Më 8 shkurt Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Memli Krasniqi bëri një vizitë zyrtare në Bullgari. Pas takimit me Ministren e Bujqësisë dhe Ushqimeve të Bullgarisë, Desislava Taneva u bë e ditur se Bullgaria dhe Kosova së shpejti do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, përmes së cilës do të thellohet shkëmbimi i përvojave në politikat bujqësore.
Ministrja Taneva shprehu gatishmëri për fuqizim të bashkëpunimit dhe për rritjen e volumit tregtar mes dy vendeve. Ajo prezantoi zhvillimet që Bullgaria ka pasur në bujqësi me theks mbi prodhimin dhe eksportin e verës. Ministrja Taneva deklaroi që këto përvoja t’i ofrohen Kosovës, veçanërisht në procesin e integrimit evropian.
Gjatë takimit me kryetarin e Odës së Tregtisë dhe Industrisë Cvetan Simeonov, Ministri Krasniqi ka kërkuar nga komuniteti i biznesit në Bullgari që të bashkëpunojë më shumë me agrobizneset nga Kosova. Në lidhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ai theksoi nevojën nga rritja e shkëmbimeve tregtare me Bullgarinë. Nga ana e tij z. Simeonov vuri në dukje se deri tani ka pasur bashkëpunim të mirë më Oden Ekonomike të Kosovës duke shprehur gatishmëri për t’i ndihmuar agrobizneset e Kosovës në forma të ndryshme të bashkëpunimit me bizneset e Bullgarisë.
Në një intervistë për Radio Bullgarinë, Ministri Krasniqi theksoi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Bullgarisë në sferën e bujqësisë dhe ekonomisë.
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të konsumit) gjatë katër viteve të fundit (nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani) është saktësisht..
Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..
Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, "Eurozona është në pragun tonë". Këtë koment ai e bëri në fillim të mbledhjes së..