Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Daniell Asenov-Tajsëni nga fshati Kukorevo

БНР Новини
Daniell me presidentin e Federatës Bullgare të Boksit Krasimir Ininski.
Foto: bgboxing.org

I thonë Tajsëni nga fshati i qytetit Jamboll Kukorevo, kurse emri i tij i vërtetë është Daniell Asenov. Ai ka lindur më 17 maj 1997. Nofkën ia jep trajneri Mlladen Stalev, i cili në stilin e tij të lojës ndien ndikimin e idhullit të të riut – një legjendë të boksit nga Bruklini Majk Tajsën dhe i paracakton një të ardhme shumë të madhe sportive.

Fillon të stërvitet në boks tek Dimitër Mutafov, krijuesi i klubit sportiv të boksit “Aprilec”, i cili dhe deri tani është trajneri i tij personal. Gjatë vitit 2013 Daniell fiton titullin evropian tek të rinjtë deri më 49 kilogramë në Anapa (Rusi), kurse një vit më vonë e humbet nga britanezi Mohamed Ali dhe mbetet në vendin e dytë. Gjatë vitit 2015 në Kampionatin Evropian të Boksit në qytetin Samokov pason një revansh dhe Tajsëni fiton edhe një titull evropian, por tanimë tek meshkujt, në kategorinë deri më 52 kilogramë, në përleshje me të njëjtin britanik me emrin mjaft respektues Mohamed Ali.

СнимкаDaniell është i zgjedhur për numër 1 tek sportistët e rinj të Bullgarisë për vitin 2015 në anketën e Viasport.bg, zuri vend dhe në dhjetëshen e Artë tek sportistët e mëdhenj. Po kështu krahas me kampionet tonë botërore dhe evropiane në kanotazh Stanilija Stamenova u rendit në Top 10 në pyetësorin e 43 të Agjencisë Telegrafike Bullgare “Sportist i Ballkanit” për vitin 2015 mes agjencive informative kombëtare të vendeve nga regjioni. Tregon se, një rol të madh në formimin e tij në ring ka dhe vëllai i tij më i madh – Katin Asenov, i cili po kështu është boksier – në klubin e boksit “Aprilec” dhe merr pjesë në garat deri më 56 kilogramë.

Pas sukseseve të luanit të ri në ring qëndrojnë shumë punë, mangësi dhe djersë në sallë. Ja sesi kalon dita e Danielit në këtë moment të përgatitjes për turneun e ardhshëm ndërkombëtar “Stranxha” i cili do të zhvillohet nga data 22 deri më 28 shkurt:

“E filloj stërvitjen shumë herët në mëngjes – në orën 8.30. Në qoftë se më flihet shumë nuk ha mëngjes. Për ndryshe ha shumë shpejt dy vezë dhe shkoj të bëj stërvitjen. Pas kësaj nuk kam shumë kohë për pushim dhe nuk ha drekë që të mund të rivendos veten më shpejt. Në orën 14 filloj stërvitjen tjetër, pas së cilës pushoj. Nuk bëj saunë, sepse në periudha, kur pakësoj kilogramë, si tani për turneun “Stranxha” ato më lodhin mjaftë. Në darkë zakonisht ha biftek pule. Pas kësaj shtrihem për të fjetur shumë herët.”

СнимкаJa se çfarë tregon sportisti për këtë, se çfarë pëlqen më shumë në vetvete:

“Unë si tërësi e nëvleftësoj shumë veten dhe gjithmonë mendoj se stërvitem shumë pak. Por, njëkohësisht jap dhe shumë nga vetja. Mendoj se nuk përgatitem mjaftë, por në të njëjtën kohë gjithmonë jam në një formë të mirë.”

Pas një kampi të rëndë të skuadrës kombëtare në Bellmeken, tani Daniell ndodhet në kamp në Sofje. Kohët e fundit skuadra jonë kombëtare është me një trajner të ri të përgjithshëm – kubani Zhoell Soler Arate. Tajsëni tregon se e ka të vështirë akoma të mësohet me stilin e trajnerit të ri, por mundohet të japë maksimumin nga vetja e vet. Mundohet të përvetësojë elemente të reja, por nuk do të harrojë dhe stilin e vjetër, me të cilin ai u bë kampion evropian. Ja se  çfarë tregon posaçërisht për “Radio Bullgarinë” për cilësitë e djalit të ri trajneri Zhoell Arate:

“Prioritetet më të mëdha të Danielit në ring janë reagimi i tij i shpejtë  dhe mjeshtëritë e tij në mbrojtje, sulm dhe kundra sulm. Aktualisht po punojmë mbi përmirësimin e punës së tij me këmbë dhe taktika, truskat e gjëra të tjera, që të mund të përgatitet maksimalisht mirë për kualifikimin për olimpiadën. Daniell është mes djemve me një potencial më të madh për medalje nga Lojërat Olimpike në Rio de Zhaneiro gjatë këtij viti.”

Kur e parashikon Danieli të përfshihet në boksin profesional:

“Për boksin profesional mendoj se jam akoma shumë herët. Aktualisht po përgatitem për kualifikimin në Turqi. Fillimisht do të bëj çdo gjë të mundur që të mund të marrë pjesë në olimpiadën e ardhshme dhe le të shikojmë sesi do të prezantohem aty. Dhe atëherë me trajnerët e mi do të marrim vendim nëse do të bëhem profesionalist ose tani për tani do të mbetem në sportin e amatorëve edhe një cikël tjetër olimpik.”

I urojmë Danielit një sukses në turneun “Stranxha” dhe në kualifikimin për në Rio!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov u kualifikua për çerekfinalet në Nju Jork

Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..

botuar më 24-09-02 12.21.MD
Foto: Ministria e Rinisë dhe Sportit/BTA

Ruzhdi Ruzhdi solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë në Lojërat Paraolimpike në Paris

Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..

botuar më 24-08-31 10.49.PD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov shkon në raundin e tretë të US Open

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov kalon në raundin e tretë të US Open pasi mundi Rinki Hijikata me rezultat 6-1, 6-1, 7-6 (4). Ndeshja zgjati pak më shumë se dy orë e 10 minuta. Në fazën tjetër të kampionatit në SHBA tenisti 33..

botuar më 24-08-29 10.06.PD