret me këtë rast, pasi në shumicën e shteteve, të cilat kanë të bëjnë në ndonjë mënyrë me “Dokumentet e Panamasë” vetë qeveritë dhe shërbimet speciale kërkojnë informacion të hollësishëm për pronarët e kompanive off-shore. Le të rikujtojmë disa skandale të mëparshme, ku ishte përzier edhe Bullgaria. Gjatë vitit 2010 Agjencia Kombëtare e të Ardhurave kërkoi nga Berlini një informacion për depozitat e bullgarëve në Zvicër dhe Lihtenshtajn, pasi Zyra e Taksave e Gjermanisë pagoi dy mln euro e gjysmë, që të marrë të incizuara në disqe të dhëna për depozitat sekrete në bankat zvicerane. Berlini u përgjigj menjëherë dhe siguroi “falas” të dhëna të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave për bullgarët, të cilët kanë depozita të veta me vlerë të përgjithshme 200 mln euro. Pas kësaj në Sofje perdja u lëshua dhe deri më sot nuk u dëgjua asgjë për këta njerëz, të paktën nëse kanë paguar rregullisht tatime apo jo në Bullgari.

Në skandalin “Swiss Leaks” gjatë vitit 2015 gjithashtu kishte një bullgar, i cili disponon 264 mln dollarë në një filial zviceran të bankës britanike HSBC. 73 bullgarë të tjerë për disa vjet kanë marrë pjesë në të njëjtin filial me nja 5 mln dollarë çdo një prej tyre. Të dhënat për këta bullgarë iu dorëzuan Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave dhe Prokurorisë, por si edhe në rastin e kaluar edhe deri më sot e kësaj dite “historia po hesht”.

Sipas legjislacionit bullgar pjesëmarrja në zonat off-shore nuk është krim. Mirëpo, kjo provokon dyshime nëse në këtë mënyrë fshihen tatime, ose kapitale të fituara në mënyrë të paligjshme, të cilat tejkalojnë shumë herë ato të shpallura zyrtarisht. Prapëseprapë edhe Agjencia Kombëtare e të Ardhurave, edhe Prokuroria, edhe Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare preferojnë të respektojnë kuptimin e ngushtë të ligjit. Kështu qe siç duket edhe skandali “Dokumentet e Panamasë” do të harrohet pa pasoja serioze për Bullgarinë. Pronarët bullgarë të kompanive off-shore do të vazhdojnë të jetojnë në komfort.

Siç shënon gazeta “Sega”, “intoleranca në rritje globale ndaj elitave të korruptuara është një atmosferë e mirë për shërimin edhe të Bullgarisë. Ajo është mbyllur shumë mirë, që të mos hyjë era e ndryshimit, por megjithatë era fryn edhe në ishuj të tillë”. Le të shpresojmë se kjo do të ndodhë.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD