Çfarë është ngjyra e dimrit? Kryesisht e bardhë. Pavarësisht se këto ditët e fundit temperaturat jashtë janë pranverore. Ende ka dëborë në mal dhe ende nuk është vonë për të pasur dëborë. Le të mos harrojmë se është shkurt. Me titullin “E bardë: Dimri në koleksionin e Galerisë Kombëtare “Pallati” është radhitur një ekspozitë e piktorëve bullgarë, kushtuar stinës më të ftohtë. Mbi 50 janë pikturat e grumbulluara në ekspozitë. Piktura e paraqitur më herët është e Asen Bellkovskit – që nga viti 1899, kurse ajo më e vonshme – e Nikolla Nikollovit nga viti 1985. Le të shënojmë se një pjesë e veprave janë paraqitur shumë rrallë.
Çfarë është sfida për të krijuar veprën e vet duke përdorur të bardhën si ngjyrë kryesore – e pyetëm Kirill Vasilevin – kryekuratorin e galerisë:
“Duhet të themi se kjo është një detyrë shumë e vështirë. Është lehtë të krijosh një pikturë, duke i përdorur të gjitha ngjyrat dhe është vështirë, kur duhet të pikturosh një vepër, duke e përdorur vetëm të bardhën si ngjyrë kryesore. Kjo me të vërtetë kërkon një delikatesë prej nuancash, sepse gjithmonë ekziston rreziku nga krijimi i një vepre të mërzitur. Është me rëndësi të ketë ndjenjë dinamike dhe shumëllojshmërie, megjithë mospërdorimin e të gjitha ngjyrave. Kjo është detyra e çdo një piktori, i cili e përdor të bardhen. Kuptohet që në këtë rast bëhet fjalë kryesisht për pamje dimërore. Kemi treguar veprat e piktorëve nga fundi i shekullit të XIX dhe nga fillimi i shekullit të XX deri në mes të viteve 80 të shekullit të kaluar. Në ekspozitë ka vepra të disa prej piktorëve tanë më të mëdhenj – Jarosllav Veshin, Josif Piter, Vasill Stoillov, Nikolla Petrov, Zllatju Bojaxhiev. Veprat më të vonshme janë të Dimitër Hinkovit dhe të Millko Bozhkovit.”
Sipas Kirill Vasilevit, në dallim të ngjyrave të shumta të stinëve të tjera, pejzazhi dimëror na jep mundësi për njëfarë përgjithësimi të formave, duke i pastruar kufijtë mes tyre. Kjo u jep mundësi piktorëve për të arritur një kushtëzim më të madh në krijimin e motiveve.
“Në dimër, po të ketë kontraste, këto janë kontrastet midis së bardhës dhe së zezës. Në këta kufij ti duhet të paraqesësh tërë shumëllojshmërinë e nuancave të përdorura. Sigurisht që subjektet dimërore nuk janë thjeshtë një detyrë formale. Ka një reaksion specifik ndaj pamjes, stinës, ngjyrës – ndaj të gjitha këtyre gjërave, që provokon pylli pa gjethe, figurat e vetmuara etj. Kështu qe, kuptohet, kjo është sa një studim i formave, ashtu edhe një provë që nëpërmjet pejzazhit të shprehen gjendje të veçanta emocionale.”
Ndër të tjera, në historinë e artit tonë nuk janë shumë piktorët, të cilët tregojnë një interes të veçantë ndaj dimrit, ose ndaj së bardhës si një ngjyrë kryesore. Stinët e dashura të piktorëve tanë janë pranvera, dhe sidomos vjeshta, ku vëzhgohet një eksplozion i ngjyrave të ngrohta. “Piktorët bullgarë në përgjithësi i duan ngjyrat e ngrohta dhe të theksuara. Në të vërtetë janë shumë pak ata, si Asen Bellkovski, i cili ka një seri të tërësishme prej pejzazhesh dimërore, ose si Atanas Mihov. Me të vërtetë, vetëm dy, ose tre janë ata, të cilët shfaqin interes të posaçëm ndaj pejzazhit dimëror, ndaj së bardhës” – thotë në përfundim Kirill Vasilev.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova
Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..
Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë, transmeton BTA. Midis tyre janë edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Salerno..