Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nilufer Gole për format e reja të protestës: Tahrir, Majdan, Gezi dhe Ura e shqiponjave

БНР Новини

Çfarë është e përbashkëta midis lëvizjeve të protestës në sheshet Tahrir, Majdan, Gezi dhe Urën e shqiponjave në Sofje? Specifikat e këtyre formave të protestës dhe mënyra, sipas së cilës ato zhvillohen në vende publike  është tema qendrore në studimet e sociologes Nilufer Gole, profesore në Shkollën e lartë për shkenca sociale në Paris. Para pak kohe ajo mbajti ligjëratë publike në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”.

Për prof. Gole, demonstratat politike nga revolucionet arabe, përmes Majdanit deri në protestat në Bullgari, janë lëvizje që na detyrojnë të rimendojmë ç’do të thotë hapësirë publiken dhe cila janë format e reja të mobilizimit. Hapësirat publike janë parqet, kafenetë ose sheshet , në të cilat  të gjithë kemi akses të barabartë. Aty njerëzit mblidhen dhe debatojnë, shkëmbejnë ide dhe shtrojnë pyetje ndaj politikanëve.

“Unë mendoj, se hyjmë në epokë të re, në kohë të re. Kemi nevojë të rimendojmë lidhjen midis sferës publike dhe demokracisë. Sot publiku është global, ne jemi në kohën e shoqërive mirgratore. Tashmë ekziston mospërputhje midis politikave shtetërore dhe komuniteteve multikulturore. Për shkak të vështirësisë së politikanëve  të adaptohen, shfaqen lëvizje për mbrojtjen e traditave dhe vlerave kombëtare. Arrihet në paradoks – publiku është bërë global, ndërsa politikat mbeten kombëtare.”

Nga ana tjetër, jetojmë në kohën e teknologjive IT. Protestuesit në Kajro u organizuan nëpërmjet  Facebook-ut dhe Twiter-it dhe margjinalizuan mediat shtetërore dhe  mediat e kontrolluara private. Policia u bë e pafuqishme para rrjeteve sociale. Këtu nuk bëhet fjalë për një turmë anonime të demonstratave masive. Bota globale tashmë komunikon në kuadrin e skemës “ Sy me sy” (Person-to-Person).

Në Evropë vihet re lindja e lëvizjeve neonacionaliste, të cilët ndryshe nga nacionalizmi klasik, janë simbiozë midis ideve ekstreme të djathta dhe fjalorit të sekularizmit të majtë, siç është rasti me Marine le Pen në Francë. Regjimet totalitare gjithashtu përdorin teknologjitë e reja në tentativë të kontrollojnë sferën publike. Ato vazhdimisht përdorin masa të reja për shtrëngimin e normave “morale” të sjelljes në vendet publike.

Propaganda dhe lufta për këtë cili interpretim i ngjarjeve të imponohet u bë vendimtare. Ky është tip tjetër i propagandës, nuk ka të përbashkët me atë në shtetet komuniste, ku vetëm një burim e krijon dhe e imponon. Partia e Erdoganit së pari u tentua të arrijë pajtim  me protestuesit. Pasi nuk e arriti qëllimin, lëshoi versionin për konspiracion ndërkombëtar kundër qeverisë së Turqisë.

Këto lëvizje kanë dhe një specifikë tjetër. Ato u përmbahen nga konfrontimi. Ato nuk përbëhen nga profesionistë  të demonstratave politike, shihet nga fotografitë, se nuk dinë se të reagojnë, vishen në mënyrë jo të përshtatshme për protestë, shprehen me mjetet e artit.

Një grup protestues me fotografi nga okupacioni i parkut Gezi para Kuvendit Popullor gjatë kohës së protestave të 2013-ësPyetjes për tiparet e përbashkëta me lëvizjen sociale, që filloi në maj të vitit 1968 në Francë dhe  sa potencial  kanë protestat bashkëkohore për të marrë pjesë në demokracinë përfaqësuese, prof. Gole iu përgjigj:

“Fryma e 68-ës ndihej kudo në Gezi dhe pjesëmarrësit e përmendnin këtë. Krahasimi tregon në ç ‘shkallë lëvizjet e protestës në vitin 1968 dhe sot janë më tepër kulturore se sa politike, ato krijuan kulturë tjetër publike. Dje dhe sot bëhet fjalë për lëvizje kundër kulturës dominuese, se sa për lëvizje politike. Lëvizjet nga viti 1968 gjithashtu nuk u veçuan në politike, por ndryshuan politikat dhe kulturën shoqërore.”

Unë besoj në praninë amorfe më shumë se sa në demokracinë përfaqësuese, tha në përfundim prof. Gole. Gezi është fantomi, i cili është këtu dhe kudo. Ai që mendon se e di rezultatin përfundimtar, gënjehet. Historia vazhdon.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: arkiv personal dhe Milladina Monova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD