Raundi i parë i pazarllëkut me Turqinë në Bruksel për frenimin e krizës me migrantët u mbajt në fillim të javës. Rezultatet u parashtruan nga autoritetet në Sofje si relativisht optimiste. Menjëherë pas takimit Kryeministri Bojko Borisov njoftoi, se “bisedimet e BE me Turqinë janë të rënda, por japin shpresë” dhe ripohoi tezën e vet, se të gjithë kufijtë e jashtëm të BE duhet të mbyllen dhe kalimi të bëhet vetëm përmes pikave zyrtare të kalimit kufitar. “Mendoj, se në këtë moment mund të jemi të qetë, por njëkohësisht duhet të jemi vigjilentë”, shtoi Kryeministri dhe tha, se ka kërkuar nga Brukseli financim për forcimin e ruajtjes së kufirit tonë.
Me po këtë ton foli dhe Ministri i Punëve të Jashtme Daniell Mitov, duke shtuar, se ka marrëveshje me Turqinë dhe Greqinë për sistem të paralajmërimit të hershëm në rast rrezikut të presionit të refugjatëve nëpër kufijtë tanë. Nga ana e saj Ministrja e Punëve të Brendshme Rumjana Bëçvarova dha sigurime, se “merren të gjitha masat dhe po forcohet gatishmëria në mënyrë organizative dhe me resurse kundër tentativave për hyrjen e organizuar ilegale të migrantëve”.
Si demonstrim i gatishmërisë për ruajtjen e kufijve, gjatë kësaj jave u zhvillua një stërvitje e Policisë Kufitare dhe ushtarakëve. Ministri i Mbrojtjes Nikollaj Nençev e cilësoi si të suksesshme dhe deklaroi, se koordinimi i veprimeve të përbashkëta midis Forcave të Armatosura dhe MPB është në nivele të lartë dhe në qoftë se do të imponohet do të ndërtohet gardh edhe nëpër kufirin tonë me Greqinë. Të lëmë mënjanë pohimin se koordinimi midis ushtarakëve dhe policëve është në nivel të lartë pas një stërvitjeje vetëm disa orëshe, por të flitet për gardh nëpër kufirin ne Greqinë, e cila është anëtare e BE dhe e hapësirës Shengen, është disi jo serioze.
Këto deklarata dhe veprime tregojnë, se Sofja shtrëngon radhët, me gjithë sigurimet, se gjithçka e lidhur me migracionin është nën kontroll dhe se vendimi i marrë në Takimin e nivelit të lartë për mbylljen e “itinerarit ballkanik” përmes Greqisë, Maqedonisë, Serbisë e më tutje, do të zvarritë synimet e refugjatëve të lëvizen pa kontroll drejt Evropës Qendrore dhe Perëndimore. Me siguri ka indikacion, se pavarësisht nga mbyllja e “itinerarit ballkanik” ose pikërisht për këtë, flukset migratore mund të sulmojnë përsëri kufijtë bullgarë. Lideri i fraksionit liberal ALDE në Parlamentin Evropian Gi Verhovshtad – i cili e përkufizoi pazarllëkun me Ankaranë si “dorëzimi i çelësave për hyrje në Evropë trashëgimtarit të Perandorisë Osmane, sulltanit Erdogan” - shprehu bindjen e vet, se me mbylljen e “itinerarit ballkanik” po përgatitet terreni për “revival” të itinerareve drejt ishullit italian Lampeduza, Maltës, Bullgarisë dhe Shqipërisë.
Ku do të drejtohen migrantët? Ku do t’i çojnë trafikantët? Me siguri do të kuptojmë pas raundit të dytë të pazarllëkut BE- Turqi, të caktuar për datat 17 dhe 18 mars. Në raundin e parë Ankaraja shtroi tre kushte: të dyfishohen paratë nga 3 në 6 mlrd euro, të cilat BE t’i japë asaj që të mbajë nën kontroll migrantët; shtetasit turq të udhëtojnë pa viza për në BE; të përshpejtohet procedura për aderimin e Turqisë në BE. Kërkesa në qoftë se nuk pranohen në këtë pamje, Brukseli do të bjerë në gjunjë.
Ankaraja pohon, se në kampet në territorin e saj ka mbi dy milionë migrantë nga Siria. Askush nuk mund të kontrollojë numrin e tyre të saktë. Por nëse BE nuk merret vesh me Ankara dhe Turqia fillon t’i transportojë migrantët me autobusë në kufirin me Bullgarinë, siç kishte kërcënuar, vështirë mund të thuhet për sa kohë gardhet, pajisjet, policët dhe ushtarakët do t’i rezistojnë valës.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..