Në qoftë se duam një diversifikim energjetik, të gërshetuar me kujdes për mjedisin rrethues dhe luftën me ngrohjen globale, duhet të pakësojmë varësinë e vet nga nafta. Në vendet e zhvilluara industriale, përfshi Kinën, Indinë dhe Japoninë, një instrument i tillë është mobiliteti elektrik. Në Evropë shteti më i përparuar në këtë drejtim është Norvegjia, e cila ka bërë zgjedhjen e vet, pavarësisht se është prodhuesi më i madh i naftës në kontinentin e Vjetër. Formula klasike e subvencionimit të mobilitetit elektrik është rishpërndarja e mjeteve, të cilat vijnë nga taksat mbi automobilat konvencionale. Por në Bullgari ato janë mjaft të ulëta, që të mund të sigurojnë një buxhet të mirë. Martin Zaimov është bullgari i parë i cili ka regjistruar një elektromobil të blerë në Bullgari. Ai është një anëtar aktiv i kllësterit Industrial për elektromobile dhe të Asociacionit Bullgar Mjete Elektrike të Transportit.
Derisa konsumatorët individualë dhe biznesi e ndërmarrin këtë kulturë të re të transportit?
“Në biznes ka një inerci shumë të madhe, sepse kompanitë e mëdha nuk mund lehtë të përshtaten dhe të ndryshojnë funksionet e veta. Pengesa më e madhe për elektromobilitetin sot janë prodhuesit e mëdhenj dhe distributorë të automobilave konvencionale. Ata kanë një biznes model me mijëra kompani, të cilët furnizojnë pjesë këmbimi. Kanë një sistem të ndërlikuar shumëvjeçar të dizajnit dhe të konstruktimit, distribucion dhe komercializim, si dhe të financimit.”
Për Martin Zaimovin sfida bazë është në ndryshimin e veseve:
“Ka firma të cilat e kanë zëvendësuar parkun e automobilave me elektromobile me iniciativë të vet personale dhe pa stimuj. Dhe që të gjithë janë shumë të kënaqur – që nga prodhuesi deri tek konsumatori. Ngasja e një automobili të tillë është një kënaqësi e madhe në krahasim me mënyrën konvencionale. Vetëm në qoftë se nuk je njeri i ri, i cili do që të ngrejë shumë zhurmë dhe të bëjë përshtypje me motorin e vet i cili bën një zhurmë të tepërt.”
Në qoftë se ndonjë duhet të japë shembull në përdorimin e mjeteve elektrike të transportit, këto janë shteti dhe bashkia. E dimë se në vazhdim të një viti në Bashkinë Sofja qarkullon një autobus elektrik të një firme bullgaro-izraelite, të prodhuar në Kinë. Modeli është shumë i ri, ushqehet jo nga bateritë, por nga kondensatorë. Ato kanë një kapacitet të mjaftueshëm, që të mbeten autonom midis dy stacioneve të fundit, ku ka pajisje ushqyese. Kondensatorët mbushen në kuadrin e 2-3 minutave, derisa tek bateritë elektrike ky proces është shumë më i gjatë. Kompania tanimë ka një klient – Bashkia e Beogradit, e cila porositi në radhë të parë pesë autobusë elektrikë.
Shpresojmë që së shpejti këtë ta bëjnë dhe bashkitë bullgare, me qenë se akoma nuk ka asnjë vijë të qytetit të pajisur krejtësisht me autobus elektrik. Aktualisht disa bashki: Sofja, Plovdiv, Gabrovo dhe Veliko Tërnovo tregojnë interes drejt modeleve me bateri ose kondensatorë. Po zhvillohen debate se deri në çfarë shkalle stimujt nën formën e subvencioneve shtetërore duhet të jenë vendimtare. Martin Zaimov e përkrahë modelin gjerman: rregullime shtetërore dhe bashkiake, pa subvencione direkte.
“Subvencioni është i keq në bazë të dy shkaqeve. Fillimisht – ngarkon të gjithë taksapaguesit me diçka, e cila do të përdoret vetëm nga një numër i caktuar qytetarësh. Dhe së dyti – kur krijohet biznes mbi bazën e subvencionit, ai shumë vështirë shkëputet prej tij, sepse e gjithë logjika fillon të bazohet mbi marrjen e tij, me fjalë të tjera i gjithë procesi është jo stabil dhe i varur nga shteti.”
Cilat janë praktikat e mira, të cilat shumë shpejt mund t’i përvetësojmë?
Sipas Martin Zaimovit, duhet të marrim shembull nga sistemi “Autolib” në Paris, Nica dhe Lion. Bashkitë ofrojnë elektromobile, të përdorura në distanca të shkurtra. Kuptohet se një projekt i tillë kërkon logjistikë, infrastruktura për një ushqim elektrik dhe stacione, ku automobili kalon nga një dorë në tjetrën.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: BGNES dhe emic-bg.org
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..