Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi P.I.F. me një album të ri “P.I.F.5”

Foto: P.I.F.

Dimo Stojanov-vokal, Ivan Vellkov-kitarë, Juri Bozhinov-bas dhe Martin Profirov-bateri, mblidhen përpara shumë vjetëve si një pop formacion P.I.F. Gjatë kohës krijojnë disa albume, pa u kthyer kjo në një qëllim për karrierën e tyre muzikore. Gjatë vitit 2013 të katërt botuan albumin muzikor “P.I.F.4”, ku 7 vjet më përpara nuk kishin incizuar asgjë të re. Por në këtë projekt të katërt mblodhën 18 këngë. Pas “P.I.F.4”, tani del dhe “P.I.F.5”. Më shumë për të do të na tregojë frontmeni i grupit Dimo Stojanov:

Realisht për 2 vjet e bëmë këtë album, por vet procesi i krijimit të këngëve qe i shkurtër. Kërkuam  një vend të përshtatshëm për frymëzim dhe u ndalëm në një vilë në afërsi të lumit Danub, afër rezervatit Srebërna. Shpumë aty të gjithë pajisjen  e studios dhe të izoluar nga bota përreth, për dy javë e incizuam materialin. Pas kësaj, vet procesi i masterimit (të përzierjes) na harxhoi më shumë se 1 vit në një studio finlandeze, kurse bullgar qe regjisor i tij i zërit. Albumi përmban 10 këngë, por ka dhe 2 bonos trake, të cilat i bëmë pasi u kthyem nga kjo vilë këtu në kryeqytet. Këto janë të ashtuquajturat prej nesh “këngë qyteti”-njëra quhet “Korrik” dhe e lëshuam në korrik të vitit të kaluar, kurse tjetra quhet “Kjo ditë” dhe doli në fund të vitit 2015. Thash se janë të qytetit , sepse përfaqësojnë atmosferën e përditshme të tensionit dhe të dinamikës së qytetit. Dallohen nga të tjerat, të incizuara në një mjedis krejt tjetër dhe shumë më të qetë. Më 13 shkurt në një klub të kryeqytetit do të bëjmë prezantimin e albumit të ri të grupit “P.I.F.5” - vazhdon Dimo Stojanov. Do ti këndojmë që të gjitha këngët nga albumi, si dhe këngë të njohura nga albumet tona të vjetra. Albumi do të shitet në sajtin e grupit pifband.com në 3 variante-onllajn, në CD dhe si pllakë gramafoni. Pas promovimit në Sofje, kemi koncert në Londër më 25 shkurt. Gjatë muajit mars do ta prezantojmë në disa nga qytetet më të mëdha në Bullgari-Plovdiv, Varna, Burgas dhe Ruse.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Së bashku" në një duet të papritur

Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..

botuar më 24-12-02 8.10.PD

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD