Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ditë nga jeta e ... një njeriu me shumë fytyra

БНР Новини
Foto: Luiza Lazarova

Radomir Mirçev është një njeri i zakonshëm në shikim të parë, që ka mbaruar juridikun, por i cili çdo ditë hyn në role të ndryshme. Ai është i njohur ndër miqtë e tij si “shtazë e shkretë”- një nofkë, të cilën ai e ka vënë vetes, pasi ka mbetur i mahnitur nga një libër i Terry Pratchetit. Nofka kishte sukses kaq të madh, se pjesë prej të njerëzve rreth tij, bile nuk e dinë emrin e tij të vërtetë. Në qoftë se ndonjë herë mendoni, se dita është tepër e shkurtët që të mbaroni të gjitha detyrat që keni, Radomiri mund t’ju përgënjeshtroi menjëherë. Përveç se merret me redaktimin e letërsisë juridike në shtëpinë e botimit, ku punon, ai ka kohe edhe për hobitë e veta. I pëlqen shumë të luftojë me qenie mistike në lojërat e dashur për të LARP që do të thotë live actions role ose lojë live, merret me krijimin e lojërave kompjuterike, njëra prej tyre tashmë është në treg, merr pjesë në krijimin e lojërave online. Çfarë e shtyn Radomirin të vishet në parzmoren e kalorësve dhe të luftojë me miqtë e tij:

Secili  mund të gjejë  rolin e vet në këtë botë, duhet të  përshtatet ndaj tij dhe të vizitojë vendin e ngjarjes, që zgajt maksimum 3 ditë. Aty zbavitesh dhe pas kësaj kthehesh i lodhur, i kënaqur nga një aventure me beteja me armë, që nuk janë të vërteta, por parzmoret janë të vërteta. Kur loja është në kontekstin fantazy, unë zakonisht luaj elf, qëlloj me hark ose luftoj me shtizë.

СнимкаMe gjithë se duket zbavitës krijimi i lojërave kompjuterike nuk është punë e lehtë. Koha kalon shumë shpejtë dhe të kontrollosh një ekip piktorësh është gjë e vështirë. Më shumë për idenë rrëfen Radomiri:

Filluam punën mbi një lojë të re kozmike. Ekzistojnë disa qytetërime kozmike, të cilat janë në luftë njëri me tjetrin dhe kur njerëzit dalin në kozmos dhe takojnë përfaqësues të qytetërimeve të tjera bëhet e qartë se nuk ka si të merren vesh me ta. Loja quhet “Vend nën diell”, sepse të gjithë ne në fakt luftojmë pikërisht për këtë .

Jeta e Radomirit, me gjithë se është plotë me angazhime të ndryshme, ishte relativisht e qetë, deri në momentin kur ai Снимкаmbeti i arrestuar për shkak të pjesëmarrjes së tij në një miting antiqeveritar, kur ka hedhur disa domate kundër godinës së parlamentit në vitin 2013.  Disa fotografë të mediave të ndryshme kanë arritur të fotografojnë të riun të kapur me pranga dhe kështu filluan peripecitë. E liruan pa problem nga arresti,  sepse u konsiderua qe ai ka mbrojtur qëndrimin e vetë. Radomiri po thuajse e kishte lënë në haresë këtë incident dhe vazhdoi përpara, kur pa pritur një ditë të afërm të tij e kanë pyetur – pse ka grabitur një bankë, pse ka rrahur një grua të moshuar e kështu me radhë. I befasuar nga pyetjet Radomiri kuptoi, se fotografia e tij nga arresti ishte publikuar nëpër kopertinat e mediave të ndryshme dhe ilustronte krime më të ndryshme – nga më absurdet deri më seriozet. Fotografia tregon një burrë nga shpinë, flokët tij të gjatë bionde dhe tatuazhi  i tij zbulojnë identitetin e të riut. Mediat e shpallin kriminel, ndërsa të afërme të tij i dërgojnë publikime të ndryshme. Mamaja e Radomirit jeton jashtë shtetit dhe ai është i mirënjohur, se arriti ta lajmërojë me kohë për situatën, para se të trembet nga faktet e publikuara. Radomiri komenton si kjo situatë ka ndikuar mbi jetën e tij.

Deri më sot njerëz të ndryshëm vazhdojnë të më dërgojnë artikuj, me gjithë se fotografia në to është para 3 vjetësh. Do më thënë ndonjë redaktori i pëlqen shumë kjo fotografi në të cilën një i ri i kapur me pranga ilustron shumë vepra kriminele. Unë i kam publikuar këta artikuj në profilet e mia në rrjetet sociale që të bëhet e qartë, se këto gjëra nuk janë të vërteta. Në fakt kjo është një njollë mbi reputacionin tim. E pranoj nga ana humoristike, mund të ngre një padi në gjykatë kundër mediave, që kanë përdorur fotografinë time. Por ne kemi një sistem gjyqësor konservator dhe të plogët para të cilit vështirë do të vërtetoj interesin tim.

Fotografia deri më sot përdoret, bile edhe pas pjesëmarrjes së të riut në disa transmetime televizive, ku e ka bërë publik problemin. Radomiri ka vendosur qe tani për tani nuk do të ndërmerr masa më serioze. Prandaj, a është jeta juaj plotë me punë dhe hobi ose është e qetë, gjithmonë mund të gjendet diçka e papritur që ta kthejë në 180 gradë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda janë destinacionet e preferuara për emigracion nga bullgarët

8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..

botuar më 24-10-22 4.11.MD
Marcelo Tarapov

Kundëradmirali Marcelo Tarapov: Bullgaria dhe Argjentina po zhvillojnë një aktivitet të frytshëm të përbashkët në Antarktidë

Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..

botuar më 24-10-22 7.30.PD

Bullgaria bëri ekzaminime parandaluese për bullgarët në fshatin shqiptar Pustec

Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..

botuar më 24-10-21 3.48.MD