Ideja për votë të mosbesimit lindi në radhët e Partisë socialiste gjatë janarit. Në konsultime për mbështetje nga ana e LDL u diskutuan gjithashtu variante për mocion të mosbesimit për shkak të problemeve me sigurinë e brendshme dhe demografinë. Problemet në gjyqësorin, korrupsioni dhe krimi i organizuar, të përfshirë në raportin e fundit të KE për Bullgarinë, nuk ishin ndër opsionet dhe siç duket për depozituesit është me rëndësi që të ketë debat mbi cilëndo qoftë temë. Nga ana tjetër, për një votë të suksesshme të mosbesimit janë të nevojshëm 121 vota, e majta ka 38, LDL – 30.
Edhe nëse ndaj përkrahjes tashmë të sigurte nga ana e dy deputetëve të pavarur, shtohen të tjerë, nuk është realiste që të tejkalohet shifra 121. Depozituesit e dinë këtë shumë mirë, por debatet për votën i intereson edhe në rast të përfundimit negativ. Qëllimi është jo vetëm të cenohet qeveria, por të shihet shpërndarja e forcave në parlament pas tronditjeve të brendshme në LDL, pas tensionit të brendshëm në Bllokun e Reformatorëve, që merr pjesë në qeverisje dhe të testohet shkalla e përkrahjes për pushtetarët nga ana e forcave që nuk janë përfaqësuar në qeverisje si ABV dhe Fronti Patriotik.
Përfundimi negativ që pritet do të konfirmojë traditën e hidhur që tashmë çerek shekull në Bullgari nuk ka votë të suksesshme të mosbesimit dhe ajo përdoret vetëm si instrument për debate dhe jo si mjet ligjor për ndryshime në pushtet. Jo rastësisht Kryeministri demonstroi qetësi dhe komentoi, se “duhet të ketë votë të mosbesimit, është keq kur nuk ka votë të mosbesimit...”Dhe me arsye pasi kabineti i tij i parë përballoi katër kërkesa të PSB dhe të LDL për votë të mosbesimit – gjatë tetorit të 2010 për shkak të politikës në fushën e shëndetësisë, gjatë qershorit të 2011për shkak të mossuksesit të politikës kundër krizës, gjatë korrikut të 2011 për shkak të dështimit të politikës mbi sigurinë e brendshme dhe rendin publik dhe gjatë prillit të 2012 – për shkak të ndërprerjes së projektit për Centralin Atomik “Belene” dhe dështimit të politikës energjetike. Në realitetet e sotme politike për ne mbetet vetëm të shohim - pas dështimit të radhës të kërkesës për votë të mosbesimit kundër qeverisë së tij, Borisovi a nuk do t’i mbetet besnik vetvetes dhe të kërkojë dhe të fitojë, siç ndodhi në janar të 2011, votë të besimit nga parlamenti.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..