“Si çdo gjë serioze, edhe kjo u bë rastësisht. Që kur isha i vogël i ati shpesh herë më linte në shtëpi vet. Atëherë nuk kishte as kompjuterë, as televizion. Dhe unë çuditesha çfarë të bëj dhe fillova të pikturoj.” Kështu lindi fenomeni Petër Miçev. Dashuri nga shikimi i parë është takimi me tablotë e piktorit autodidakt. Pyetjes si e cakton stilin e vet, ai iu përgjigjet sinqerisht:
“Nuk mund të them çfarë stil përdor në pikturim. I ati im thoshte: “Pikturo edhe këtë vit, ndërsa vitin tjetër kapu ndonjë punë serioze”. Kështu jeta ime kaloi në premtime, se pikturoj vitin e fundit. Prandaj nuk kam menduar seriozisht se duhet të krijoj ndonjë stil. Të tjerët thonë, se kam, por kritikët e artit janë ata, të cilët do të caktojnë.”
Edhe ne nuk do të bëjmë provë të caktojmë stilin e tij të pikturimit, por një gjë është e sigurt. Kur njeriu shikon tablotë e tij, padyshim do të dallojë. Harmoni, kënaqësi, qetësi, prehje. Ndjenje për të cilat ëndërron secili, por sikur gjithnjë nuk i përjetojmë në përditshmen e tensionuar. Vallë, a ka vend në jetën reale harmonia e cila buron nga tablotë, e pyetëm Petër Miçevin?
“Patjetër. Ky është një harmoni diktuar nga gabimet e jetës sime. Njeriu nxjerr mësime nga gabimet, jo nga shembujt. Personalisht unë tërë jetën synoj të bëhem më i mirë. Mirëpo, për këtë synimi nuk është i mjaftueshëm. Janë të domosdoshme vepra, domethënë të krijohen tablo plotë emocione pozitive. Një miku im, regjisor teatror francez, thoshte: “Ti nuk je piktor. Ti je shërues i shpirtrave të plagosurnjerëzorë.”
Ku fshihen rrënjët e pyetëm piktorin. “Nuk e di si arrij të gjitha këto. Jeta ime nuk dallohet nga jeta e njerëzve të tjerë. Mëngjesin shkoj në atelie dhe atje ndodhet gjithçka – kjo kimi, kjo magji. Paraprakisht nuk bëj piktura. Duhet të shikoj atë që do të krijoj në tablonë. Ndryshe nuk pikturoj.”
Në thelbin e krijimtarisë së Petër
Miçevit është gruaja e ngritur në piedestal. Gruaja e dashur, gruaja nënë. Vet piktori është i bindur se gjithçka në jetë rrjedh nga dashuria. Mirëpo, çfarë ndodh kur ajo nuk mjafton?
“Njerëzit më të urtë kanë thënë, se dashuria dhe arti nuk mund të mësohen. Ato i jepen njeriut dhe ai në se është në gjendje e merr. Kështu që në se nuk do të japish, nuk do të marrish. Dashuria është reciprocitet. Në se një poeti nuk dashurohet, ai nuk do të jetë në gjendje të shkruajë poezi. Poeti shkruan vjersha, sepse bie në dashuri.”
Mirëpo krijimtaria nuk është vetëm dashuri, ajo është edhe liri. Prandaj pyetja tjetër drejtuar piktorit Petër Miçevishte për lirinë. A jemi sot më të lirë, pas kësaj periudhe të gjatë të kalimit drejt demokracisë?
“Jo. Para kësaj periudhe shteti stimulonte krijimtarinë – teatrin, muzikën, artin figurativ. Ne, piktorët, për vit kishim nga një ekspozitë rajonale ose kombëtare. Kjo nuk është një nostalgji ndaj së kaluarës. Por është fakt, se një krijues punon tërë vitin. Dhe para kohe ai ishte me shpresë, se një ditë brenda vitit do të rregullonte një ekspozitë dhe shteti do të blinte të paktën një tablo. Në fakt ky ishte një stimul për krijuesit. Ata synoheshin të krijojnë vepra të mira që të dallohen, që të prezantojnë më të mirën nga vete. Kështu afirmoheshin emrat e krijuesve.”
Vallë, a është në gjendje bullgari të dallojë dhe të vlerësojë talentet?
“Kjo është një pyetje speciale – përgjigjet piktori Petër Miçev. – Ata që mund të zbulojnë bukurinë, nuk mund t’i kënaqen artit të krijuesve, të cilët i pëlqejnë. Ata nuk kanë mundësi të blejnë tablo të tyre. Përderisa ata, që kanë mundësi, nuk janë në gjendje të vlerësojnë artin. Të pasurit nuk lexojnë. Dhe kur njeriu nuk ka lexuar, atëherë pyet: “Çfarë është ky art?”
Në përfundim deshëm të mësojmë mbi çfarë punon tani piktori Petër Miçev. “Që prej vitesh punoj mbi një cikël. Vezët e Pashkëve janë një temë, për të cilën nuk kishte interes në artin bullgar. E zbulova rastësisht dhe vendosa të sprovoj. Atëherë krijova kompozime të ndërlikuara të ritit me vezët e Pashkëve. Ndaj tyre kishte interes të madh. Kështu që punoj mbi ato cikle. Pashkët janë një festë e rëndësishme për mua, ashtu si dashuria dhe ëndrrat. Në se nuk ke ëndrra – nuk ke edhe të ardhme.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..
Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë, transmeton BTA. Midis tyre janë edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Salerno..