Evropa ka frikë nga refugjatët. Dhe kjo frikë ushqehet më tepër nga mediet, sepse e lidhin problemin kompleks me valën e refugjatëve nga bota arabe drejt Evropës me terrorizmin islam. Pavarësisht se atentatet në Paris dhe Bruksel janë vepër të qytetarëve evropianoperëndimor, të lindur dhe të rritur në Evropën e Vjetër, mbase nuk ka evropianë i cili të mos të verë në mënyrë intuitive shenjën e barazisë midis fesë dhe terrorit. Pikërisht këtë situatë e ndërmarrin dhe mediet. E vërteta e dhimbshme në fakt është se, kriza e refugjatëve dhe atentatet vetëvrasëse treguan në mënyrë të kristaltë, sesa i brishtë doli se është bashkimi, i cili është quajtur evropian. Problemi me milionë refugjatët demonstron qartazi ndarjen midis 28-vendeve anëtare. Besimi i evropianëve në institucionet e tyre politike dhe në nivel kombëtar dhe në nivel mbi kombëtar është e tronditur fortë. Kurse pakicat e margjinalizuara në getot e qyteteve të mëdha evropiane në mënyrë të menjëhershme dolën si një ulcerë, të cilën Evropa vite të tëra me radhë e injoronte me shpresën naive, se ajo mund të shërohet në sajë të panaces “Demokraci”. Në fakt, kjo është po ajo panace, të cilën Perëndimi u mundua të imponojë në botën arabe dhe e quajti “Pranvera Arabe”. Nga historia duhet të kemi marrë mësim se, imponimi i modeleve të gatshme në shoqëritë, të cilat nuk kanë arritur vet deri tek idetë e reja, janë të destinuar të dështojnë. Dhe në qoftë se pasiguria, të cilën e gjenerojnë Lindja e Afërt dhe Afrika Veriore deri vonë na dukej abstrakte, sepse sikur ekzistonte vetëm në emisionet e lajmeve, vala e emigrantëve pas shpërthimit të luftës civile në Siri e solli në qytetet tona.
Bullgaria-tani për tani mbetet në anë nga rruga e refugjatëve drejt një jete më të mirë në Evropën Perëndimore. Pavarësisht nga kjo të dhënat statistikore janë tronditëse: Gjatë vitit të kaluar Agjencia Shtetërore për refugjatët llogarit një shtim me 87% në numrin e lutjeve të grumbulluara për dhënien e një statuti të refugjatit kundrejt vitit 2014. Në vendin tonë vjet janë dhënë 20 165 lutje kundrejt 10805 një vit më përpara. Në sfondin e mbi një milionë refugjatëve, të pranuar në Gjermani, kjo mund të duket pak. Por shqetësuese janë pritjet e specialistëve mbi sigurinë si nga Bullgaria, ashtu dhe nga Evropa Perëndimore se, Bullgaria kthehet në një qendër më të rëndësishme transit. Sipas burimeve anonime nga zyrat për siguri imigrantët drejtohen përmes vendit tonë përmes një rrjeti të organizuar dhe të strukturuar mirë të trafikantëve. Të njëjtat burime citojnë autoritetet turke, të cilat zyrtarisht ripohojnë për 500 trafikantë të vendosur dhe të regjistruar , të cilët veprojnë në territorin e bullgarisë.
Gjatë kësaj jave parlamenti bullgar ratifikojë marrëveshjen midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian për krizën e refugjatëve. “Interesi kombëtar bullgar është i mbrojtur në mënyrë kategorike”-deklaroi nga tribuna zëvendëskryeministri mbi politikat evropiane Meglena Kuneva. Sipas fjalëve të saj kjo marrëveshje nuk i prek çështjet për rënien e vizave për qytetarët turk gjatë udhëtimeve në Bashkimin Evropian, si dhe përparimi në bisedimet për anëtarësi të Turqisë. Por, që të gjithë e dimë se, pikërisht për këtë është premtimi, sepse Turqia mban çelësin drejt zgjidhjes së krizës. Evropa nuk mundet të përballojë situatën me mbi 2 milionë refugjatë, të cilët aktualisht janë në territorin e Turqisë fqinje. Rruga e tyre në mënyrë të logjikshme do të kalojë përmes Bullgarisë. Bullgaria, e cila gjithmonë ka theksuar si një prioritet të vet gjeopolitik vendosjen e vet në një udhëkryq, i cili e lidh Lindjen me Perëndimin. Jetojmë në një vend interesant, në kohëra interesante-një kombinim në pamje të parë shumë i mirë për mediet. Por dhe mallkim, sepse as mediet bullgare, as ato evropiane mundin të kapërcejnë hijen e vet. Pamja, të cilën televizione me influencë evropianoperëndimore dhe botimet e shtypit ndërtojnë për Bullgarinë, vazhdon të shërbejë klishetë e vjetra për një vend, ku mbretërojnë korrupsioni dhe krimi. Kjo pamje sot “ndërton” me informacionin e përciptë se, bullgarët kanë një sjellje armiqësore ndaj refugjatëve, protestojnë kundra strehimit të tyre në qyteza të vogla afër kufirit, bile i dëbojnë me pushkë në dorë. Bullgaria vihet në qypin e përgjithshëm të evropianolindorëve me një gjendje shpirtërore armiqësore, kur bëhet fjalë për refuzimin e Polonisë, Hungarisë ose Çekisë të pranojnë imigrantë, të cilët i përkasin një feje tjetër, përveç fesë së krishterë. Kurse mediet vendase vazhdojnë të luhaten midis mos dëshirës të bullgarëve të bashkëjetojnë me bashkëqytetarë të tjerë të dobët nga ana sociale dhe të folurit politikisht korrekt të elitës tonë politike, pa kërkuar rrënjët e kësaj armiqësie. Dhe pa u munduar të hyjnë në rolin e ndërmjetësit.
Përgatiti në shqip: N. Vasileva
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..