Varufakis prezanton formacionin e tij të ri të majtë
Ish ministri grek i financave Janis Varufakis prezantoi në Berlin formacionin e tij të majtë, i cili do të quhet “Lëvizje për demokraci në Evropë 2025”, ose DiEM25. Në lidhje me këtë Varufakis shpalli manifestin për “demokratizimin e Evropës”. “Mjerisht aktualisht një burokraci dhe një valutë e përbashkët i ndajnë popujt, të cilët kanë filluar të bashkohen pavarësisht nga dallimet e veta gjuhësore dhe kulturore. Një koalicion i pabesë prej politikanëve dritëshkurtër, pa ide ekonomike “teknokratë” dhe “ekspert”, të cilët lënë pas dore rregullat bazë financiare, dhe në mënyrë sistematike përkulen përpara kërkesave të bankierëve dhe interesave oligarkike, duke diskredituar qytetarët e Evropës dhe duke shkaktuar shpërthime të antievropeizimit nacionalist”, thuhet në manifest. Në të janë të parashtruara etapat dhe parimet e punës të formacionit të ri evropian, që kanë për qëllim demokratizimin e Bashkimit Evropian deri në vitin 2025.
Turqia frikësohet nga një grumbullim të 600 000 refugjatëve
Turqia frikohet se, luftimet në rajonin e qytetit sirian Alepo mund të shkaktojnë në afërsi të kufirit të saj grumbullimin e refugjatëve, të cilët mund të arrijnë 600 000 veta, deklaroi zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush pas mbledhjes së qeverisë. Për shkak të sulmit drejt Alepos të ushtrisë siriane, të përkrahur nga aviacioni luftarak rus 200 000 veta qenë të detyruar të ikin, prej tyre 65 000 morën rrugën drejt Turqisë, kurse 135 000 janë të zhvendosur në Siri”,tha zëvendëskryeministri turk. Rreth 30 000 veta, kryesisht gra dhe fëmijë, tanimë janë strukur rreth pikës kufitare turke Onkupinar, e cila është e mbyllur.
Kosova dhe Maqedonia me një regjim të lehtësuar kalimi
Ministrat e punëve të jashtme të Kosovës dhe të Maqedonisë Hashim Taçi dhe Nikolla Poposki firmosën në Prishtinë një marrëveshje për zhdukjen e kufirit vetëm me kartë identiteti biometrike dhe për hapjen e një pike të re kufitare Stançiç-Bellanovce. Pas takimit Taçi vlerësoi se, qytetarët dhe biznesmenët nga të dyja vendet mike do të kenë dobi nga marrëveshjet, të cilat do të çojnë drejt një bashkëpunimi më intensiv ekonomik. Poposki nga ana e vet shprehu pritjen se marrëveshjet e reja do të ndiqen prej projekteve konkrete për bashkëpunim në ekonomi, arsim, shkencë, siguri, infrastrukturë dhe kulturë.
Një marrëveshje të koalicionit për Vojvodina dhe Serbinë
Lëvizja nacionaliste serbe Dveri dhe Partia Demokratike e Serbisë /DPS/nënshkruan një marrëveshje të koalicionit në një nivel qarku në Vojvodina. Në njoftimin e lëvizjes Dveri vihet në dukje se, Dveri dhe Partia Demokratike e Serbisë janë noviteti i vetëm në skenën politike në Vojvodina dhe të gjithë Serbisë dhe blloku Patriotik i vetmi ka leje për arritjen e rivendosjes ekonomike. Nga Partia Demokratike e krijuar nga ish kryeministri serb Voisllav Koshtunica, nga Partia Demokratike e Serbisë deklaruan se, koalicioni i ri është alternativa e vetme e autoriteteve të tanishme dhe në Vojvodina dhe në të gjithë Serbinë.
Boshnjake protestojnë kundra ndalimit të mbajnë hixhab në institucionet e drejtësisë
Rreth 2000 veta, pjesa më e madhe gra me hixhab, demonstruan në Sarajevë kundra ndalimit përpara pak kohe të mbahet shami myslimane në institucionet e drejtësisë në vende, popullsia e të cilave është kryesisht myslimane. “Ndalimi të mbahet hixhab në institucionet e drejtësisë është një sulm serioz kundra nderit, personalitetit dhe identitetit të myslimanëve, dhunë e cila për qëllim ti privojë nga e drejta e tyre për punë”, deklaroi përpara shumicës Samira Zuniç Veljagiç, organizatore e demonstratës. Masa e cila ndalon simbolet fetare në institucionet e drejtësisë është e lidhur me magjistratët dhe nëpunëset.
Serbët në Kroaci krijojnë një parti të re politike
Zëvendëskryetari i bashkisë i qytetit kroat Vukovar Sërxhan Millakoviç shpalli krijimin e ardhshëm të një partie të re politike serbe, e cila të mbrojë interesat e serbëve në Kroaci. Millakoviç tha se, në Zagreb janë takuar disa përfaqësues të funksioneve kryerëse nga radhët e pakicës kombëtare serbe, të pakënaqur nga veprimtaria e partisë Vetjake demokratike serbe për mbrojtje të interesave të serbëve në Kroaci. Në takim është shprehur njëzëri synimi për krijimin mundësisht sa më të ngutshëm të një platforme të re politike, e cila të jetë bazë për një mbrojtje më të mirë të të drejtave dhe të interesave të serbëve në Kroaci.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaPak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..