Nëse ndonjë i huaj do të shtrojë pyetjen cilat prej personaliteteve me famë botërore janë bullgarë, me siguri emri i parë që do të përmendim është ai i yllit të futbollit Hristo Stoiçkov. Njerëzit me ndjenje më intelektuale do të kujtojnë Kriston, me gjithë se pak njerëz jashtë shtetit dinë, se Kristo Javashev është bullgar. Pas një viti kjo “bisedë” mund të tingëllojë në mënyre tjetër, sepse shanset që Kryetari i ardhshëm i Përgjithshëm i OKB, të jetë nga Bullgaria, nuk janë të vogla.
Bullgaria ende nuk e ka shpallur nominimin e saj për postin më të lartë në OKB, me gjithë se ka pikërisht dy kandidatura të përshtatshme. Drejtorja e Përgjithshme e UNESKO-s - Irina Bokova, prej kohe e ka shpallur dëshirën e vetë të hyjë në garën për këtë post, duke pasur parasysh, se qeveria e Pllamen Oresharskit në orët e fundit të ekzistencës së saj e ngriti zyrtarisht kandidaturën e saj. Qeveria e tanishme ende është në heshtje dhe nuk konfirmon nominimin. Diçka më tepër – kohën e fundit përmendej shumë emri i Komisionares evropiane Kristalina Georgieva si një kandidat potencial, por ajo deklaroi, se do të vazhdojë të zbatojë angazhimet e veta në KE, që interpretohet si refuzim nga gara për këtë post. Debatet rreth emrit të nominimit bullgar përhapet gjatë muajve të fundit në rrjetet sociale, por me afrimin e afatit të fundit gjatë marsit, tema u ndërmor edhe nga mediat tradicionale në Bullgari. Në fund të javës së kaluar Kryeministri Bojko Borisov iu përgjigj gazetarëve, se qeveria do të respektojë afatin për nominimin deri në fund të marsit. Kryetari i Partisë ABV Georgi Përvanov kërcënoi se do të tërheqë mbështetjen e tij për kabinetin, në qoftë se nuk do të propozohet Irina Bokova.
Ndoshta disa do të thoshin, se Drejtori i Përgjithshëm i UNESKO-s është kandidatura më e mirë për trashëgimtarin e Ban Ki-moon. Rregullat e pashkruara të Organizatës Botërore parashikojnë që Sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm të jetë nga Evropa Lindore dhe mundësit të jetë grua. Znj. Bokova plotëson të dy kushtet. Problemi është në këtë, se emri Bokova e ndan shoqërinë bullgare. Ajo vjen nga një familje e njohur e nomenklaturës komuniste dhe para ndryshimeve në vendin tonë ka gëzuar privilegjit për arsimimin dhe rritjen e saj profesionale, privilegji të cilat për njerëzit e zakonshëm ishin të pamundur. Ndryshimet politike në vitin 1989 nuk ndikuan mbi karrierën e saj diplomatike, ndërsa kritikët e 63-vjeçares Bokova e akuzojnë, se nuk ka dënuar regjimin komunist në Bullgari.
Pavarësisht cila do të jetë kandidatura për Sekretarin e ri të Përgjithshëm të OKB ndarja tipike për bullgarët është fakt. Një barcaletë e njohur me autoironin tipike për bullgarët e përshkruan mentalitetin tonë kështu: “Kazani i bullgarëve në ferr nuk ka nevojë prej rojës – në qoftë se dikush tenton të dalë, ata vetë e tërheqin poshtë në kazan”. Historia bullgare njeh shumë dështime jo vetëm në fushën e betejës, të cilat janë rezultat i mosmarrëveshjeve dhe ndarjeve. Me gjithë se në godinën e parlamentit me germa të arta figuron mbishkrimi “ Bashkimi e bën forcën”. Tani Bullgaria e vogël, e cila prej kohe vuan në mënyrë të fshehtë nga mungesa e vëmendjes dhe ndikimit, ka shansin që të dalë në skenën politike botërore. Zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB a mund të bëhet kauzë e cila të na bashkojë? A jemi të aftë për kompromise në emër të qëllimit të madh? Ose do të vazhdojmë të jetojmë nën moton, qe të shpëtohemi një nga një.
Përgatiti në shqip: Sofia PopovaGreqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..