Vizita pune e presidentit Rosen Plevneliev në fund të javës në Itali u përqendrua mbi shkëmbimin e pozitave mbi çështje të ngutshme lidhura me krizën me emigrantët, Hapësirën e Shengenit, terrorizmin. Të gjitha ato tema kanë të bëjnë jo vetëm me marrëdhëniet dypalëshe. Iu bë pasqyrë lidhjeve tregtar ekonomike midis Bullgarisë dhe Italisë.
Shkaku formal për vizitën ishte pjesëmarrja e kreut të shtetit bullgar në forumin ndërkombëtar me temë “Sfidat e radikalizimit dhe ekstremizmit në dialogun paqësor ndërfetar – cilët hapa janë efektivë”, organizuar nga Qendra “Nizami Ganxhavi” dhe nga Shoqata Italiane e Dialogut Global. Zoti Plevneliev ishte ndër oratorët kryesorë. “Toleranca është forca jonë e vërtetë para sfidave të radikalizimit dhe ekstremizmit”, theksoi kreu i shtetit. Ai shtoi, se Evropa e bashkuar është një hapësirë e solidaritetit me emigrantët, të cilët kërkojnë mbrojtje. Mirëpo, krahas kësaj ajo është edhe një hapësirë, në të cilën ka rregulla të qarta dhe vlera të përbashkëta.
Kriza me emigrantët ishte tema kryesore në takimin e presidentit Plevneliev me presidentin italian Serxho Matarella. I përbashkët ishte qëndrimi, se BE-ja duhet të ketë një pozitë të përbashkët për integrimin dhe riatdhesim e refugjatëve. Presidenti bullgar theksoi, se në situatën e krijuar, patjetër do të ndërmerren hapa për riatdhesimin e emigrantëve ekonomikë. Zoti Martella shtoi, se është e domosdoshme që BE-ja të investojë në kontrollimin e kufijve të jashtme, dhe jo shtete të veçanta anëtare të mbyllin kufijtë e tyre. Presidenti italian theksoi, se shkëmbimi i informacionit lidhur me terrorizmin nuk është në nivelin e domosdoshëm. Në se ekzistonte koordinim më të mirë, sipas tij, do të ishte e mundshme të parandalohen disa atentate terroriste në Kontinentin e Vjetër.
Përsa iu përket marrëdhënieve dypalëshe, zotërinjtë Plevneliev dhe Matarella theksuan, se Italia është ndër dhjetë investitorët më të mëdhenj në Bullgari. Për periudhën nga viti 1996 deri në vitin 2014 ato investime arritën 1.5 miliard euro. Presidenti bullgar shtoi, se shkëmbimi tregtar midis Bullgarisë dhe Italisë po rritet pa u ndërprerë dhe arriti 4.2 miliard euro. Kjo e radhit Italinë në vendin e dytë ndër shtetet anëtare të BE-së partnerë tregtarë të Bullgarisë, pas Gjermanisë.
Dhe në fund një fakt tregues. Gazeta “Korriere della sera”, botoi një intervistë me presidentin Plevneliev. Kreu i shtetit bullgar mbrojti Marrëveshjen e Shengenit duke thënë: “Shengeni është ëndrra e çdo evropiani – të udhëtojë në mbarë Evropën pa pasaportë”, megjithëqë disa shtete anëtare insistojnë, që marrëveshja të ngrihet. Sipas zotit Plevneliev, Hapësira e Shengenit është një nga arritjet më të mëdha të BE-së.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..