Hyrja e Bullgarisë në Eurozonën , do më të thënë pranimi i euros si valutë kombetarë, është detyrim i vendit dhe i Brukselit. Kjo është shënuar në Marrëveshjen e aderimit të vendit tonë në BE. Por në këtë Marrëveshje nuk janë shënuar afate, ka vetëm detyrime, zbatimi i të cilave vetëm mund të interpretohet. Për disa prej këtyre kritereve Bullgaria punon mirë, për të tjerë vihen re lëkundje, për të treta punohet dhe pritet që në një të ardhme jo të largët të arrihen rezultatet e nevojshme. Kështu që pranimi i euros nuk është detyrë që pret zgjidhje sot apo nesër, ky është projekt strategjik me horizont prej rreth 10 vjetësh.
Kohën e fundit vihen re disa tendenca kureshtare mbi problemin me euron. Biznesi gjithnjë e më aktivisht insiston që euroja të aplikohet sa më parë. Organizata e punëdhënëseve me influencë të madhe – Dhoma Ekonomike Bullgare, para pak kohe kërkoi që pushtetet në Bullgari të miratojnë plan kombëtar për miratimin e euros, duke paralajmëruar, se në rast të kundërt vendi do të behët më pak i konkurrueshëm dhe më i varfër. Presidenti Rosen Plevneliev, i cili është me orientim të fortë properëndimor, mbështeti në mënyre delikate thirrjet këmbëngulëse të biznesit dhe përmendi 2018-ën si vit për hyrjen e vendit në Eurozonën. Shefi i Bankës Popullore Bullgare Dimitër Radev- një teknokrat i theksuar, paralajmëroi, se nuk duhet të nxitohet, por të priten rezultatet e stres testeve të bankave gjatë këtij viti. Ai nuk e vë nën dyshim të ardhmen evropiane të vendit dhe vdekjen e ardhshme të valutës kombëtare – leva. Në fakt, prej 15 vjetësh leva bullgare është me kurs të fiksuar ndaj euros dhe për këtë arsye është mjaft e qëndrueshme që është me leverdi si për ekonominë, ashtu edhe për qytetarët.
Por për të hyrë në Eurozonën nevojitet dhe ftesë nga Banka Qendrore Evropiane dhe nga të gjitha institucionet e tjera evropiane. Ndërsa ato, sikur shohin me sy skeptik ndaj Bullgarisë dhe tani për tani shohin në të vetëm probleme. Askush nuk do që t’i krijoj vetvetes probleme. I tillë është rasti edhe me Zonën Shengen, për hyrjen në të cilën Bullgaria u përgjigjet të gjitha kërkesave formale, por prej një viti nuk duan ta pranojnë. Si arsye për qëndrimin negativ theksohen korrupsioni dhe sistemi i pa reformuar i gjyqësorit. Në drejtim të ekonomisë këto probleme kanë rëndësi më të madhe dhe është e sigurt, se pa përparim serioz në rendin e drejtësisë euroja nuk do të zëvendësojë levën bullgare. Përveç kësaj nuk është e qartë çfarë mund të ndodhet me vetë euron dhe cili do të jetë një ditë qëndrimi i qytetarëve bullgarë ndaj saj, sepse entuziazmi i tyre në drejtim të valutës së përbashkët gjithnjë e më shumë po zvogëlohet.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..