Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kitarë bullgare shpërndan “vitaminë për shpirtin” në SHBA

БНР Новини
Bojan Hristov (në mes) me trion B11
Foto: arkiv personal

Ka një racë të veçantë njerëzish, të cilët nuk përfshihen në normat e saktësuara të përgjithshme. Ata nuk ka sesi t’i shikoni të ulur pas byrosë së llogaritarit, juristit, punonjësit shtetëror – ata kanë lindur, që të shtegtojnë lirshëm dhe të ndjekin ëndrrat e veta, pavarësisht sesa lart që gjenden... Bojan Hristovi është pikërisht një personalitet i tillë – kitarist, muzikant, shkrimtar i teksteve, njeri i shpirtit. Bisedojmë me të për projektin e tij të fundit “Vitaminë për shpirtin”, trioja B11, muzika e rrugës, familja, Bostan dhe gjërat nga shteti. Kitaristi ka përfunduar “Bërkli kolegjin” në “qytetin më evropian” mes qyteteve amerikane, kurse në Amerikë jeton prej 10 vjetëve. Natyrisht që pyetja e parë është lidhur me paraqitjen e albumit të vet të ri:

“Grupi ynë quhet B11 dhe është trio-kitarë, bas dhe bateri. Ekzekutojmë një muzikë origjinale, instrumentale, ku unë jam autori bazë i muzikës dhe aranzhimeve. Projekti ynë i ri quhet “Vitaminë për shpirtin” dhe doli më 11 mars. Bateristi ynë quhet Majk Lavek, kurse emri i basistit është Tom Apëllman. Që të dy janë muzikantë shumë të mirë nga Bostani. Kam punuar me shumë njerëz, por për mua këta të dy janë më të mirët të cilët i njoh. Majk me siguri është bateristi më i incizuar këtu, në Nju Inglland dhe mbase jo vetëm... Tom është basisti im i dashur në Bostan, kurse babai i tij kryesonte bas – departamentin e Bеrklit në vazhdim të 30-40 vjetëve. Gjyshi i tij ka ekzekutuar me Uiljam “Kaunt” Bejzi. Djemtë e mi janë muzikantë nga “artileria e rëndë” dhe emrat e tyre janë një garanci e mjaftueshme për prestigj dhe cilësi...” I pyetur për stilin e albumit, Bojan përgjigjet se preferencat e tij muzikore gjithmonë kanë qenë më retro dhe ja përse në “Vitaminë për shpirtin” mund të zbulojmë soull, fënk, R&B, sërf dhe bile dhe latino. Bojan thotë se, albumi është i përshtatshëm për çdo një situatë, mjaft që njeriu të pëlqejë muzikën instrumentale – atëherë disku mund të vihet në makinë, të dëgjohet në majën e një mali, rreth bregut të detit, në mëngjes për një humor ose në mbrëmje për relaksim. Është e nevojshme thjesht të pëlqeni aranzhime shumë të spastruara – vetëm kitarë, bas dhe bateri. Kryesisht gjenerata e njerëzve në moshë mesatare në Amerikë dëgjojnë dhe pëlqejnë stile të ngjashme, ku aty është dhe tregu bazë i grupit, pavarësisht se djemtë nuk mund të ankohen nga mungesa e fansave si në Evropë, ashtu dhe në Amerikën Latine. Pavarësisht nga kjo Bojan deklaron për mbetjen e tij në Bostan se, “thjesht ashtu rastisi”, me qenë se bashkëshortja e tij Teodora punon aty. Të dy kanë dhe një djalë 10 muajsh, Rej-ja kanë vënë emrin e Rej Çarëllsit të madh. Bullgari kitarist e ndien veten të suksesshëm, dhe jo thjesht vetëm të shpëtuar në kontekstin e ëndrrës amerikane, me qenë se bën atë të cilën e ka dashur gjithmonë dhe kjo me njerëz për të cilët ka ëndërruar gjithmonë. Por pohon se, muzikanti nuk e ka kollaj në asnjë vend të botës.
“Në qoftë se them se këtu është një parajsë bojë rozë, do të gënjej. Kudo është shumë vështirë, më në veçanti për muzikantët, sepse industria tanimë nuk ekziston – ka biznes-shou, por muzika nuk është pjesë prej tij, të paktën jo në nivelin, në të cilin punojnë njerëzit normal... Për herë të parë propozoj produkt, i cili është krejtësisht i përfunduar, përfshi dhe nga ana vizuale – formimi i kopertinës është vepër e dizajnit të talentuar bullgar Stefan Vasilev, kurse piktura është e piktores Elizabet Çampan nga Misuri. Sa u përket emrave, të cilët kanë ndikuar në muzikën time: Kleptën. Pasojnë Raj Kuder, fënk dhe soll nga vitet 60 të shekullit të kaluar, Henri Mançini e të tjerë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD