Muzika rock bullgare prezantohet në mënyrë gjithnjë e më të suksesshme në Evropë dhe në kontinentet e tjera. Kitaristi Sllavço Nikollov, të cilin e njohim si muzikant nga banda e muzikës rok B.T.R interpreton edhe në “Fondacionin” – një grup, në të cilin marrin pjesë 5 muzikantë nga formacione të ndryshme bullgare. Përveç Sllavço Nikollovit, atje janë gjithashtu Doni (nga ish dueti “Doni dhe Momçill”), Kirill Mariçkov (nga banda “Shturcite”), Venko Poromanski (nga grupi “Te”), Ivan Leçev (FSB). Janë së bashku disa vjet dhe interpretojnë kënga nga repertori i secilës prej bandeve në aranzhime të reja. Ja se çfarë tha kitaristi para mikrofonit të Radio Bullgarisë në lidhje me angazhimet e ardhshme të “Fondacionit” dhe B.T.R.-së.
Turneu i parë do të jetë me “Fondacionin”. Fillon më 10 shkurt dhe përfundon në ditën e fundit të këtij muaji. Kemi parashikuar 5 koncerte në qytete të mëdha të Australisë. Do të kemi dhe një në Zelandën e Re. Mund të them se jemi formacioni i parë bullgar, i cili bën një turne të tillë në një pjesë aq të largët të botës. Organizimi nuk është i lehtë, por ne punojmë me një menaxher shumë të mirë – Orlin Mirçev. Ai merret me organizimin e turneut dhe me të gjitha koncertet tona jashtë shtetit.
Një ngjarje tjetër e lidhur me grupin “Fondacioni” është më 4 prill në sallën e parë të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Atëherë do të bëjmë një koncert të madh, bashkë me orkestrën simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Do të prezantojmë një program të ri dhe natyrisht këngët që janë në repertorin tonë deri tani. Orkestrimet janë bërë nga miku ynë Vlladimir Xhambazov, dirigjent do të jetë Grigor Palikarov. Tashmë kishim disa prova me orkestrën. Aktualisht kjo është më interesantja lidhur me “Fondacionin”. Besojmë se atmosfera në sallë do të jetë e mrekullueshme për të gjithët që do të jenë atje për të dëgjuar këngët e preferuara nga repertori i pesë bandave nga të cilat vijmë. Turneu dhe koncerti më 4 prill do të jenë etapa përfundimtare e kësaj periudhe të formacionit. Kemi ide për muzikë të re, për albume të ardhshme.
Kitaristi Sllavço Nikollov vazhdon rrëfimin e tij për turneun e ardhshëm me grupin e tij B.T.R.:
Do të bëjmë një turne shumë të madh në Evropë, fillojmë me koncert në Vjenë më 4 mars. Pastaj do të vizitojmë Nuremberg, Zyrih, Bruksel, Munik, Berlin, Amsterdam, Londër etj. Njerëzit, të cilët dëshirojnë të informohen për datat konkrete mund ta marrin këtë informacion në Facebook. Në program është përfshirë tërë repertori i B.T.R-së. Por theksi do të jetë mbi kompozimet nga albumi i ri. Kështu gjithnjë e më shumë njerëz do t’i dëgjojnë. Turneu do të vazhdojë deri më 25 mars dhe koncertet do të jenë 15.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...