Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompozitori Ivan Stajkov mbushi 85 vjeç

Foto: arkiv personal

Pop, xhaz, komedi muzikore, vepra për big-bend, orkestër simfonike, muzikë filmash, teatër kukullash, operë për teatër kukullash, tekste të shumta për këngë – në bullgarisht dhe në anglisht. Le të mos harrojmë qindra orkestrimet për grupe më të ndryshme orkestrore. Paleta krijuese e Ivan Stajkovit është shumë e pasur, kurse invencioni i tij befason me drejtime të papritura dhe e pasuron, e provokon imagjinatën dhe i dhuron një gëzim të vërtetë dëgjuesit. Pavarësisht se një pjesë e konsiderueshme e veprave të tij janë krijuar para disa dekadash, edhe sot e kësaj dite ato shkaktojnë admirim të vërtetë. Për profesionalizmin e tij si autor orkestrimesh ka shumë legjenda, si dhe për shpejtësinë, me të cilën ka punuar në vitet e tij rinore. Sot ai mbush 85 vjeç.

Me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare Ivan Stajkov ka një histori të gjatë – këtu filloi karriera e tij orkestruese, dekada me radhë ai ka kompozuar gjithashtu shumë pjesë për grupin muzikor. Mirëpo, biografia e tij muzikore filloi shumë më herët – që nga mësimet e para te nëna e tij, kurse pas kësaj te pianisti i madh bullgar dhe kompozitor i shquar Dimitër Nenov. Ai ka mbaruar në degën instrumentale pranë Akademisë Muzikore Kombëtare në Sofje në vitin 1956. Më vonë ka redaktuar dhe përgatitur për shtypin një sërë veprash të mësuesit dhe idhullit të tij Dimitër Nenov: ai ka redaktuar Koncertin e tij për piano (partitura është pothuaj e asgjësuar), ka rimëkëmbur dhe ka mbaruar Simfoninë e dytë “Poema e tokës bullgare”, ka bërë transkriptim për orkestër të madhe simfonike të veprës “Miniaturat”, transkriptim për orkestrën e madhe simfonike të veprës “Tokata” etj. Ivan Stajkov është një prej artistëve të paktë të lirë te ne, ai ka punuar me kontratë pune për një periudhë shumë të shkurtër.


Poeti Zahari Petrov, një mik i tij i afërt dhe autor i shumë prej teksteve të këngëve të tij, në fakt e ka caktuar drejtimin e rrugës së tij profesionale. Ja se çfarë na tregoi Ivan Stajkov:

“Ideja ishte e Zahari Petrovit. Ai ishte në dijeni të punës sime muzikore dhe më pyeti nëse kam dëshirë të orkestroj këngë të Josif Cankovit. Në Radion Kombëtare Bullgare kishte shumë kompozime të tij, por në atë kohë në Bullgari nuk kishte orkestrues profesionalë për grupe, si Big Bendi, përveç Emill Georgievit, i cili ishte dirigjent i orkestrës. Më dhanë dy prej pjesëve dhe unë krijova orkestrime për to. Kisha dëgjuar një pllakë me incizime të orkestrës së Sten Këntënit dhe e kisha si model. Kështu fillova... Kam pasur përjetime më të ndryshme, por edhe deri më sot e kësaj dite mbaj mend udhëtimin tim deri në Japoni, ku fitova çmim në një konkurs të madh ndërkombëtar.  Një muzikant i njohur bullgar, Pepi Sllavov, kishte krijuar bend. Para se të nisem për në Japoni ai më propozoi për të kompozuar diçka dhe kështu lindi vepra ime “Ankohet vajza”, të cilën e krijova vetëm për dy ditë (një ditë para dhe një ditë pas kthimit tim nga Japonia). Mund të tregoj shumë për jetën time të gjatë, të lidhur me muzikën...”

Konkursi në Japoni, për të cilin kompozitori përmend në intervistën e tij në vitin 1977, u organizua nga fondacioni “Jamaha”. Ai na tregoi gjithashtu se veprat e dërguara paraprakisht kanë qenë mbi 1700. Ai dërgoi një demo-incizim të këngës “Once Again” – muzika, teksti dhe orkestrimi janë vepër e tij. Interpretimi është i Mimi Nikollovës. Kënga ishte ndër dhjetë këngët që u arritën në finale, kurse çmimi ishte një interpretim koncerti dhe një incizim në studio. Në vitin 2002 Ivan Stajkov punonte në bashkëpunim me prof. Najden Andreev mbi oratorion “Lutja” – për klerik, solistë, kor miks dhe orkestër simfonike. Ai është mbajtës i urdhrit “Kirill dhe Metodij” – shkalla e parë. Ndër filmat, për të cilët Ivan Stajkov ka kompozuar muzikë, janë “Zotëri për një ditë”, “Personi i ngjashëm”, “Muzgu”, “Të dashurosh me inat”, si dhe mjuzikëli i parë filmor bullgar “Arratisja në Ropotamo”, premiera e të cilit u mbajt më 13 korrik 1973.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Kutia postare për përralla” vazhdon të udhëtojë mes bullgarëve jashtë vendit

Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..

botuar më 24-09-27 6.10.PD

Muzikantët e rrugës performojnë në skena të shumta në natyrë në kryeqytet

Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin "Sllavejkov" të kryeqytetit. Forumi gazmor plot ngjyra do të mbledhë muzikantët e rrugës së..

botuar më 24-09-27 5.50.PD

"Diçka më e mirë"

Muzikantët nga DEEP ZONE Project na ofrojnë përsëri një kombinim të tingullit të klubit me atë të folklorit bullgar në këngën e tyre "Diçka më e mirë", këtë herë së bashku me Bisera dhe Lidija. Kur Dian Savov, i njohur si DJ Dian Solo, i kërkoi dy..

botuar më 24-09-24 6.15.PD