Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Polemika e ashpër në Bullgari – të ndalohet burka apo jo?

БНР Новини
Foto: BGNES

Pyetjes a duhet të ndalohet në Bullgari veshja me burka (ferexhe, mbulesa) në vendet publike Prokurori i Përgjithshëm Sotir Cacarov i përgjigj se duhet të ketë kufizime për burkët, kryesisht në institucionet arsimore. Ai këshilloi se kjo temë duhet të diskutohet me vëmendje të posaçme për të mos ngacmuar ndjenjat fetare. Mendimi i tij është lidhur me luftimin e radikalizmit në Bullgari, sepse ishte shprehur në qytetin Pazarxhik në kohën kur atje zhvillohej çështja gjyqësore kundër 14 muslumanëve të akuzuar në predikimin e ideologjisë antidemokratike dhe të luftës. Pas kësaj filloi një polemikë e ashpër, e cila tregon se tema është shumë e dhimbshme.

Zëvendësministrja dhe ministrja e arsimit Meglena Kuneva përkrahi pozitën e prokurorit në një takim me më se 400 pedagogë dhe drejtorë të shkollave, por më vonë shpjegoi se problemi ekspozohet tepër sepse në shkollat bullgare me burka vishen jo më shumë se 5 vajza. Mirëpo Kuneva mendon se problemi duhet të diskutohet nga pikëpamja e kësaj se refugjatët duhet të detyrohen të respektojnë kushtet në shtet.

Organizatat nacionaliste me përfaqësi në parlament VMRO dhe Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë reaguan menjëherë në përkrahje të një ndalimi eventual të burkëve. Ato insistojnë se burka nuk është karakteristike për muslimanët bullgarë dhe shpërndarja e saj nuk është lidhur me ndjenja fetare, bëhet fjalë për politikë që tregon se islami zgjeron praninë e tij në shtet.Forcat e tjera parlamentare tani për tani nuk e kanë komentuar temën. Nuk ka reagime edhe nga ana e Kishës Ortodokse Bullgare dhe e Kryesisë së Komunitetit Islam.

Nga ana tjetër ekspertët dhe organizatat joqeveritare janë shumë aktivë. Gazetari she ish ambasadori i Bullgarisë në Egjipt Ivan Gajtanxhiev është i mendimit se pozita e Prokurorit është e drejtë – burka nuk përmendet në Kuran dhe sot ajo është simbol dhe fasadë e islamit radikal. Sipas tij nuk është e rastit se ajo është ndaluar në Gjermani, Francë dhe Belgjikë, bile në disa rajone të Turqisë. Në polin tjetër të polemikës është drejtoresha e Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e Minoriteteve dhe Marrëdhënieve Ndërkulturore Antonina Zheljazkova. Sipas saj në Bullgari me burka vishen vetëm femra nga lagja e islamizuar të romëve “Iztok” në qytetin e Pazarxhikut. Ato e bëjnë këtë për të treguar se janë të ndryshme. Për këtë arsye Zheljazkova mendon se gratë duhet të jenë lirë që të mbajnë rrobat e preferuara nga ato dhe ndalimi i burkës është i pakuptimtë dhe i shtrembër. I ngjashëm është mendimi i kryetarit të Komitetit Bullgar të Helsinkit Krasimir Kënev – nuk ka domosdoshmëri të drejtpërdrejtë për një ndalim të tillë, kurse lidhja e menjëhershme e terrorizmit me gratë të cilat mbajnë burrka është shenjë për paragjykime kundër myslimanëve. Profesori i njohur i antropologjisë kulturore Ivajllo Diçev shkoi akoma më tej duke thënë se “beteja me burkat që nuk ekzistojnë në Bullgari, është një fitore e populizmit dhe tërheqja e radhës e elektoratit të skajshëm të djathtë”. Qëllimi është që t’ia hedhim përgjegjësinë islamit për të gjitha krizat e shoqërisë bashkëkohore.

Tema është shumë e prekshme, por mënyra në të cilën zhvillohen diskutimet tregon se në të ardhmen e afërt nuk do të kate një ndalim i tillë. Ndoshta nacionalistët e kuptojnë këtë sepse vëmendja e tyre është përqendruar mbi  shpalljen e një ndalimi të tillë në nivel bashkiak –qytetin Pazarxhik. Vetë banuesit e lagjes në fjalë “Iztok” janë të mendimit se një hap i tillë do të jetë i mirë sepse burkat, të cilat ata i shikojnë çdo ditë në rrugët e lagjes sipas tyre janë simbol, i cili i ndan njerëzit dhe provokon urrejtje. Aq më shumë se ka gra, të cilat vishen kështu për para.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD