Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fitnes me instruktorin Nedik Nedev

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Nedik Nedev është një emër legjendë ndër maniakët bullgarë të fitnesit. Njihet si trajner dhe drejtues i një programi televiziv për fitnes. Këshillat e tij i kërkojnë edhe trajnerë me përvojë, sepse ai e ka të qartë këtë sport fund e krye. Trajnimet me instruktorin Nedik Nedev kalojnë shpejtë e shpejtë të shoqëruara me shumë punë, djersë dhe shaka. Të nesërmen dhembja në muskujt vjen të sugjerojë, se nuk keni humbur kohën me kot në sallë.

Nedik Nedevi lindi në vitin 1970 në Bogota, kryeqytetin e Kolumbisë së largët. Është mbajtës i disa titujve të kampionëve te të rinjtë në bodibilldingu në Kosta Rika dhe Nikaragua. Në Bullgari tri herë ishte kampion republikan dhe nën kampion ballkanik. Idhulli i tij është Arnolld Shvarceneger. Në vitin 1993 disa djem i drejtuan atij lutje t’u ndihmojë atyre në trajnimet. Kështu ai u bë instruktor. “Në vitet 90-të fitnesi në Bullgari nuk kishte popullaritet të madh. Mirëpo, pak më vonë sallat filluan të mbushen me njerëz, të cilët deshën të trajnojnë. Kështu u bë trajner i fitnesit”, kujton hapat e parë Nedik Nedevi. I drejtojmë atij pyetje, çfarë është ndjenja kur shikon, si në sajë të punës së tij njerëzit përmirësojnë figurën e tyre?

“Kjo është e mrekullueshme. Por puna ime nuk është aq shumë – sqaron shumë thjeshtë Nedik Nedevi. – Në se puna ime duhet të evidentohet, ajo përbën 30 për qind prej të gjitha përpjekjeve. Përqindja tjetër është rezultat i punës së vet njeriu, i cili bën trajnimet. Dhe kur ai ka dëshirë dhe figura e tij fillon të ndryshohet, atëherë trajneri është i kënaqur. Syri gëzohet, kur shikon si ndryshohet njeriu.”

Nedik Nedevi në sallë gjithnjë është me veshje, të cilat vjen të tregojnë formën e tij të mirë fizike. Kjo patjetër është një nga stimujt për çdo njeri, që ka ardhur të bëjë trajnime. Cilat janë rregullat kryesore, të cilat duhet të respektohen, që të jetë njeriu në një formë të mirë fizike?

“Me më shumë rëndësi është ushqimi. Ka një urtësi “Çfarë ushqim ju hani, të tillë do të bëheni” – fjalë të Petër Dënovit. Dhe në të vërtetë është ashtu. Trajnimi është me rëndësi, por me më shumë rëndësi është ushqimi dhe fjetja. Personalisht unë, kur filloj të ushqehem më shumë menjëherë kjo reflekton mbi peshën time. Prandaj tërë jetën përpiqem të ushqehem në mënyrë të shëndetshme” – rrëfen Nedik Nedevi dhe saktëson:

“Rregulla kryesore është që njeriu të ushqehet nga 5 – 6 herë për ditë, jo sasi të mëdha të ushqimit. Theksi duhet të vihet mbi proteinat dhe perimet. Duhet të ushqehen më pak fruta dhe karbohidrate. Duhet të hahet më shumë mish dhe perime. Bollguri gjithashtu është një ushqim i mirë. Në se njeriu ka dëshirë të ha pak byrek, ndonjë ëmbëlsirë, çokolate – është më mirë, që kjo ushqim të hahet mëngjesin. Kur njeriu pranon dietën si mënyrë e jetës, është shumë e kollajshme që jo vetëm figura, por edhe forma e tij të jetë e mirë.”

Nedik Nedevi është i bindur, se njeriu, i cili nuk ka ushtruar asnjë sport me peshë nën ose mbi normën, nevojitet nja 6 muaj në sallë, që të hyjë në një formë të mirë. Për këtë mjaftojnë tri trajnime nga një orë e gjysmë në javë.

