Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plani Junker fiton popullaritet të madh në Bullgari

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Gjatë vitit 2016 ekonomia evropiane filloi të rimëkëmbet pas krizës së madhe financiare gjatë vitit 2008. Pavarësisht nga kjo procesi i rimëkëmbjes ende nuk është në nivelin e dëshiruar, deklaroi udhëheqësi i Përfaqësisë së KE në Bullgari Ognjan Zllatev gjatë prezantimit në Sofje të planit të investimeve në BE, të njohur si Plani Junker.

“Ky plan ofron qëndrim sistematik për zgjidhjen e problemit me rritjen e ekonomisë evropiane – deklaroi Ognjan Zllatev. – Mungesa e shpërndarjes paraprake regjionale të financimit supozon, se më mirë do të përfitojnë ata që janë më aktivë dhe më të aftë në ofrimin e projekteve të mira. Ja për se KE bashkon përpjekjet e tij me grupin e Bankës Evropiane të Investimeve dhe me qeverinë bullgare për të ndihmuar sektorin bullgar shtetëror dhe privat dhe për t’u ofruar atij kushtet më të mira për përfitim nga plani.”

Sipas fjalëve të Zëv/ministrit të Financave Karina Karaivanova, qëllimi kryesor i Planit evropian të investimeve është të mobilizojë dhe të aktivizojë investimet në sektorin privat:

“Ai është krijuar me këtë qëllim, sepse pas krizës së fundit financiare dhe të borxheve në Evropë sektori publik ka nevojë të konsolidohet dhe të pakësojë përmasat e borxheve dhe deficitit. Investimet publike ulen, që i detyrohet respektimit të Paktit për stabilitet dhe rritje. Kjo natyrshëm çon në stimulimin e investimeve në sektorin privat.”

Në lidhje me këtë janë identifikuar tre pengesa. E para është, se projektet që ekzistojnë dhe kanë nevojë për financim përmbajnë rrezik më të madh se ai që  investitorët mund të marrin përsipër. Pengesa e dytë është aksesi i vështirësuar te financimi dhe në vend të tretë këto janë pengesat administrative. Në praktikë Plani Junker është përshtatur me problemet kryesore që qëndrojnë para investitorëve.

Plani evropian i investimeve është strukturuar në tre shtylla. Shtylla e parë është Fondi evropian për investime strategjike, i cili formohet mbi bazën e garancisë, që jepet nga KE. Resurset sigurohen nga BE dhe nga Banka Evropiane e Investimeve dhe është në masë 21 mlrd euro. Qëllimi është të mobilizohen suplementarisht mbi 315 mlrd euro investime private, të cilat të angazhohen në projekte të reja. Deri tani janë miratuar projekte në 22 shtete, përfshi Bullgarinë. Shtylla e dytë përfshin ndërtimin e Qendrës evropiane të konsultimeve (European Investment Advisory Hub) dhe të Portalit evropian për projektet investuese (European Investment Project Portal).

“Ideja kryesore e Qendrës evropiane të konsultimeve është të ndihmojë sipërmarrësit e ndryshëm në përgatitjen e  projekteve të tyre teknike kështu që ata të mund të realizohen shpejtë dhe me cilësi. Qendra evropiane e konsultimeve  u ofron sipërmarrësve shërbime konsulente lidhur me strukturimin, menaxhimin dhe financimin e projekteve – deklaroi Vasill Georgievi – ekonomist i vjetër në Drejtorinë e Përgjithshme “Çështje ekonomike dhe financiare” pranë KE.

Shtylla e tretë e Planit Junker është lidhur me adresimin e pengesave para investimeve dhe krijimin e kartës së rrugës për zhdukjen e rregullave specifike në sektorët e veçantë që u pengojnë investitorëve.

Banka Bullgare për Zhvillim u përfshi në iniciativë dhe është gati të ofrojë resurse për bashkëfinancim të projekteve të miratuara nga Fondi evropian për  investime strategjike në masë prej 100 mln eurosh. Në sajtin e saj Ministria e Financave ofron informacion të plotë për Planin Junker. Ministria e Financave angazhohet të mbledhë edhe projekte të papërfunduara dhe t’i lidhë me Bankën Bullgare për Zhvillim, e cila mbi bazën e memorandumit të nënshkruar me Bankën Evropiane të Investimeve , do të vlerësojë cilat janë shanset e një projekti për të marrë financim në kuadrin e Fondit evropian për investime strategjike.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD
Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD