Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Profesori Boris Gondov preferon temat e përjetshme për artin

БНР Новини

Një ekspozitë me skulptura dhe vizatime rregulloi në galerinë e kryeqytetit “Njuans” skulptori i njohur bullgar, profesor Boris Gondov. Veprat e tij mund të shihen aty deri më 13 shkurt. Në ekspozitë prezantohen vepra jashtëzakonisht interesante dhe me ndikim të madh, të cilat rikrijojnë tema të përjetshme për artin. Tema e parë ka të bëjë me jetën e njeriut, të thyer përmes prizmit të jetës së Jisu Krishtit: Vuajtjet, Golgota, Ngjallja.

Снимка

СнимкаAtë, që na rrethon përbën jeta e njeriut që nga Krijimi i Botës e deri në ditët tona –
rrëfen në një intervistë për Radio Bullgarinë profesori Boris Gondov. – Ato janë probleme, të cilat edhe në të ardhmen do të qëndrojnë para njerëzimit. Më preokupojnë gjëra të llojllojshme. Nuk jam i mendimit, se arti duhet të humbë përmbajtjen sociale. Mendoj, se një nga misionet e tij është pikërisht i tillë. Prandaj unë përpiqen, që në mënyrë të vetë të prezantoj të gjitha problemet, të cilët i preokupojnë njeriu i zakonshëm, pra të gjithë ne. Kjo temë nuk është e huaj për mua. Ajo jep mundësi, për një ndikim më të madh. Ajo mund të pasurojë piktorin, mjetet e tij shprehëse, mundësit e tij prej skulptori. Kjo është një temë e pasur dhe e përjetshme. Njeriu nuk mund të qëndrojë anas jetës sociale, sepse ajo është pjesë e jetës sonë. Edhe ne jemi pjesë prej saj dhe përjetojmë të gjitha problemet e saj. Jam i bindur, se piktori nuk mund të qëndrojë larg tyre. Preferoj ato skulptura, të cilat kanë ndikim jo vetëm emocional por përmbajnë edhe pjesë e jetës sociale. Pikërisht kjo më preokupon më tepër si piktor.

Skulpturat e profesorit Boris Gondov mishërojnë shumë emocione. Në veprën “Dita e Shtatë” ai rikrijoi piktorin e madh bullgar Vlladimir Dimitrov – Mjeshtri, një krijues, i cili në veprat e tij prezanton bukurinë dhe pjellorinë e tokës, pra vlerat e përjetshme njerëzore.

Снимка

СнимкаTema tjetër kryesore në ekspozitë gjithashtu është e përjetshme. Ajo ka të bëjë me bukurinë e grave – “frytet e vërteta të natyrës”. Vitet e fundit Boris Gondov preferon të punojë me drurin – një material më të lirë. Doli, që ai jep mundësi për shprehje më të mirë dhe më të plotë të temave dhe subjekteve. Druri është i mrekullueshëm, mjafton, që njeriu të vlerësojë cilësitë e tij – thekson skulptori. 

Me emrin e profesorit Boris Gondov lidhen dhe shumë projekte të rëndësishme për kulturën dhe historinë e vendit. Lidhur me këtë ai kujton:

Ato ishin prokurime të rëndësishme dhe të mëdha shoqërore. Për realizimin e tyre janë të domosdoshme shumë dituri, ambicie, dhe para se gjithash dëshirë. Mendoj, se vepra më e rëndësishme, të cilën e realizova ishte monumenti i mbretit Samuill në kompozimin “Kështjella e mbretit Samuill” në qytetin Petriç.

Skulptori ka krijuar monumente të shumë personaliteteve të njohura si për shembull i mbretit Boris I – pagëzor të popullit bullgar në fenë e krishtere në Pliska; në qytetin Tërnovo të klerikut, letrar dhe shenjtor Evtimij, Patrik të Bullgarisë; të arkitektit dhe ndërtues të famshëm Koljo Fiçeto në Drjanovo; të Vlladimir Dimitrov – Mjeshtrit në qytetin Kjustendill. Për të gjitha ato vepra të famshme skulptori rrëfen: Për mua ishte interesante të rikrijoj figurat e tyre, kështu që monumentet të bëhen të rëndësishme dhe me vlerë. Kur punova, ky ishte qëllimi im i vetëm.

Vepra të profesorit Boris Gondov ka në koleksionet e Galerisë Kombëtare të Arteve Figurative, Galerisë së Arteve Figurative të Sofjes dhe në shumë galeri të tjera të mbarë vendit. Në Parkun e Paqes në Nagasaki të Japonisë qëndron kompozicioni i tij monumental “Zogj”. Vepra të tij ka në koleksionin e Fondacionit “Art Dialog” në Paris, në koleksionin e madh të biznesmenit Hugo Vuten në Belgjikë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Një film me pjesëmarrjen bullgare është ndër të nominuarit për Oscar

"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..

botuar më 25-01-24 8.49.PD

"Mos i mbyll sytë" fiton çmime dhe popullaritet në festivalet ndërkombëtare të filmit

Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..

botuar më 25-01-23 1.28.MD

Bullgaria, “Mustaqet e Dalí” dhe Picasso

Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..

botuar më 25-01-22 7.30.PD