Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar në Londër i ndihmon fëmijët nga qyteti i tij i lindjes për të bërë sport

Foto: arkiv personal

Një bullgar në Londër i ndihmon fëmijët nga qyteti i tij i lindjes për të bërë sport. Ai ëndërron për ta parë fytyrën e vet në një revistë prestigjioze të modës dhe ndonjë ditë të bëhet dizajner, i cili dikton rregullat në veshje. Dhe derisa ecën në rrugën e vështirë drejt suksesit, ai nuk harron ku e ka filluar rrugën e tij.

Para pesë vitesh Todor Tumbalev lëri qytetin e vogël dhe u nis për në Londër, që ta provojë fatin e vet. Ka punuar gjëra më të ndryshme – ka ndërtuar shtëpi, i ka ndihmuar njerëzit e tjerë në situatën e tij për të gjetur punë, ka kërkuar studentë për universitetet, ka qenë kamerier etj. Mirëpo, pavarësisht se çfarë punë ka praktikuar, ai nuk e ka braktisur ëndrrën e vet për të krijuar një markë të vet, me të cilën të pushtojë botën. Kështu, krahas  studimeve të tij të biznesit në një universitet irlandez me seli në Londër, ai tashmë i bën hapat e parë në këtë drejtim.

Kjo, me të cilën desha të merrem, është moda dhe më konkretisht modelimi dhe fashion design-i, thotë Todor Tumbalev. Kam në plan pasi e mbaroj arsimin tim të startoj biznes të vet në këtë sferë. Ideja ime është që të kem një markë timen, e cila të pasqyrojë stilin tim dhe pikëpamjen time për modën. Tashmë kam portofolio, fotografi dhe disa gjëra, të krijuara sipas dizajnit tim. Mirëpo, ende jam në fillim dhe mendoj se do të arrij t’i realizoj qëllimet e mia gjatë disa viteve në vijim – hap pas hapi.

Megjithëse ëndrrat e tij janë lidhur në ndonjë mënyrë me kryeqytetin anglez, Todor Tumbalev nuk e harron edhe qytetin e tij të lindjes Stambolijski. Atje ka kaluar fëmijëria e tij, atje është formuar karakteri i tij – edhe sot ai është plot mirënjohje dhe ndjenja se ka ardhur koha për ta kthyer gjestin.

Qyteti ishte një vend shumë i bukur nga pikëpamja e sportit. Ai u ofronte të rinjve shumë mundësi për t’u marrë me sport, na tregon ai. Unë dhe të gjithë miqtë e mi jemi marrë me sport dhe kjo i ka krijuar personalitetet tona dhe na ka ndihmuar në realizimin tonë të ardhshëm në jetë. Në fakt shumë prej tyre vazhdojnë të merren me sport aktiv edhe sot e kësaj dite.

Kështu fëmija i dikurshëm, i cili ka luajtur me topin e basketbollit në oborr dhe ka luajtur futboll, vendos për t’i ndihmuar fëmijët në qytetin e tij të lindjes në veprimtarinë e tyre sportive.

Ideja lindi në mënyrë spontane dhe një plus i madh në realizimin e saj është fakti se në Stambolijski ka një kryetar të ri të bashkisë, i cili do që ta zhvillojë sportin, thotë gjithashtu Todor Tumbalev. Dhe kur kjo iniciativë aplikohet në praktikë, ajo do të gjejë jehonë edhe në administrimin e qytetit. Iniciativa është shumë e thjeshtë – njerëzit, të cilët jemi jashtë vendit, brenda datës 1 – 20 të çdo muaji do të dhurojmë minimum pesë paund, pesë euro, ose pesë dollarë në varësi se ku jetojmë. Kështu në ditën 20 të çdo muaji do të shpallim se çfarë shume kemi grumbulluar dhe ajo do të përdoret për blerjen e disa artikujve konkretë – topa, ekipe etj. për të gjitha gjashtë klubet sportive. Përveç kësaj do të mirëmbajmë lidhje me personin e ngarkuar për zhvillimin e rinisë dhe sportit në qytet.

Këtë ide Todor Tumbalev e publikoi në Facebook – në një grup special ai ka shpallur llogarinë bankare në valutë, kurse së shpejti do të ketë llogari të tillë edhe në leva. Megjithëse zyrtarisht iniciativa fillon nga muaji shkurt, tashmë kanë ardhur dhuratat e para, përfshi këtu dhe një dhuratë prej 100 paundësh.  Kanë shfaqur interes shumë njerëz edhe nga Bullgaria.

Sporti për mua do të thotë shumë – ai është shëndet, por edhe më shumë, na shpjegoi motivet e veta Todor Tumbalev. Sporti më mësoi për të qenë më i disiplinuar dhe i organizuar dhe të respektojë njerëzit, të jem më i bindur dhe të gjithë këta faktorë më ndihmojnë të jetoj në një mënyrë të denjë. Aktualisht mjedisi në Bullgari është i tillë se njerëzit formohen në një mënyrë jo kaq të mirë nga pikëpamja e vlerave morale dhe madje mund të thuhet se në qytetet e vogla situata është shumë e keqe. Prandaj për mua është me rëndësi për të bërë diçka të mirë në këtë drejtim. Në qoftë se njerëzit nuk mund të jetojnë më mirë, ata të paktën mund të kenë atë, që unë e kam pasur, kur kam qenë fëmijë dhe jam rritur. Për mua sporti është njëkohësisht  arsim dhe edukim.

Todor Tumbalev ndihet i lumtur në Londër. Ai thotë se edhe ai, si njerëzit e tjerë nuk mund ta parashikojë të ardhmen e vet, por pavarësisht me se merret, veprimtaria e tij do të jetë lidhur në ndonjë mënyrë me Bullgarinë. Dhe ai tashmë  vepron në këtë drejtim.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD