Ka fshatra dhe mëhalla në rajonin e malit Rodope ku koha sikur ka mbetur. Edhe njerëzit janë të ndryshëm – jetojnë në përnderim ndaj natyrës dhe shpresojnë se ajo të jetë e mëshirshme ndaj tyre. Ata kanë të përditshme modeste, por kanë edhe shpirt.
Drejt këtyre njerëzve në malin e Rodopeve shumë shpejtë do të niset një bibliotekë mobile. Ajo do të frekuentojë vendbanimet e largëta, ku nuk ka salla publike leximesh. Ideja për këtë bibliotekë mobile i përket të riut Aleksandër Karaxhov.
“Kam dëshirë të startojmë “udhëtimin” në ditën e Shën Gjergjit, sepse kjo është ditë e bukur – pranverore dhe simbolike – thotë Aleksandri. Deri atëherë duhet të blihet dhe të përshtaten për nevojat e lexuesve një karavan, brenda të vendosen rafte me libra, si dhe të veçohet një kënd leximi, që njerëzit të mund të lexojnë në vend dhe të mund të marrin libra.”
Libra të rinj nga tregu, si dhe libra të klasikëve bullgarë do të ketë në sallën mobile të leximit. Aleksandër Karaxhovi shpreson, se shtëpitë e mëdha të botimit mund t’u përgjigjen kërkesës së tij për ndihmë. Qytetarët gjithashtu mund të dhurojnë libra.
Njeriu i ri nga mali i Rodopeve thjesht do që t’i bëjë njerëzit të lumtur me ndihmën e botës magjike të librave. A mos radhitemi ndër njerëzit më të palumtur në botë, sepse nuk lexojmë mjaft libra?
“Supozoj, se ky mund të jetë njeri prej shkaqeve, por kjo nuk lidhet me mosdëshirën e njerëzve të lexojnë. Ka mjaft fshatra dhe komuna të vogla, në të cilat nuk ka biblioteka publike. Ka dhe njerëz me mundësi të kufizuara ekonomike të cilët nuk mund të blejnë libra dhe unë besoj, se ky fakt i ka bërë gjatë viteve më pak të lumtur” – është i bindur Aleksandri.
Që të shkojë tek më shumë njerëz biblioteka mobile së pari do të bëjë një vizitë nëpër tërë Bullgarinë – më saktë nëpër kufijtë e saj. Duke u nisur nga malet e Rodopeve në perëndim, ajo do të kalojë afër Maqedonisë, Serbisë, nëpër rrjedhën e lumit Danub dhe nëpër tërë vijën e bregut të Detit të Zi dhe do të përfundojë në pikën e nisjes. Kjo nismë do të realizohet vetëm kundrejt 3 mijë dollarëve, aq janë të nevojshme për blerjen dhe pajisjen e karavanit. Me gjithë se deri tani janë dhuruar vetë 13 % prej tyre, ideja gëzon popullaritet të madh dhe Aleksandri është optimist, se do të arrijë të mbledhë shumën e nevojshme.
Çfarëdo qofsh të bëjë ai është në lidhje të pandashme me malin – ku “Toka dhe Kozmosi kanë lidhje të drejtpërdrejtë komunikimi”.
“Nuk mund të shpjegoj lidhjen time me malin e Rodopeve, vetëm unë e kuptoj dhe e përjetoj – flet me admirim Aleksandri. Këtu është i vetmi vend në botë, ku energjia ime dhe ajo e mjedisit përreth janë në harmoni të plotë. E shpjegoj këtë ndjesi me historinë mijëvjeçare të malit të shenjtë, siç e quajnë disa. Shumë popuj kanë kaluar përmes tij, shumë kultura, shumë energji dhe e gjithë kjo ndihmon për karizmën e këtij vendi të mrekullueshëm. Gjëja e pare që më ka bërë përshtypje tek njerëzit që jetojnë këtu, është se ata kanë ruajtur autencitetin e vet. Nuk ka kam parë njerëz të tjerë aq të pastër, aq të natyrshëm dhe të sinqertë”.
Aleksandër Karaxhov bën pjesë në shoqatën “Bullgaria e harruar”, e cila e ka vënë vetes si qëllim të zbulojë dhe të popullarizojë këndet e mrekullueshme, pak të njohura të atdheut tonë. Shpesh herë ai është ciceron nëpër malin ose thjesht zbulon itinerare të reja. Kur kthehet, në blogun e vet përshkruan në mënyre tërheqëse jo vetëm bukurinë e Bullgarisë, por edhe fatet e njerëzve me të cilët është takuar. Atij i pëlqen rreziku dhe për shkak të guximit të tij është shpallur “Vullnetari i vitit” nga bashkia e qytetit Smoljan.
“Është një përjetim i veçantë, kur shoh në sytë e njerëzve të cilët i kam ndihmuar, kjo më stimulon dhe të vazhdoj. Gjatë aksionit nga herë njeriu e harron vetveten, por pas kësaj kënaqësia është e madhe, sepse e kupton, se nuk jetosh vetëm për vetveten, por me veprimet e veta ndihmosh edhe jetën e njerëzve përreth.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: arkiv personal
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..