Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A u bënë “më të dukshëm” njerëzit me çrregullime në Bullgari

БНР Новини
Foto: BGNES

Gjatë dekadave të fundit në plan ndërkombëtar imponohet vizioni për “çrregullimet” si problem social dhe jo siç konsiderohej deri tani si fenomen mjekësor. Theksi vihet mbi konceptin për përfshirjen e këtyre njerëzve si persona në gjendje të pabarabartë. Ky qëndrim i ri imponoi një riformulim të tërësishëm të politikave dhe programeve, të drejtuara tek integrimi i njerëzve me çrregullime. Minço Korallski prej 10 vjetësh është Kryetar i Agjencisë për njerëzit me çrregullime. Prej tij kërkuam përgjigje disa pyetjeve tona.

Kjo temë duhet të shqyrtohet në shoqëri, sepse numri i njerëzve me çrregullime në Bullgari është rreth 1 milionë.  250 000 prej tyre janë në moshë të aftë për punë. Gjatë 10 vjetëve të fundit shumë gjëra janë ndryshuar. Në vitin 2012 Bullgaria ratifikoi Konventën për njerëzit me çrregullime dhe ky fakt çoi në ndryshimin e tërësishëm të politikës dhe në kalimin e saj nga i ashtuquajturi model mjekësor tek modeli social,  i orientuar tek përfshirja aktive e këtyre njerëzve në jetën sociale dhe ekonomike të vendit. Për nga disa tregues bile Bullgaria zuri vendet e para në Evropë. Ndërtuam një sistem të integruar informativ, i cili mbledh  të dhëna për të gjithë njerëzit me çrregullime në Bullgari. Njëkohësisht u përpilua një strategji  afatgjate e punësimit, integrimit dhe përfshirjes në tregun e punës të këtyre njerëzve – tregon z. Korallski.

Ai i kushtoi vëmendje të veçantë nevojës për kualifikime dhe aftësime. Sipas tij, politika për njerëzit me çrregullime duhet të fillojë nga mosha më e re. Ndarja e “të ndryshmeve”  në kopshtin e fëmijëve, në shkollat, në universitetet dhe në jetë është në bazën e stigmës, e cila çon në këtë se ne vështirë i pranojmë të ndryshmit. Në drejtim të përfshirjes së këtyre njerëzve në tregun e punës , duhet të hiqen  të gjitha pengesat në mjedisin urban  që  ata të mund të lëvizen pa probleme dhe në këtë mënyre t’u përgjigjemi kërkesave  bashkëkohore.  Në Konventën për të drejtat e njerëzve me çrregullime kjo quhet dizajn universal. Edhe një hap tjetër i rëndësishëm. Bullgaria është vendi i parë në Evropë, që ka organizuar panair evropian për ndërmarrje dhe kooperativa të specializuara për njerëzit me çrregullime. Sivjet për herë të katërt do të zhvillohet ky aktivitet i rëndësishëm, i cili do të tregojë, se produktet e prodhuara prej këtyre njerëzve nuk ndryshojnë për nga cilësia nga të tjerët.

Një prej programeve më të mira të Agjencisë për njerëzit me çrregullime është inkurajimi i tyre për nisjen e biznesit me vete – shpjegon Minço Korallski. Suksesi i këtij programi është 95%.  Ai lejon me kapital fillestar prej 10 mijë eurosh, të lëshuar nga Agjencia, të fillohet biznes mbi këtë projekt. Ka raste, kur këto mikro-ndërmarrje kthehen në ndërmarrje të vogla dhe të mesme duke pranuar më shumë punëtorë me çrregullime. Gjatë vitit të kaluar janë financuar 34 projekte për afro 300 mijë euro, ndërsa kandidatët ishin 110. Nga marsi Agjencia për njerëzit me çrregullime  startoi programe të punësimit për 1,85 mln euro, nënvizoi z. Korallski. Vetë ai është me karrocë të  invalidit. E pyetëm, a ka ndryshuar shoqëria qëndrimin e saj ndaj njerëzve me çrregullime.

Shpesh herë kur përpiqem të jetësoj ndonjë ide time ose të organizatave për njerëzit me çrregullime, tentoj të shpjegoj, se ata tashme janë adaptuar ndaj situatës. Për fat të keq, këtij grupi çdo vit i bashkohen nga 30-35 mijë njerëz të rinj me çrregullime. Prandaj, kur propozojmë diçka, le të jetë e qartë, se e bëjmë për të gjithë. Secilit mund t’i  ndodh një fatkeqësi, është mirë njerëzit të mund të shpresojnë në sistemin, në institucionet. Në fakt, politika për njerëzit me çrregullime është politikë e orientuar ndaj vet nesh dhe sa më parë e kuptojmë, aq më shpejtë do të arrijmë të ndërtojmë  atë shoqëri solidare,  që  është shënuar si një postulat bazë në Kushtetutën tonë – tha në përfundim Kryetari i Agjencisë për njerëzit me çrregullime Minço Korallski.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD