Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendpushimet tona dimërore e mbyllin stinën me shpresë për kohëra më të mira

БНР Новини
Foto: pamporovo.me

“Stina më e rëndë dimërore për 10 vjetët e fundit” – në këtë mënyrë drejtori ekzekutiv i Pamporovës, një nga tre vendpushimet prijëse në Bullgari, Marian Beljakov, e përcakton ski-stinën, e cila gjatë këtyre ditëve do të mbyllet zyrtarisht. Me këtë mendim me siguri do të bien dakord dhe në Borovec dhe në Bansko – një dimër pa dëborë i cili krijoi vështirësi si për operatorët turistik ashtu dhe për turistët.

“Stina qe e ndikuar fortë nga kushtet meteorologjike dhe mungesa e dëborës çoi deri në një ulje serioze të turistëve në të gjitha ski qendrat” – përgjithëson Bajko Bajkov, kryetar i Asociacionit të operatorëve turistik bullgar dhe të agjencive turistike.

“Vendpushimi qe i vizituar prej rreth 250 000 turistëve, ku ky numër do të ishte edhe më i madh, në qoftë se lejonte koha” – tregon Marian Beljakov nga Pamporovo ditë përpara mbylljes së stinës. “E dini se njerëzit ndikohen jashtëzakonisht shumë nga prognoza për kohën dhe nga ajo që shikojnë në televizion. Por në të vërtetë deri në mesin e shkurtit, pavarësisht nga situata e rëndë në të gjithë Evropën, ne kishim disa nga kushtet më të mira për ski me rreth 10 pista të hapura dhe kjo akoma që nga muaji dhjetor. Në sajë të sistemit tepër të mirë për dëborë artificiale, të cilin e kemi, njerëzit në praktikë pothuajse nuk ndien mungesën e dëborës natyrale.”

Duket se dëbora do të jetë problemi bazë për ski-sportin gjatë viteve të ardhshme. Bile garat për kupën Botërore sivjet provuan vështirësi serioze gjatë organizimit të starteve. Ndryshimet në klimë i shoqërojnë vendpushimet e skive. A është e mjaftueshme që në vendpushimet të ketë një sistem të ndërtuar për dëborë artificiale?

“Nuk mendoj se po rastis diçka kushedi sesa dramatike me klimën – mendon Marian Beljakov. – Thjesht nuk ka një stinë të njëjtë me tjetrën. Mendoj se në 5-8 vjet është normale të ketë  dhe një stinë të tillë pa dëborë. Dhe pavarësisht nga kjo, kur bëhet fjalë për dëborë artificiale, nuk ka më ndonjë vendpushim me emër në Evropë, i cili të mos të ketë instalim për dëborë artificiale. Por, shkaku për këtë është se dëbora artificiale është me një bazë më stabile prej kristali dhe kombinimi i dëborës natyrale dhe artificiale në një proporcion të drejtë jep një shtresë perfektë dhe rezistuese të dëborës.”

Dhe sivjet Pamporovo u mbështet tek miqtë e vet tradicional. Për vit të radhës vendpushimi rodopës qe një destinacion numë 1 për bullgarët. Bashkë me këtë ski pushimin e vet këtu e kalojnë shumë turistë turk, grek dhe rumun, si dhe anglezë dhe rusë. Sipas fjalëve të drejtorit tregtar të Pamporovos Tatjana Marinova vendpushimi është tërheqës si për familjet me fëmijë, po kështu dhe për skiatorët me përvojë. Kurse gjatë stinës tjetër Pamporovo do të propozoi dhe bashkimin e parë të ski-zonave në Bullgari, një praktikë e cila është e shpërndarë gjerësisht në vendet alpine:

“Çepellare me pistën Meçi çall bëhen një pjesë nga ski-zona Pamporovo, që do të jetë një bonos i madh për të gjithë klientët tanë tanimë të rregullt. Kurse ata do të vlerësojnë atë e cila rastisi midis dy ski zonave dhe kthimin e Pamporovës në një vendpushim në  nivel botëror. Natyra e shkëlqyer, ajri i pastër, ditët me diell, mungesa e çdo lloj ndotjeje – të gjitha këto na japin mundësi të propozojmë një produkt më të mirë në një nivel të lartë” – është e bindur Marinova.

Dhe pavarësisht se në fund të një stine të vështirë Pamporovo ka se me çfarë të lavdërohet. Pas dy startet për kupën Evropiane në skitë alpine gjatë këtij viti qendra dimërore rodopëse fitoj mikpritjen e akoma dy ngjarjeve të mëdha sportive. Gjatë vitit 2018, Pamporovo do të jetë mikpritës i kampionatit Botëror në ski për gazetarë, ku sipas traditës do të përfshihen mbi 200 kolegë prej më shumë se 30 vendeve. Kështu Bullgaria do të organizojë për herë të tretë garat në kombinacionin unikal sllallom gjigant dhe ski vrapim pas mikpritjeje gjatë vitit 1985 në malin Vitosha dhe gjatë vitit 2006 në qytetin Bansko. Takimet botërore në ski klubin Ndërkombëtar të gazetarëve zhvillohen për vit që nga viti 1953 e këtej. Kandidatura e Pamporovos qe e pranuar njëzëri prej 32 vendeve anëtare të klubit në qendrën alpine italiane Sestriere, ku në mesin e muajit mars u zhvillua kampionati i sivjetshëm Botëror. Kjo i solli Bullgarisë klasifikimin e suksesshëm të radhës. Në sllallomin gjigant Julijan Stojanov fitoj medalje të argjendtë, kurse kolegia tonë Vesella Vlladkova u klasifikua ne vendin e pestë prestigjioz tek femrat.

Një vit më vonë Pamporovo do të organizojë kongresin botëror të Internit, kur Organizata Botërore e Ski Mësuesve mblidhet njëherë në katër vjet për këmbim të përvojës dhe të praktikave. Në forumin 10 ditësh do të përfshihen mbi 40 vende, që do të thotë një popullaritet edhe më të madh për Bullgarinë si një destinacion turistik dimëror.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe Londrës

Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..

botuar më 24-09-08 7.35.PD

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD