Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kardinali Pietro Parolin mbërrin për vizitë në Sofje

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Në Vitin e shenjtë për të gjithë katolikët të bamirësisë më 20 mars mbërrin në vendin tonë Sekretari i Shtetit i Vatikanit Pietro Parolin për të bekuar Katedralen e katolikëve të ritit lindor “Fjetja e Shën Mërisë” në Sofje dhe të shqyrtojë në nivel më të lartë shtetëror dhe kishtar problemin me refugjatët.

Cili është Pietro Parolin, kleriku mi i ri (61 vjeç) në postin Sekretar të Shtetit të Vatikanit, i dyti për nga rangu pas papës Françesko?

“Ai ka mbaruar Akademinë e Papatit, të ashtuquajturën Shkollë të Vatikanit për diplomatë, dhjetë vjet ka qenë Zëv/ministër i Jashtëm, Nunci në Nigeri, Meksikë, Kolumbi, Venezuelë në kohën e Ugo Çavesit, i pari ka vendosur kontakte me Vietnamin në mbrojtjen e lirisë fetare – tregon Dimitër Gançev nga seksioni bullgar i Radio “Vatikani”. –Ai i pari kontaktoi me Kinën dhe në saj të përpjekjeve të tij në vitin 2007 Papa Benedikt XVI i ka dërguar letrën e tij të parë katolikëve kinezë, letër e cila mbetet si një prej dokumenteve kryesor në pontifikatin e tij. Kardinali Parolin është diplomat i karrierës, por para së gjithësh klerik. Siç thotë vetë ai, diplomacia është mjet që të jetë klerik.”

Në Sofje me Liturgjinë solemne Kardinali Parolin do të bekojë katedralen “Fjetja e Shën Mërisë” të katolikëve të ritit lindor, një bashkësi e vogël që ekziston më se 160 vjet dhe shërben si urë midis fesë katolike dhe asaj ortodokse.

Katedralja “Fjetja e Shën Mërisë”Gjatë vizitës së tij Kardinali Pietro Parolin do të pritet nga Presidenti Rosen Plevneliev, Kryeministri Bojko Borisov dhe Kryemyftiu i myslimanëve në Bullgari Mustafa Haxhi. Në programit e mikut të lartë është parashikuar takim edhe me Patrikun e Kishës ortodokse bullgare Neofit.  Ky takimi është dakorduar që gjatë tetorit të vitit të kaluar në kohën e vizitës së Nuncit të papës Monsenior Anselmo Guido Pekorari në Patrikanë.

“Në atë kohë u përcaktuan temat – përkujdeset për  më të varfëritë, ruajtja e mjedisit dhe më në veçanti refugjatët, të cilat do të konkretizohen me ardhjen e Kardinalit Parolin – thotë Dimitër Gançevi. – Përpara që të vijë në vendin tonë ai do të vizitojë Maqedoninë, ku gjithashtu tema kryesore do të jene refugjatët. Prandaj mendoj, se nga takimi midis Patrikut Neofit dhe Sekretarit të Shtetit të Vatikanit mund të presim lajme.”

Për çështjet e refugjatëve përfaqësuesit e dy kishave do të dalin nga qëndrime të ndryshme. Kisha ortodokse bullgare i bën thirrje shtetit tonë që të mos pranojë më migrantë, ndërsa Papa u bën apel qeverive dhe popujve të hapin dyer për ta:

“Në deklaratën e nënshkruar nga Papa Françesko dhe Patriku i Moskës dhe i tërë Rusisë gjatë takimit të tyre në Kubë gjatë shkurtit, ishte deklaruar, se dy kishat kanë qëndrim të përbashkët të krishterë ndaj refugjatëve, kujton Dimitër Gançevi dhe përgjithëson – tema është e përbashkët për Patrikun Neofit dhe Kardinalin Parolin. Që në takimin e tij me Patrikun bullgar Nunci Pekokari tha, se papa ndan shqetësimet e refugjatëve, por ata duhet të  respektojnë të gjitha ligjet dhe rendin publik në vendet, ku mbërrijnë. Do më thënë të krishterët duhet me mirëdashësi  të pranojnë çështjen për refugjatët dhe kjo u vë re në të gjitha konferencat të peshkopatave në Evropë.”

Dimitër Gançevi shtoi në përfundim se gjatë këtij viti mbushen 25 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Vatikanit, por marrëveshja kryesore midis tyre ende nuk është nënshkruar. Kështu që vizita ndoshta do të kontribuojë për zgjidhje e kësaj çështje ndërshtetërore. Ky është dokumenti me të cilin Kisha katolike do të njihet si person juridik që të mund të ketë prani të vetë në ushtri, spitale, burgje.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Spas Tashev

Dr. Spas Tashev prezanton një hulumtim të ri mbi diasporat bullgare në Shqipëri dhe Kosovë

Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në zhvillimin demografik dhe shpërndarjen territoriale të bashkatdhetarëve tanë në këto troje - kjo..

botuar më 25-04-23 6.10.PD
Papa Françesku

Reagimet në Bullgari pas vdekjes së Papës Françesku

“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..

botuar më 25-04-21 1.22.MD
Mitropoliti Grigorij i Vracës

Gjatë Javës së Ndritshme lavdërojmë Apostujt e Shenjtë dhe Virgjëreshën Mari

Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse, kjo është një kohë kur lavdërohen Apostujt e Shenjtë dhe Virgjëresha Mari. Java e Ndritshme përfundon..

botuar më 25-04-21 11.01.PD