Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trabantfesti për herë të shtatë të radhës në Veliko Tërnovo

БНР Новини
Foto: Bulfoto

A keni plane për këtë fundjavë, në qoftë se jo dhe jeni adhurues i automobilave retro, mund të vizitoni qytetin Veliko Tërnovo. Më 19 mars për herë të shtatë të radhës aty do të zhvillohet Festivali i “Tranbantit” . Ngjarja, që u bë traditë për kryeqytetin e vjetër bullgar, mbledh pronarët e veturës atraktive nga koha e socializmit nga tërë vendi. Me gjithë se është nxjerrë nga prodhimit para çerek shekulli, prej këtij automjeti janë prodhuar mbi 3 milionë copë. Adhuruesit e tij janë nga tërë Evropa. U lidhëm me përfaqësuesin popullor Milen Mihov, i cili është njeri prej organizatorëve të festivalit. Ja se çfarë na tregoi ai:

Снимка“Festivali u afirmua si një prej ngjarjeve të mëdha në vend. Nga viti në vit interesi ndaj tij rritet. Prej tre vjetësh kemi edhe pjesëmarrje ndërkombëtare, më i fortë është grupi i miqve tanë nga Rumania. Kemi marrë kërkesa edhe nga Gjermania, Greqia dhe shpresojmë se do të bëhet festë e bukur. Sivjet për herë të parë do të prezantohet “Trabanti 600”, i cili ndoshta është i vetmi i këtij tipi automjetesh. Automobila të tjera që kanë vizituar Veliko Tërnovo janë disa limuzina, që janë vepër të gjeniut inxhinierik dhe teknik të pronarëve të tyre dhe janë vetura të pikturuara dhe të modifikuara. Në programin e aktivitetit është parashikuar gara për drejtim mjeshtëror që do të zhvillohet në parkingun e Parkut tregtar të qytetit. Do të jepen çmime për veturën më mirë të riparuar, më të vjetër dhe për pjesëmarrësit më të moshuar dhe më të ri. Sivjet organizatorët nuk i kanë harruar dhe fëmijët. Do të ketë një kënd të rregulluar për ta, ku animatorë do t’i zbavitin dhe do t’u tregojnë për historinë e kësaj marke automjeti dhe për veçoritë e saj. Prindërit gjithashtu mund të mësojnë diçka të re, si p.sh. kur është prodhuar “Tranbanti” i parë. Kjo ka ndodhur në qytetin Cvikau më 8 nëntor të vitit 1957. Makina është prodhuar për nder të satelitit të parë të lëshuar nga Bashkimi Sovjetik, emri i të cilit në gjermanisht përkthehet Trabant. Kur filloi prodhimi i tij në seri, u bë e qartë, se për karoserinë nuk ka mjaft llamarinë. Kështu lindi ideja automjeti të bëhet nga duroplast, që është kombinim midis fijeve të pambukta dhe plastmasës. Kjo e bën automjetin të pa dëmtueshëm, sepse ky material nuk ndryshket dhe u reziston goditjeve të forta, pa u deformuar.

СнимкаFestivali i automjetit me motor me dy kohë është pjesë e programit të kryeqytetit të vjetër bullgar Veliko Tërnovo në lidhje me Festen zyrtare të qytetit që është më 22 mars.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD