Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lajme me adresë ballkanike

NATO-ja po ndërmerr operacion në detin Egje për të përballuar migracionin e paligjshëm

NATO-ja po ndërmerr një operacion të menjëhershëm kundra migracionit të paligjshëm dhe veprimtarinë e trafikantëve në detin Egje. Këtë e njoftoi në konferencën e shtypit sekretari i përgjithshëm i paktit Jens Stolltenberg. Ai saktësoi se, këto veprime po ndërmerren me kërkesë të Gjermanisë, Greqisë dhe Turqisë. Aktualisht në rajon gjenden trupat ushtarako-detare të NATO-s nën komandën gjermane. Detyra e tyre e dorës së parë është grumbullimi i të dhënave hetuese. Ekipet ushtarako-detare të NATO-s do të punojnë në një lidhje të ngushtë me autoritetet kombëtare, si dhe me zyrën kufitare evropiane Fronteks.

Erdogan: Turqia mund të hapë kufijtë e vet për kalimin e refugjatëve sirian në Evropë

Durimi i Turqisë në lidhje me krizën në Siri mund të shter dhe ajo të jetë e detyruar të ndërmarrë veprime, deklaroi presidenti Rexhep Edogan. Ai i drejtoi apel OKB-së të ndërmarr veprime, që të evitoi atë, të cilën ai e përcaktoi si një spastrim etnik. Presidenti e akuzoi organizatën botërore në një mungesë të sinqeritetit me apelet e veta ndaj Ankarasë të bëjë më tepër, që të mund të ndihmojë refugjatët, në vend të ndërmarrë veprime për ndalimin e gjakderdhjes në territorin sirian. Sipas presidentit turk kriza nuk mund të zgjidhet pa krijimin e zonave për siguri, kurse përveç kësaj këto duhet të jenë mënyra të kërkuara që sirianët të mbahen në atdheun e tyre. Erdogan kërcënoi akoma se, mund të hapë kufijtë e vendit drejt Evropës dhe të lëshojë  refugjatët aty.

Partia e presidentit rumun paraqiti projekt për bashkim me Moldavinë

Partia nacional-liberale, lider i së cilës deri në zgjedhjen e tij për president qe, Kllaus Johanis, paraqiti një projekt, i cili ka për qëllim bashkimin me Moldavinë. Dokumenti i quajtur  “Moldavia-prioritet i politikës të Rumanisë” është në përkrahje të synimeve integruese evropiane të Moldavisë. Në tekstin e iniciativës janë vënë në dukje hapat për bashkimin e ekonomive, politikave sociale, infrastrukturës, sistemit të arsimit, hapësirën e medieve dhe sfera të tjera të të dyja vendeve. Propozohet po kështu të krijohen dhe struktura të përbashkëta kufitare, policore dhe të xhandarmërisë. Në Moldavi ideja për bashkimin me Rumaninë përkrahet prej 21% nga banuesit, derisa në Rumani përkrahësit e saj janë pothuajse 68% nga qytetarët.

Mjekë slloven dëshmuan lidhjen midis virusit Zika dhe mikrocefalia

Specialistë nga fakulteti mjekësor në universitetin në Ljubljanë bashkë me Institutin e mikrobiologjisë , imunologjisë dhe patologjisë dëshmuan lidhjen midis virusit Zika dhe dëmtimit të trurit të embrionit njerëzor, gjë e cila çon deri në lindjen e mikrocefalisë. Specialistët slloven kanë njoftuar , se tek ta ka ardhur në spital grua, e cila mbërrin nga Brazilia, e cila ka qenë e sëmurë nga virusi dhe njëkohësisht është me barrë. Gjatë analizave standarde po kështu është bërë e qartë se, truri i embrionit nuk zhvillohet ashtu siç duhet. Në javën e 33 nga barra truri ka qenë me përmasë 90 gramë në vend të 240 gramat standarde. Mjekët kanë marrë vendim për ndërprerjen e barrës.

Emigrantë presin rrjetin prej teli në kufirin serbo-hungarez

Numri i emigrantëve ilegal, të kapur në kufirin serbo-hungarez, po shtohet, njoftojnë mediet hungareze, kurse sipas televizionit serb RTS emigrantët gjithnjë e më shpesh e presin gardhin mbrojtës prej teli dhe u paguajnë trafikantëve ti kalojnë në Hungari. Për 10 ditët e para të muajit shkurt në Hungari janë arrestuar 522 emigrantë ilegal kurse gjatë muajit janar 553. Prandaj nëpër kufirin 175 kilometrash midis Serbisë dhe Hungarisë është i dyfishuar numri i patrullave policore dhe ushtarake dhe gjithnjë e më shpesh fluturojnë helikopterë policor.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD

Banorët e Sofjes janë skeptikë se do të ketë një ndryshim pas zgjedhjeve të radhës

Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..

botuar më 24-10-27 6.28.MD

“Voto me vështirësi” për të verbërit

Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..

botuar më 24-10-27 8.30.PD