Ata që bëjnë trajnime jo rrallë janë të prirë të kërkojnë ndihmë jo nga instruktorët fitnes, por nga ata që bëjnë trajnime në sallë dhe janë më të avancuar. Mirëpo, instruktimet e tyre shpesh herë janë kontradiktore dhe fshehin rreziqe. Prandaj është më mirë të kërkohet ndihma e profesionistëve, këshillon Nedik Nedev dhe vazhdon:

“Ka një proverb “Njëqind njerëz, njëqind mendime”. Atë që është e mirë për një njeri, nuk do të thotë, se do të jetë mirë edhe për ndonjëri tjetër. Prandaj ka instruktorë fitnes, të cilët sillen në mënyrë individuale ndaj secilit. Shpesh ndodh, që më të rinjtë në sallë kopjojnë nga njeri tjetri dhe bëjnë atë që bën njeriu pranë. Mirëpo, ky është një qëndrim i gabuar ndaj trajnimeve. Gabimet e tjera, që shpesh herë bëhen janë trajnimet e rënda dhe të vazhdueshme, përdorimi i medikamenteve. Disa mendojnë, se me medikamente do të arrijnë suksese shumë shpejtë. Mirëpo, nuk është ashtu, sepse hap magjik nuk ka. Është e domosdoshme shumë punë” – është i bindur instruktori shumëvjeçar, i cili nuk është i prirë të këshillojë njerëzit të përdorin aditivë kimikë. “Mirëpo për atletët profesionistë pa këtë nuk ka arritje” – rrëfen sinqerisht Nedik.

Kështu biseda orientohet te skandali me 99 sportistë të akuzuar në përdorimin e melldonit, i cili shfrytëzohet në rast lodhjeje fizike dhe sëmundjeje të zemrës, por është në listën e lëndëve të ndaluara të Agjencisë Botërore Anti-Doping nga janari i vitit 2016. Kampionia e madhe bullgare në shtytjen e gjyles për njerëz me aftësi të kufizuara Stella Eneva gjithashtu u akuzua në përdorimin e dopingut. Kush hyn në këtë kurth? Vallë, a nuk shpëtohen vetëm kombet më të pasura, sepse mund të prodhojnë lënde të reja stimuluese, të cilat nuk mund të zbulohen? Këtyre pyetjeve Nedik Nedevi iu përgjigj ashtu:

“Në parim ata që prodhojnë lënde të tilla, gjithnjë janë një hap përpara dhe vet ata kanë lidhje me kontrollin doping. Sportistët e mëdhenj kanë mjekë personalë, të cilët duhet të jenë në dijeni, sepse çdo muaj Komiteti Ndërkombëtar Olimpik boton një listë me medikamentet e ndaluara. Dhe në të hyjnë shumë preparate. Për shembull disa prej pikave për sy ose për hundë përmbajnë lënde, të cilët përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrjen. Bëhet fjalë për preparate tepër elementare, por disa prej tyre përmbajnë elemente që janë në listën e medikamenteve të ndaluara. Kështu që sportistët duhet të kenë mjekë të mirë, të cilët të jenë të informuar çfarë mund të përdorin dhe çfarë jo. Shumë njerëz marrin ilaçe të ndryshme, por kur ndonjë prej medikamenteve të ndaluara grumbullohet në organizëm, atëherë analizat doping mund të jenë pozitive.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Miltiadis Tentoglu

Atleti grek Miltiadis Tentoglu është "Sportisti №1 në Ballkan" për vitin 2024

Fitues i edicionit të 51-të të sondazhit të Agjencisë Telegrafike Bullgare “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024 u bë sportisti grek Miltiadis Tentoglu. Vitin e kaluar, Tentoglu fitoi një titull olimpik dhe medalje të arta në Kampionatin Botëror në..

botuar më 25-01-17 5.51.MD

Pas 21 vitesh, një bullgare u rendit ndër 3 femrat më të mira në biatlon

Milena Todorova arriti suksesin më të madh për biatlonin bullgar të femrave në më shumë se dy dekada, pasi u rendit e treta në vrapimin 7.5 km në Kupën e Botës në Oberhof, Gjermani. Sportistja 26-vjeçare bullgare, e cila u rikthye në start pas lejes së..

botuar më 25-01-10 10.14.PD
Albert Popov

Albert Popov arriti fitoren e parë në sllallomin botëror

Albert Popov triumfoi në sllallomin në Madonna di Campiglio të Italisë. Skiatori më i mirë bullgar korri fitoren e parë në karrierën e tij në Kupën e Botës pas një zbritjeje të dytë të jashtëzakonshme. Ai ishte i 8-ti pas zbritjes së parë, por në..

rinovuar më 25-01-09 3.08.MD