Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore – platformë prijëse për paqen

БНР Новини
Foto: mfa.bg

Procesi i  Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është formati prijës i bashkëpunimit në regjion, faktor  për sigurinë dhe stabilitetin,  si dhe me prioritet  në drejtim të integrimit evropian dhe euroatlantik të Ballkanit Perëndimor. Fillimi i iniciativës ishte vënë në kohën e Takimit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të EJL në Sofje në korrik të vitit 1996. Bullgaria për herë të tretë kryeson procesin, tani i ka orientuar përpjekjet e saj ndaj tre sferave prioritete të bashkëpunimit -  energjetika, lidhjet e transportit dhe infrastrukturës, liria e mediave, liria e fjalës, migracioni dhe zgjidhja  e problemeve me fluksin e migracionit.

Në kuadrin e kryesisë bullgare të Procesit të Bashkëpunimit në EJL u mbajt  Takimi i dytë joformal i ministrave të jashtëm të vendeve të përfshirë në proces. Pjesëmarrësit miratuan deklaratë të përbashkët për kapërcimin e sfidave që rrjedhin nga kriza me migracionin. Në kohën e konferencës për shtypin me pjesëmarrjen e së ashtuquajturës  -Treshja e kryetarëve të Procesit të Bashkëpunimit, Ministri i Jashtëm i Bullgarisë Daniell Mitov deklaroi, se problemi me migracionin prek të gjitha vendet dhe asnjeri prej tyre nuk mund ta zgjidh vetë:

BE duhet të mendojë për veten si një aleancë,  nuk duhet  vendet e  veçanta të përpiqen të marrin vendime veçm dhe t’i zgjidhin në përputhje me interesat e veçanta kombëtare, por zgjidhjet duhet të përputhen me interesat e aleancës.

Një theks i veçantë në deklaratën e miratuar, e cila do të paraqitet në takimin e ardhshëm joformal të Ministrave të Jashtëm në Amsterdam, është kontrolli i rreptë i kufijve të jashtëm të BE, shtoi Ministri Mitov.

Diferencimi midis refugjatëve dhe migrantëve ekonomikë duhet të jetë i qartë dhe me shtetet nga vijnë migrantët ilegalë duhet të kemi dialog, kështu që të mund të riatdhesohen njerëzit që kanë mbërritur në mënyrë ilegale në BE. Kjo prek partnerët tanë që marrin pjesë në Procesin e Bashkëpunimit në EJL, sepse ky problem është i përbashkët për të gjithë ne.

Takimi në Sofje mblodhi shtatë ministra të jashtëm, si dhe zëv/ministra të jashtëm të vendeve të përfshirë në Procesin e Bashkëpunimit në EJL, sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Regjional Goran Svillanoviç, përfaqësues të KE.

Ishte theksuar rëndësia e procesit të  filluar të integrimeve dhe reformave në shtetet-kandidate për anëtarësim në BE, saktësoi  Daniell Mitovi  për debatet e zhvilluara. Ato fituan përkrahjen unanime  për reformat dhe përpjekjet që bëjnë në rrugën e adaptimit për anëtarësim në BE. Ndërlidhjet në rajon gjithashtu ishin  një prej temave të mëdha – lidhjet e transportit,  të  infrastrukturës , por edhe në fushën e energjetikes.  Nga ana e KE ishte theksuar progresi i arritur në këtë drejtim, por edhe puna që ka mbetur. Njeri prej probleme të mëdha është pikërisht  ndërlidhja e dobët  e sistemeve infrastrukturore dhe energjetike që na bën aktualisht një rajon më pak atraktiv për investime dhe vë pengesa para lidhjeve midis njerëzve dhe biznesit.  KE mbështet politikisht dhe  me financa  këtë proces dhe ne jemi të vendosur ta mbështetin këtë prioritet.

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë ,  e cila ishte kryetari i mëparshëm në bazë të rotacionit të PBEJL, Ditmir Bushati gjithashtu nënvizoi nevojën e veprimeve të përbashkëta dhe  të solidaritetit në luftën kundër pasojave të krizës së migracionit. Ai theksoi nevojën e përpjekjeve të përbashkëta për luftë kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.

Lufta kundër ekstremizmit kërkon forcimin e shoqërive tona dhe shndërrimin  e tyre në më të drejta dhe më cilësore. Patëm mundësi të diskutojmë procesin e zgjerimit evropian, me gjithë ai tani kalon në plan të dytë për shkak të nevojës të përqendrojmë përpjekjet tona mbi forcimin e kufijve, rimëkëmbjen e zonës Shengen dhe masat, lidhur me krizën e refugjatëve.

Zëv/ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë Zhelko Kupreshak, vendi i të cilit do të marrë kryesinë e procesit pas Bullgarisë, theksoi prioritetet e kryesisë kroate:

Solidariteti është me rëndësi të jashtëzakonshme, pjesa më e madhe e takimit të tanishëm kaloi në bisedime si me solidaritet të zgjidhim problemin me imigrantët ilegalë. Në drejtim të lidhjeve kemi parasysh jo vetëm ato ekonomike dhe të transportit, por edhe lidhjet sociale dhe shoqërore, komunikimi midis popujve të ndryshëm. Një prioritet për ne do të jetë dhe energjetika, e cila duhet të zhvillohet që  rajoni ynë të mund të kthehet në faktor të rëndësishëm për zhvillimin e gjithanshëm të të gjitha shteteve.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD