Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shteti shtrëngon në mënyrë drastike kontrollin mbi imigracionin në Bullgari

БНР Новини
Gjatë kësaj nate shërbimet e posaçme bullgare realizuan një stërvitje antiterroriste në Sofje
Foto: BTA

Disa ditë pas marrëveshjes së BE-së me Turqinë për kufizimin e krizës së migracionit dhe pasi në Bruksel u arrestua terroristi më i kërkuar në Evropë, disa atentate të përgjakshme në Bruksel e vazhduan serinë e tmerrshme të akteve terroriste në Kontinentin e Vjetër dhe çuan në rritje të madhe të masave të sigurisë kudo. Megjithëse Shtabi Kombëtar i Sigurisë në Bullgari konstatoi se nuk ka kërcënim konkret terrorist për shtetin tonë, në vend gjithashtu u forcuan masat e sigurisë së objekteve strategjike dhe të vendeve më të vizituara publike. Filloi gjithashtu kontrolli dhe përmirësimi i planeve të mbrojtjes.

Gjatë natës pas atentateve në Bruksel, në Metronë e Sofjes u zhvillua një trajnim me pjesëmarrjen e forcave të huaja, të ushtrisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për stërvitjen e veprimeve me rast të një sulmi të mundshëm terrorist. Në fakt trajnimi ishte planifikuar para disa muajsh. Bashkia e kryeqytetit na siguroi se masa për rritjen e sigurisë zhvillohen që nga përpara dy javësh, kurse dy ditët e fundit para atentateve në Bruksel u stërvitën operacione për çaktivizimin e pakove të braktisura. Në këtë kuptim veprimet pas atentateve në kryeqytetin e Belgjikës mund të konsiderohen si një politikë e vazhdueshme e sigurisë kombëtare. Një vëmendje e posaçme në përpjekjet për parandalimin e kërcënimeve i kushtohet shtrëngimit të kontrollit mbi aksesin e të huajve te territori kombëtar.

Përfaqësuesit zyrtarë të pushtetit njohën këto ditët e fundit se për shkak të frikës nga ridrejtimi i rrymës së refugjatëve drejt Bullgarisë janë caktuar disa vende të veçanta ku të ndërtohen kampe refugjatësh dhe qendra të shpërndarjes së tyre. Në kufirin me Greqinë dhe me Maqedoninë ka prani të forcuar të policisë kufitare, të xhandarmerisë dhe të trupave të ushtrisë. Mbrojtja në kufijtë jugorë është forcuar me afro 200 nëpunës të “Policisë Kufitare”, 112 prej të cilëve janë dislokuar në kufirin me Turqinë (i cili është kufi i jashtëm i BE-së), kurse akoma 66 ndodhen në kufirin tonë me Greqinë (i cili është kufi i brendshëm i BE-së). Në qoftë se bëhet objekt i një fluksi të madh refugjatësh, Bullgaria do të kërkojë nga BE-ja përkrahje, si ajo që sigurohet për Greqinë, si dhe përfshirje e NATO-s në veprimet e mbrojtjes së kufijve tokësorë të vendeve nga Evropa Juglindore.

Përveç kësaj para atentateve në Bruksel u publikua një projekt për ndryshime në Ligjin për të huajit. Këto ndryshime do të kufizojnë në mënyrë drastike qasjen e shtetasve të huaj nga shtete jashtë BE-së te territori i Bullgarisë. Me ndryshimet do të rregullohet krijimi i të ashtuquajturave “pika të nxehta” për migrantë, të cilët duhet të kthehen në shtetin e origjinës së tyre, ose në shtetin, nga i cili kanë hyrë në Bullgari. Do të aplikohet gjithashtu një masë për “vendosjen e përkohshme” në një qendër të posaçme për të huaj, ku të zhvillohet identifikimi i strehimkërkuesve dhe vlerësimi i masave të vijueshme administrative. Arsye për masa të tilla janë të dhënat shqetësuese kohët e fundit. Që nga fillimi i vitit 2015 deri tani janë kontrolluar rreth 18 mijë imigrantë ilegalë. 600 prej tyre nuk kanë marrë lejë për qëndrim për shkak të rrezikut potencial për vendin tonë. Për shkakun e njëjtë 56 të huaj të cilët tashmë ishin vendosur në vendin tonë u ekstraduan dhe janë privuar nga e drejta e qëndrimit ose nga e drejta e hyrjes në vendin tonë. Forcimi i kontrollit mbi rrymën e të huajve u përket jo vetëm imigrantëve, por edhe anëtarëve të familjeve të diplomatëve të huaj. Janë duke u përgatitur kufizime edhe për të huajit, të cilët kanë lidhur martesë me bullgarë jashtë Bullgarisë dhe dëshirojnë ta vizitojnë vendin, ose të vendosen këtu. Pritet gjithashtu rritje e kërkesave për marrjen e statusit për qëndrim afatgjatë nga ana e personave, të cilët zhvillojnë biznes, ose janë përfaqësues të shoqërive të huaja tregtare në Bullgari.

Në krahasim me regjimin e deritanishëm, shtrëngimi i parashikuar i kontrollit mbi migracionin në Bullgari mund të konsiderohet si drastik, por jo i tepërt. Ai madje nuk i përket kaq Bullgarisë. Sepse për migrantët ajo është para se gjithash një territor transiti dhe jo vend qëndrimi. Në fakt ky shtrëngim ka qëllim ndërprerjen e modelit të deritanishëm liberal të imigrantëve, i cili çoi në abuzime në masë me nocionet “refugjat”, “e drejta e mbrojtjes” etj. Në të gjitha rastet përpjekjet e shtetit në zgjidhjen e problemit të migracionit mund të shpresojnë te përkrahja e shoqërisë bullgare.

Mirëpo, do të ketë përkrahje nga ana e shoqërisë në qoftë se shteti tregon se në zgjidhjen e problemit të migracionit ai vendos rregulla edhe në radhët e veta. Këto ditët e fundit Ministria Bullgare e Punëve të Brendshme dha urdhër për një kontroll lidhur me një spot në internet, ku shihet se si disa policë kufitarë e ndihmojnë një grup njerëzish për të kaluar në mënyrë ilegale kufirin me Turqinë. Ministria njohu se këtë ditë, për të cilën bëhet fjalë në video, vërtetë është kapur një grup prej 60 imigrantësh ilegalë në kufirin bullgaro-turk. Pritet që rasti të sqarohet.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD
Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD