Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkeologët bullgarë me 401 hulumtime gjatë vitit 2015

БНР Новини

Më 11 shkurt në Institutin Kombëtar të Arkeologjisë me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave u hap ekspozita “Arkeologjia bullgare 2015”. Ajo rregullohet herën e nëntë me radhë, që të prezantojë zbulimet më interesante nga viti i kaluar. 401 janë gërmimet arkeologjike në terren gjatë vitit në fjalë. “Kemi mjaftë punë, të cilën e realizojmë shumë mirë – tha drejtori i Institutit docent doktor Ljudmill Vagalinski. – Zbulimet tona prezantohen në 24 vitrina. Në fotografi janë të paraqitura përafërsisht 50 objekte. Të gjitha këto japin një përfytyrim të qartë për studimet tona.”

401 nuk janë vetëm gërmimet arkeologjike. Në këtë numër hyjnë edhe kërkimet në terren dhe lokalizimi i objekteve. Gërmimet në territorin e vendit janë më se 300. Për ekspozitë 15 muze siguruan zbulimet e arkeologëve bullgarë të depozituara në ta. Do t’ju tregojmë për gërmimet në sheshin “Shenj Nedelja” në qendrën e kryeqytetit. Udhëheqëse e hulumtimeve është krye asistentja doktoreshë Vesellka Kacarova: “Objekti është me përmasa të mëdha dhe arritëm të bëjmë zbulime të shumta edhe të papritura, mund të them. Në Sofje gërmimet arkeogjike datojnë më se 100 vjet. Ishte interesante, se si rezultat i studimeve të gërmimeve kishte një hipotezë, se nën sheshin e sotëm “Shën Nedelja” shtrihej sheshi i qytetit të dikurshëm romak Serdika. Që në fillim të gërmimeve doli, se hipotezat arkeologjike ngandonjëherë nuk vërtetohen. Rrënojat e gërmuara dëshmuan për ekzistencën e dy godinave dhe një rrugë. Kështu u hoq mundësia, që në këtë vend të kishte shesh. Duke hulumtuar godinat zbuluam një enë prej balte me afro 3 mijë monedha të argjendta nga Epoka Romake. Të gjitha faktet treguan, se ato monedha ishin të grumbulluara në vazhdim të më se 200 viteve. Monedha më e hershme i përkiste perandorit Neron, domethënë daton nga mesi i shekullit të parë. Monedhat më të vonshme ishin nga vitet 20-të të shekullit të tretë. Ky ishte një zbulim tepër interesant, më i madhi gjetur deri tashti gjatë gërmimeve në Sofje.”

Në afërsi të drejtpërdrejtë të monedhave në ekspozitë mund të shihen ena të bukura dhe origjinale. Për to Vesellka Kacarova tregon:

“Enët e rregulluara në vitrinat pranë thesarit të monedhave datojnë nga periudha të ndryshme. Shumica prej tyre janë të punuara në shekujt XV – XVII, kur godinat antike pothuajse u shembën. Pikërisht mbi rrënojat e tyre u ndërtua Sofja në kohën para Çlirimit të vendit nga robëria turke. Në ekspozitë prezantojmë enët më mirë të ruajtura. Ato tregojnë një nivel shumë të lartë të zhvillimit të popullsisë. Ato janë sende mjaftë të shtrenjta të punuara prej qeramike. Enët e zbukuruara me tulipanë janë në një stil tepër karakteristik për qeramikën turke të destinuar për trapezën e sulltanit. Krahas kësaj kupat prej qelqi janë të importuara ndoshta nga Evropa Perëndimore. Të gjitha ato fakte dëshmojnë për gjendjen e mirë materiale të banorëve të Sofjes në atë epokë.”

Tani për tani arkeologët hulumtuan vetëm pjesa të vogla nga territori nën sheshin “Shenj Nedelja”. Punimet financohen nga Bashkia e Kryeqytetit në kuadrin e Programit “Kulturë”. Gërmimet paraprijnë një vizion të ri të këtij rajoni të Sofjes. “Ka tendencë, për rindërtimin e tërësishëm të këtij sheshi në vitet e afërta” – theksoi në përfundim zonja Vesellka Kacarova.

СнимкаNdërsa ne do të vazhdojmë t’ju tregojmë për zbulimet e arkeologëve bullgarë jo vetëm në Sofje, por dhe në mbarë vendin.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A e dini se çfarë është një "fillton"?

Në vitin 2009, bashkatdhetari ynë Anton Orush solli koleksionin e tij kushtuar teknologjisë bullgare. Ndër eksponatet në të ka televizorë, radio, pajisje kuzhine, kompjutera, telefona, pajisje për lëshim faturash etj. Gradualisht, ky pasion i tij e shtyu..

botuar më 24-07-20 10.30.PD
Monumenti i Vasill Levskit në Karllovo

Bullgaria shënon 187 vjetorin e lindjes së Apostullit të Lirisë - Vasill Levski

Vetëmohimi, ndershmëria, trimëria dhe besimi në të drejtën e lirisë kombëtare dhe në një jetë të denjë. E gjithë kjo personifikon një nga heronjtë më të dashur kombëtar bullgar - Vasill Levski . Më 18 korrik të këtij viti Bullgaria shënon 187 vjet..

botuar më 24-07-18 6.35.PD
Teodora Dimova

Biseda për të kaluarën komuniste po bëhet gjithnjë e më e domosdoshme për të mbrojtur fëmijët tanë

Bullgaria vazhdon të jetë i vetmi vend europian që nuk ka memorial për viktimat e regjimeve totalitare. Ky fakt i turpshëm, që shënoi statusin modern të shoqërisë sonë si një ulçerë e pashëruar prej kohësh, u kujtua edhe këtë vit më 1 qershor, kur qindra..

botuar më 24-07-17 7.30.PD