Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët i ngjitën majës Cerro Torre, tani është radha e majës Artesonrahu

БНР Новини
6
Foto: arkiv personal

Majat e pjerrëta me skaje të mprehta, që ngrihen në kufirin midis Argjentinës dhe Kilit dhe ku takohen erërat e Atlantikut dhe Pasifikut , që prej kohe janë tepër tërheqëse për alpinistët e mbarë botës. Të tillë janë edhe për katër bullgarët – Martin Marovski, Viktor Varoshkin, Grigor Vëtev dhe Rusllan Vakrillov, të cilët realizuan ekspeditën “Bishti i drakonit” në Patagoni. Për bukurinë e egër të majave prej graniti udhëheqësi i ekspeditës Martin Marovski rrëfen:

“Në këtë pjesë Andet e Patagonisë nuk mund të krahasohen me asnjë mal tjetër. Dallohen gjilpërat e shkëmbinjve vertikal me nga 1500 – 1600 metra. Ato janë të papërshkrueshme dhe të vetme të këtij lloji.”

Снимка

Ultësi në ato male nuk ka. Aty majat e lartangrihen nga rrafshinat. Më 6 janar të këtij viti në orën 16 – orë lokale, Martin Marovski dhe Viktor Varoshkin u bënë bullgarët e parë, të cilët u ngjitën në majën e ngushtë të mbuluar me dëborë Cerro Torre. Lartësia e saj është 3 128 metra mbi nivelin e detit. 30 ditë ishin të domosdoshme të të dy bullgarëve që të ngjiten në majën e ëndërruar. Për këtë Martin Marovski tregon:

“Klima është faktori kryesor i cili cakton mundësinë e ngjitjes së majave. Ngandonjëherë erërat arrijnë më se 200 kilometra në orë. Moti i keq është karakteristik për këtë rajon. Vetëm një ose dy ditë e kishim të mira gjatë tërë qëndrimit aty. Për ditë kaluam me nga 20 kilometra, që të arrijmë qëllimin. Kishte ditë, kur ngjiteshim deri ku, ndërsa erra na kthente mbrapa. Ktheheshim në qytetin El Çallten, të stukur në rrezet e majave gjilpërore. Kështu pothuajse një muaj të tërë luftuam me stuhitë natyrore dhe nuk ndodhej asgjë.”

“Përderisa ngjiteshim, gjithashtu nuk ishim të sigurt, se do të arrijmë të pushtojmë majën. Çdo vit akulli mbi piramidat shkëmbore të majave merr forma të ndryshme dhe ngandonjëherë maja bëhet pothuajse e paarritshme. Nuk e kishim të qartë, a nuk do të ndodhë, që të kthehemi parase të kalojmë 50-100 metrat e fundit. Atë që i ngjitim majës ishte një arritje e madhe. Atë që mbaj mend është se u trullosëm nga lumturia kur e pushtuam Cerro Torren”, nuk fsheh emocionet Viktor Varoshkin.

Снимка

Mirëpo, me çfarë kjo majë tërheq alpinistët e mbarë botës, e pyetëm Viktor Varoshkinin:

“Më tepër me vizionin e madhërishëm. Kjo majë është si një gjilpërë që arrin qiellin. Majat përreth dallohen si për nga struktura, ashtu edhe për nga lartësia. Cerro Torre është një majë e paarritshme. Nga të gjitha anët ajo është e rrethuar nga faqe të tatëpjeta. Forma e saj është tepër e bukur.”

Снимка

Martin Marovski shton: “Maja Cerro Torre është një ëndërr për çdo alpinist. Ne u përgatitëm në vazhdim të një viti për ngjitjen, por shumë më herët filluam të ëndërrojmë për një ekspeditë të tillë.”

Снимка

Vite me radhë maja Cerro Torre konsiderohej si paarritshme dhe se është e pamundshme, që të ngjitet. Provat e para datojnë nga vitet 50-të të shekullit XX. Ngjitja e parë u regjistrua në vitin 1974.

Një arritje e bullgarëve, që mbetet në historinë e kësaj maje është itinerari “The Approach Team Line” përmes gjilpërës El Moço, botuar në sajtin alpinist.com. Lidhur me këtë Viktor Varoshkin shpjegon:

“Që kur udhëtuam për në Patagoni, një nga qëllimet kryesore ishte të bëjmë një vijë të re bullgare aty. Zgjedhja e faqes veriore të majës El Moço ishte një gjë e logjikshme, sepse ishte në afërsi të kampit tonë. Caktimi i vijës së ngjitjes është një proces tepër i vështirë, i cili kërkon një përvojë të madhe. Është e domosdoshme të zbulohet ndonjë dobësi në strukturën e shkëmbit, kështu që maja të bëhet e arritshme. Krijimi i një itinerari të ri dhe ngjitja e një majaje në itinerarin e vendosur janë dy gjëra krejt të ndryshme. Krijimi i një rruge të re kërkon imagjinatë dhe përvojë. Kur krijohet një rrugë, atëherë ai që e bënë këtë është i pari dhe ai duhet të arsyetojë shumë situata, gjë që nuk është e domosdoshme, kur ngjitja bëhet në ndonjë rrugë tashmë të vendosur.”

Снимка

Gjatë vjeshtës do të jetë gati filmi dokumentar, të cilin katër djemtë përgatitin për ekspeditën në Patagoni. Pas kësaj kanë ndërmend prapë të ngjitin Andet, por kësaj here Andet e Perusë. Alpinistët bullgarë kanë dëshirë të ngjitin majën Artesonrahu – 6025 metra – pra piramidën e mbuluar me dëborë të njohur nga logoja e kompanisë “Paramaund Pikçërs”. Krahas kësaj ata do të ngjiten edhe në malin më interesant peruan – Siulla Grande – 6 344 metra.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Miltiadis Tentoglu

Atleti grek Miltiadis Tentoglu është "Sportisti №1 në Ballkan" për vitin 2024

Fitues i edicionit të 51-të të sondazhit të Agjencisë Telegrafike Bullgare “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024 u bë sportisti grek Miltiadis Tentoglu. Vitin e kaluar, Tentoglu fitoi një titull olimpik dhe medalje të arta në Kampionatin Botëror në..

botuar më 25-01-17 5.51.MD

Pas 21 vitesh, një bullgare u rendit ndër 3 femrat më të mira në biatlon

Milena Todorova arriti suksesin më të madh për biatlonin bullgar të femrave në më shumë se dy dekada, pasi u rendit e treta në vrapimin 7.5 km në Kupën e Botës në Oberhof, Gjermani. Sportistja 26-vjeçare bullgare, e cila u rikthye në start pas lejes së..

botuar më 25-01-10 10.14.PD
Albert Popov

Albert Popov arriti fitoren e parë në sllallomin botëror

Albert Popov triumfoi në sllallomin në Madonna di Campiglio të Italisë. Skiatori më i mirë bullgar korri fitoren e parë në karrierën e tij në Kupën e Botës pas një zbritjeje të dytë të jashtëzakonshme. Ai ishte i 8-ti pas zbritjes së parë, por në..

rinovuar më 25-01-09 3.08.MD