Po mbushen 143 vjet nga vdekja tragjike e Vasill Levskit – heroit më të dashur të Bullgarisë, ideologut dhe organizatorit të revolucionit tonë kombëtar për çlirimin nga zgjedha osmane. Me këtë rast në Sofje u hap një ekspozitë – vepër e Galerisë Kombëtare “Pallati” dhe e Komitetit Mbarëbullgar “Vasill Levski”. Me titullin “Apostulli dhe koha e tij në syrin e piktorëve bullgarë” ekspozita paraqet mbi 80 vepra artistike dhe 40 dokumente të lidhura me imazhin, jetën dhe veprën e Apostullit të Lirisë. Ato do të mbeten në pallat deri më 20 mars. Një pjesë e madhe prej tyre paraqiten për herë të parë para publikut të gjerë. Bëhet fjalë kryesisht për piktura të mëdha të koleksionit të galerisë, të cilat rikrijojnë skena të jetës së bullgarëve gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XIX. Janë përfshirë gjithashtu vepra grafike dhe skulptura të figurave të lidhura me jetën e Levskit.
“Ekspozita paraqet një panoramë të gjerë prej imazhesh artistike të Apostullit dhe njëkohësisht na njeh me punën e krijuesve bullgarë të brezave të ndryshëm dhe të sistemeve politike, të cilat janë interesuar për personalitetin dhe veprën e tij, që ka të bëjë me krijimin e komiteteve sekrete revolucionare nëpër trojet bullgare – na tregon kuratorja Zhanet Miteva. – Piktori më i moshuar, vepra e të cilit janë ekspozuar në galeri, është Marin Goleminov Ustagenov. Ai ka lindur në Ruse në vitin 1872 dhe është ndër piktorët e parë, të cilët kanë mbaruar Shkollën e porsakrijuar për Pikturim, shkollë kjo e cila më vonë u bë Akademia e parë Kombëtare e Arteve Figurative. Pjesëmarrësi më i ri në ekspozitë është përfshirë me një vepër të tij – një skulpturë, dhe është nga Gjimnazi i Arteve Figurative në Plovdiv “Canko Lllavrenov”. Ky është Llazar Mitev. Ai ka lindur në vitin 1996.”
Theksi i ekspozitës është vepra e akademikut Deçko Uzunov “Gjerdani i pavdekshmërisë” nga viti 1973. Ndër autorët dallohet Marin Georgiev Ustagenov, i cili ia ka kushtuar pjesën më të madhe të krijimtarisë së tij epokës para çlirimit dhe imazhit të Levskit. Piktura e tij “Krijimi i Komitetit Sekret revolucionar në krahinën e Sofjes” paraqitet për herë të parë para publikut. Shumë interesante është krijimtaria e piktorëve bashkëkohorë. Ndër ta janë profesori në Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative Pllamen Vëllçev dhe Vasill Goranov, një emër i njohur në rrethet kulturore evropiane. Një portret të Vasill Levskit ka pikturuar edhe piktori i ri Rosen Rajçev, i cili që prej vitesh banon dhe punon në SHBA. Piktura e tij iu dhurua në vitin 2010 Presidencës së Bullgarisë dhe tani në saje të kësaj ekspozite mund të shihet nga më shumë njerëz. Me sa imazhi i Apostullit është ndikuar nga koha dhe arti?
“Në kohën e piktorëve të parë shkenca historike nuk ishte zhvilluar kaq mirë dhe atëherë ata ndikoheshin nga ndjenja e tyre personale ndaj Levskit dhe kohës së tij. Pas kësaj u zbuluan fakte të reja, u krijua letërsi dhe studime historike. Përshtypja ime është se të gjithë piktorët, pavarësisht nga brezi i tyre, gjatë shekullit të XX kanë studiuar me vëmendje të madhe letërsinë dhe memoaret ekzistuese. Ndërsa shtatë fotografitë e ruajtura të Levskit japin mundësi për interpretime artistike. Sigurisht që çdo një krijues e zhvillon imazhin e Levskit nga pikëpamja e vet, por në të gjitha rastet kërkohet afërsia fizike me Vasill Levskin. Disa krijues e paraqitin në portrete zyrtare, disa të tjerë duke krijuar një komiteti sekret revolucionar, në fakt kjo është tema e dashur e piktorëve bullgarë. Disa vepra të tjera paraqitin skena të jetës së përditshme të bullgarëve në atë kohë, pamje tipike të Sofjes. Për shembull, në një prej pikturave është paraqitur kisha “Shën Sofja”, në rrënoja, ashtu siç e ka parë Levski duke shkuar te trekëmbëshi.”
“Një pjesë prej tablove në ekspozitë i përkasin Hristo Nejkovit – tregon Zhanet Miteva. – Ato janë nga dy libra për fëmijë për Vasill Levskin. Njëra është “Apostulli në fatkeqësi” sipas tregimit të njohur të Ivan Vazovit. Tjetra është e Serafim Severnjakut – “Unë jam Levski”. Këta libra janë lexuar nga shumë fëmijë bullgarë, por tani për herë të parë paraqitim ilustrimet e tyre origjinale. Ka gjithashtu fotografi origjinale të ndihmësve të Levskit, si edhe dy fotografi të tij, të cilat mund të shihen shumë rrallë nga publiku, sepse aksesi tek ato është shumë i kufizuar madje për specialistët. Ne kemi mundësi t’i paraqitim në saje të koleksionit privat të Aleksandër Aleksievit.”
Ekspozita u shoqërua edhe me një miniaturë teatrale të regjisorit Asen Shopov “Marrja në pyetje e Vasill Levskit” para komisionit hetimor kombëtar në Sofje”. Miniatura u paraqit ndër pikturat dhe dokumentet gjatë dy weekendeve pas hapjes së ekspozitës. Roli i Apostullit u luajt nga Veselin Pllaçkov, i cili vitin e kaluar u mishërua në Levski në filmin e Maksim Gençevit “Dhjaku Levski”.
“Spektakli teatror rimëkëmb marrjen në pyetje të Levskit, të zhvilluar në Konakun e Sofjes. Në këtë vend më vonë u ngrit Pallati Mbretëror, kurse sot këtu ndodhet Galeria Kombëtare “Pallati”. Shpirti i Apostullit vazhdon të jetë i pranishëm në ndonjë mënyrë në këto hapësira edhe sot e kësaj dite” – na shpjegon Zhanet Miteva.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..