Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rekord i investimeve të drejtpërdrejta të huaja në Bullgari

Foto: arkiv

Vitin e kaluar investimet e drejtpërdrejta të huaja në Bullgari shënuan një rekord gjashtëvjeçar. Niveli nga 1.575 miliard euro investime të huaja u arrit që nga viti 2009 e deri tashti. Sipas shefit të Agjencisë Bullgare të Investimeve Stamen Janev kjo i detyrohet kryesisht qëndrueshmërisë politike dhe ekonomisë, e cila shënoi një rritje nga 3 për qind gjatë vitit 2015. Si rezultat i këtij stabiliteti vendi evitoi të gjitha krizat politike dhe sociale.

Pak ose shumë janë një miliard e gjysmë euro të investuara në ekonominë bullgare gjatë vitit të kaluar? Në sfondin e investimeve nga 9 miliard euro në “ballonin e ndërtimit” në vitin 2007, kjo shumë duket e vogël. Në kontekstin e produktit të brendshëm bruto, i cili tejkalon 45 miliard euro, ato investime të huaja gjithashtu nuk janë të mëdha dhe nuk mund t’i japin një shtytje të madhe ekonomisë. Sidoqoftë, evidentohet një rekord gjashtëvjeçar dhe në se kjo do të kthehet në një tendencë, ajo është inkurajuese.

Rëndësia e investimeve të drejtpërdrejta të huaja në Bullgari bëhet më e qartë pasi evidentohet, se ekonomia bullgare është pak e kapitalizuar. Kjo do të thotë, se kapitalet vendore nuk janë mjaftë për investime të rëndësishme. Kështu që në këtë drejtim duhet t’u shpresohet investimeve të drejtpërdrejta të huajadhe fondeve evropiane. Përsa iu përket absorbimit të subvencionimeve evropiane Bullgaria shënoi rezultate relativisht të mira vitin e kaluar, duke përvetësuar më se 90 për qind nga mjetet e destinuara për të nga fondet e kohezionit.

Ka edhe një aspekt tjetër i rëndësishëm, kur flasim për investimet e drejtpërdrejta të huaja dhe kjo ka të bëjë me sektorët dhe degët, ku investohen ato para. Një gjë është kur investohen në biznese me vlerë të ulët të shtuar me të ardhme të paqartë dhe me pozita të pasigurta tregtare. Mirëpo një gjë tjetër është kur paratë investohen në prodhime dhe sektorë rentabël të teknologjive të larta. Në këtë rast pranë efektit direkt nën formën e rritjes së produktit të brendshëm bruto dhe krijimit të vendeve të reja të punës, duhet të shtohen edhe efektet e tërthorta, të cilët i shoqërojnë prodhimet e tilla moderne. Në rastin konkret lidhur me investimet e mëdha të drejtpërdrejta të huaja në Bullgari gjatë vitit të kaluar bëhet fjalë pikërisht për investime të tilla. Të dhënat tregojnë, se më shumë para u investuan në industrinë e ndërtimit të makinave dhe të automobilave, teknologjitë e larta, autsorsingun e proceseve biznes. 

Ekspertët mendojnë, se tendenca pozitive nga viti i kaluar do të ruhet edhe gjatë vitit 2016. Nga Agjencia Bullgare e Investimeve njoftojnë se aktualisht punojnë mbi certifikimin e 14 projekteve të reja, të cilët dy-tre vitet e ardhshme do t’i sjellin Bullgarisë 200 milion euro dhe vende të reja të punës. Këtu përfshihet edhe interesi tashmë i shfaqur i huaj ndaj bujqësisë ekologjike bullgare dhe industrisë organike ushqimore bullgare, turizmit mjekësor dhe SPA fusha në të cilat Bullgaria ka pak konkurrues në Evropë. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse investimet e drejtpërdrejta në Bullgari janë kryesisht evropiane. Ka mundësi, që në kohë të afërte në këtë grup të hyjnë edhe kinezët, të cilët tashmë ndërtuan uzinën e parë automobilistike në Bullgarinë moderne.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Filip Kupfer

Kompanitë austriake në Bullgari presin një klimë të qëndrueshme biznesi në vitin 2025

Shumica e kompanive austriake që kanë investuar në Bullgari presin që klima ekonomike në vend të mbetet e qëndrueshme (54%) ose të përmirësohet (13%) gjatë 12 muajve të ardhshëm.Këtë e tregoi “Anketa tradicionale e investitorëve austriakë në..

botuar më 25-01-21 3.47.MD

Inflacioni nga viti 2021 deri më tani është 29.9%, për bukën - 43.3%

Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të konsumit) gjatë katër viteve të fundit (nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani) është saktësisht..

botuar më 25-01-19 12.15.MD

Bullgaria mbuloi standardin e Eurozonës për inflacionin në vitin 2024

Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..

botuar më 25-01-16 5.45.PD