Deputetët shprehën keqardhje dhe mbyllën komisionin e përkohshëm skandaloz “Turqi – Rusi”, të cilin vet ata e krijuan më 19 shkurt të këtij viti. Qëllimi ishte, që të hetohet, a ndërhyjnë ato dy shtete apo jo në politikën e brendshme të Bullgarisë. Kështu ata ranë në një situatë qesharake dhe konfuze. Vendimi për një komision të tillë ishte pa precedent në historinë e re bullgare. Krahas kësaj nuk u bë e qartë çfarë konkretisht ai do të verifikojë dhe si do ta bëjë këtë.
Ideja për formimin e tij lindi, pasi partia në opozitë Lëvizja për të Drejta dhe Liri e hoqi nga posti liderin e saj Ljutvi Mestan, ndërsa ai kërkoi mbrojtje në Ambasadën Turke në Bullgari. Pak më vonë zoti Mestan themeloi një parti të vet në Bullgari, me përkrahjen, siç thuhej, të Ankarasë. Rusia “u shtua”, nga Blloku i Reformatorëve, sipas të cilit partitë politike bullgare sistematikisht përhapin interesat e Moskës në vend.
Reagimet e Ankarasë dhe të Moskës nuk vonuan. Ambasadori i Turqisë në Bullgari Sjulejman Gjokçe përcaktoi dyshimet për ndërhyrje të vendit të tij në politikën e brendshme të Bullgarisë si “të trishtuara dhe të keqe”. Kremlini akuzoi Bullgarinë në “neomakkartizëm” dhe caktoi komisionin e formuar nga Kuvendi Popullor si “qesharak” dhe “shfaqja e cinizmit” në prag të përvjetorit të 138-të të Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke në sajë të fitores së Rusisë në luftën me Turqinë.
Mirëpo, kishte një reagim i papritur, ai i kryeministrit Bojko Borisov. Ai qortoi deputetët nga partia e tij GERB, se bënë gabim duke votuar për krijimin e komisionit. “Asgjë e mirë nuk do të dalë nga ky komision” tha zoti Borisov, duke kujtuar, me sa shumë përpjekje arriti “të konsolidojë” marrëdhëniet me Turqinë dhe Rusinë. Ai apeloi, që ky komision të përfundojë së ekzistuari. Pikërisht kështu ndodhi të mërkurën e kaluar me votat e atyre deputetëve, të cilët e krijuan.
Ndoshta më i saktë është vlerësimi i akademikut Georgi Markov, një historian i afirmuar bullgar: “Ky komision ishte i panevojshëm, ka organe të tjera të shtetit, të cilët dinë në ç’shkallë ndikimi i Rusisë dhe i Turqisë në Bullgari është jashtë caqeve ligjore. Dihet, se Rusia dhe Turqia bëjnë një propagandë e mirë në Bullgari, sepse disponojnë mekanizmat e veta të ushtrojnë ndikim ekonomik, politik, fetar dhe kulturor.” Lideri i partisë nacionaliste VMRO Krasimir Karakaçanov mendon ndryshe: “Një komision i tillë duhet të ekzistojë, por ai nuk duhet të fokusohet vetëm mbi Turqinë dhe Rusinë, por të përfshijë edhe vende të tjera, si SHBA-ja, shtete fqinje dhe disa vende anëtare të BE-së, të cilët në mënyrë më brutale dhe më skandaloze ndërhyjnë në punët e brendshme të Bullgarisë.”
Butaforia rreth komisionit të vdekur, që para se të lindet “për hetimin e fakteve dhe rrethanave të lidhura me thëniet për ndërhyrjen e Turqisë dhe Rusisë në politikën e brendshme të Bullgarisë” provokon dy konkluzione të trishtuara. Njeri është, se me sjelljen jo adekuate, deputetët bullgarë mund t’u dëmtojë edhe pa dashje interesave kombëtare të Bullgarisë. Tjetri është, se kryeministri karizmatik gjithnjë e më shpesh fillon që vet të vendosë çfarë dhe si të votojnë deputetët, gjë që është në dëm të një demokracie parlamentare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..